E kam një pyetje që Uran Butka s’i jep dot përgjigje

1150
Sigal

Përse fisi i Sali Butkës e ndryshoi mbiemrin nga “Zaimi” në “Aliçka”, apo e kishin lexuar nëpër libra, për historinë e Frashërit? Kam dhe pyetje të tjera Zotëri, që ju nuk u jepni dot përgjigje, por, si avantazh, po të bëj një pyetje që të parapërgatitesh:

A keni pasur ju ndonjë pronë, shesh, arë, bahçe apo lëmë brenda fshatit, ku të paktën ju të shinit grurin me kuaj?

Sigurisht që nuk keni pasur asgjë; edhe në librin e famshëm: “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”, (që vetë titulli është marrëzi totale), ju vetë e përmendni se mblidheshit tek “Lëmi i Tefikut”, por Tefiku nuk ishte i afërmi yt, or zotëri, por i imi, i juaji nuk ishte as Zeneli, as Beluli, as Pasho dhe as Ibrahimi, që kontrollonin malet nga Çamëra deri në Dangëlli e Kolonjë. Ata janë tanët para se të jenë tuajt; me ju ishin mjaft të largët, ndaj emri i tyre nuk del në asnjë rast bashkë me emrat tuaj. Megjithatë, për efekt analize po ta falim edhe Ibrahimin, por çfarë mund të na thuash për Zenelin, kapedanin e maleve nga Dangëllia, Kolonja e deri në Çamëri?

Në librin tënd të famshëm “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka” përmend herë pas herë shtëpitë tënde të larta. Ato shtëpi i ngrite shumë vonë. Por a mund të më thuash ti: A nuk kishte shtëpi dykatëshe gjyshi im, Qerimi, i vëllai i tij, Fetiu, dy kushërinjtë e tyre të parë Tefiku dhe Fehimi, sepse aq ishte Butka në atë kohë. por shtëpi dykatëshe kishte edhe Mehmet Mydini, dhe Hysen Aliko edhe të tjerë, Por a mund të më thuash ti që shtëpitë e fisit tim nuk qenë në qendër të fshatit?

Sot nga ai fshat nuk ka mbetur asgjë.

Kurse ti, meqenëse i kishe shtëpitë në anë të rrugës, ose më saktë në anë të fshatit, përpiqesh të mbulosh të vërtetën duke thënë që shtëpitë e fisit tuaj ishin të parat kur hyje në fshat, por sigurisht që ishte kështu, sepse të parat shtëpi janë ato që gjenden në anë të fshatit dhe jo ato që gjenden në qendër.

Nëse do të ishe modest, mund ta shkruaje: “Ne jetonim në periferi të fshatit”.

Se çfarë familje ishte Uran Butka e tregon një rrëfim i tij te libri “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”, që unë e përkthej “Komedi për vetveten”:
Kur Safeti (ballist) vrau veten, i thanë të vëllait të tij, Muharremit, (partizan):
– More vesh gjë ti?
– Jo, tha Muharremi, çfarë ka ngjarë?
-Yt vëlla, Safeti, vrau veten!
– Qenka larë një hale! – u përgjigj i vëllai, Muharremi.

(Këto i tregon vetë Uran Butka! (Kjo ishte familja e tyre)!
Do të kemi rast ta rrëfejmë më nge. Flasim kur të duash!
Me respekt, Vepror Hasani