Duro Shehu: Pengu u Mehmetit, që nuk vrau Ahmet Zogun, qëndroi tre orë në pritë

1190
Sigal

 INTERVISTA/ Flet vëllai i Mehmet Shehut, Duro Shehu

 -vijon nga dje-

Kur flet për jetën e të vëllait, Mehmet Shehut, ai psherëtin sikur do të nxjerrë diçka nga gjoksi. Jeta e tij plot kalvar vuajtjesh, nuk mund ta largojë dhimbjen e madhe për humbjen e madhe të vrasjes së vëllait, por dhe dënimin e tërë familjes Shehu pas vrasjes enigmë që edhe sot diskutohet aq shumë. Të mbledhur tek restorant “Labëria”, ai tregon në koefidencë disa nga takimet e rralla me ish Kryeministrin shqiptar. Ishte një takim mes miqsh, që ai e bëri fill pas promovimit të dy librave të tij. Duke qenë se ai jeton larg atdheut, në shenjë respekti dhe nderimi, donte të bënte dhe një përkujtim mes miqsh me rastin e 100- vjetorit të lindjes së vëllait të tij, Mehmet Shehu. Mes të ftuarve ishin Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Dilaver Goxhai, Luftar Paja, Ilia Terpini, Bashkim Qeli, Lirim Deda, ish- miq të Mehmetit dhe të vetë Duro Shehut. Kujtimet ishin nga më të ndryshmet, nga më befasueset. Madje dhe vetë Duro u shpreh se këto kujtime nuk i kam hedhur kurrë në libra. Janë kujtime shumë personale që mua më ngushëllojnë kur i kujtoj. Sikundër theksoi se u befasua nga rrëfimet e miqve për takimet që ata kanë pasur me Mehmetin.

Një takim i veçantë me Hysni Kapon