Engjëll Fino: Në Lazarat mundëm të sillnim në shkolla vajzat dhe tu hiqnim ferexhetë

766
Sigal

DOSIER/ Flet ish- mësuesi, gazetari dhe shkrimtari Engjëll Fino:  Dhoma e LAVDISË muzeale në Lazarat u bë shembull në gjithë rrethin e Gjirokastrës

 Mësues, gazetar, shkrimtar. Jeta e tij ka shumë ngjarje të bukura. I apasionuar pambarimisht me gazetarinë, ai ka lenë gjurmë në RTSH, për zonën e jugut. Kur flet me ‘të befasohesh nga kujtesa e saktë. Flet rrjedhshëm dhe i përmend emrat e shokëve, bashkëbiseduesve, të intervistuarve sikur ngjarja të ketë ndodhur sot. Mashkullora dhe Lazarati, për të mbeten dy emrat më të dashur pas Gjirokastrës. Në këto dy fshatra me histori, ai ka lidhur pjesën më të bukur të jetës. Në bisedë ai citon se “Në Lazarat më caktuan me tre detyra. E para ishte detyra ime si mësues. Së dyti përgjegjës i vatrës së Kulturës dhe së treti do të isha Sekretar i Organizatës  Bazë të partisë së fshatit, kur dihet si ishte gjendja në Lazarat”. Kujtimet e tij janë të panumërta, pasi në vitin 1969, ai u emërua telekronist i RTSH-së, për Gjirokastrën, Përmetin, Sarandën. Vizita e Enver Hoxhës në vitin 1978 në Gjirokastër ka shumë mbresa në popull. Ishte koha kur reputacioni i Enver Hoxhës ishte në zenit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf