Eglantina Bifsha Bajrami/ Nderim e mirënjohje heronjve dhe dëshmorëve të Çetës së Bregut 

1098
Sigal

Dëshmorët e Vunoit i kanë rrënjët tek trimi i pashoq, komandanti i çetës së Bregut, Zaho Koka

-Heronjtë e Vunoit, Odhise Kasneci,  Jorgo Koleka, Pano Koleka, Spiro Koleka, Thanas Beni, Haraq Ciruna, Petro Koleka, Seo Andoni, Gogo Nushi, Kozma Nushi, Spiro Koleka etj..

 Po shfletoj një bllok shënimesh me kujtime nga lufta, të ish veteranit Nako Gjika. Natyrshëm më shkon nëpër mend gjithë ajo plejadë veteranësh të luftës që po largohen nga kjo jetë ashtu qetë, qetë e pa zhurmë, pa kërkuar lavdërime për luftën e sakrificat e tyre e pa shqetësuar njeri. Barba Nakua që fare i ri u hodh në radhët e çetës së Bregut. Kujtimet e tij janë si një testament qëndrese, pasqyron luftën popullore, flet për shpirtin heroik të dëshmorëve të krahinës së Himarës, në lufte kundër okupatorëve të ndryshëm. Mendoj se është një e drejtë dhe një obligim individual për secilin që të trokasë në “derën” e kujtimeve, për atë çka bëmë dhe ku ishim, të trokasë atje ku ravijëzohet portreti individual, familjar, grupor dhe krahinor. Dëshmorët e Vunoit ishin shumë, por le të shohim pak se ku i ka rrënjët trimi i pashoq, komandanti i çetës së Bregut, Zaho Koka. Ai rridhte nga një fis i nderuar, fisi i Kokajve, që jetonte në mëhallën e Thopajve, së bashku me fise të tjera. Njerëz të etur për punë, s’e kishin frikë sëpatën e pyllit, varenë, sqeparin, pincën etj.. Andon Koka, babai i Zaho Kokës, punonte pa lodhje si argat, punonte tokën. Jetën e kishte të rëndë e të vështirë, si shumë bashkëfshatarë të tij. Më 14 korrik 1920, në kohën e Luftës së Vlorës, lindi djali i tretë i tij, Zahua. Z. Koka, i prirë nga shembulli i të atit, që në vogëli i vuri gjoksin punës.

 Takimi me Kozma Nushin

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf