Duro Shehu: Me regjimin e Zogut u ndesha që 6 vjeç, kur donin të merrnin fletoret e Mehmetit

910
Sigal

INTERVISTA/ Flet Duro Shehu, vëllai i Mehmet Shehut

Së fundi Duro Shehu, ish- ushtarak dhe ish-i dënuar politik ka botuar librin me poezi “Këngët e zemrës time”, një libër me tematike të gjithanshme. Në këto poezi sigurisht, nuk harrohet vëllai i tij Mehmet Sheu, për të cilin ai ka bërë dhe një libër të veçantë. Tematika e librit me poezi përfshin dashurinë për atdheun, për tokën, për miqtë, për fëmijët, për luftëtarët e lirisë, për demokracinë, pro aty ka dhe poezi kritike si dhe poezi të natyrës sociale. Janë mbi 5 vjet punë të autorit në këtë libër me poezi. Përpos sa më lart në këtë bisedë po përcjell disa kujtime të tij të vegjëlisë të pabotuara më parë. Ai kujton regjimin e Zogut kur i arrestuan babanë, por edhe kur ata donin t’i merrnin fletoret e Mehmetit që shkruante poezi kundër tij. Në gjithë bisedën Durua është kritik edhe për shumë figura të demokracisë. Ai kritikon ish- Kryeministrin Berisha për shumë gabime që ka bërë në drejtimin e qeverisë shqiptare në disa mandate. Por po aq kritik ai është edhe ndaj Fatos Nanos. Dhe pse ka vite që jeton në Kanadanë e largët, ai për çdo moment është pranë Shqipërisë pasi ndjek për 24 orë nëpërmjet televizionit të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me atdheun tonë. Ai është i mirinformuar për çdo gjë.

 Libri i fundit “Këngët e zemrës time”, çfarë temash keni rrokur?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf