Drashovica, ura-kufi e Labërisë

2446
Sigal

Ergys Alushi

Ura
-kufi e Drashovicës

 


gjithë e njohin si ura e Drashovicës. Një urë që lidh dy brigje, ashtu si të
gjitha urat e tjera.
Por në fakt nuk është një urë si të gjithë të tjerat. Ajo është një urë – kufi.
Eshtë kufiri i Labërisë, I asaj Labërie që çuditërisht shtrihet brenda tre
urave, urës së Drashovicës, urës së Kalasë dhe urës së Vjosës. Eshtë një urë,
në vend të një simboli, shenje, tabele.
Kalimi përmbi urë të shkakton një ndjesi të çuditshme, ndërsa përballë ke male
të larta e në memorie ke të ruajtura histori të shumta për fshatrat e krahinën,
matanë urës.

 

Monument i Drashovicës

Në dalje të urës, ndodhet
një monumenti i madh, që përjeton ngjarje të madhe, luftëra që kanë ndodhur në
këtë urë, në këtë kufi. Monumenti Drashovicë-1920-43, përjeton dy luftëra të
zhvilluara në kohë të ndryshme të ndarë nga njëra-tjera në një distancë prej 23
vjetësh, 30 metra larg urës së Drashovicës. Dhe nuk kanë ndodhur rastësisht
këtu. Luftërat e mëdha ndodhin gjithmonë në kufi, për kufijtë. Dhe nuk ka
ndodhur vetëm një herë. Në urën – kufi kanë ndodhur luftëra dhe në luftën e
parë botërore, në luftën e Vlorës të 1920, në luftën e dytë botërore.
Pushtuesit kanë dashur ta kalojnë gjithnjë urën – kufi, të hynin në Labëri, ta
pushtonin atë, të zotëronin majat e larta të saj.

Kuvendi ndërkrahinor i
Drashovicës, korrik 1911

Duke
qenë se është krejt në hyrje të luginës së lumit të Shushicës dhe vetëm 8
kilometra larg Vlorës, Drashovica kishte rëndësi edhe si qendër kuvendesh dhe
administrative. 
Pikërisht këtu janë mbledhur përfaqësuesit e fshatrave rreth e rrotull për të
përshëndetur memorandumin që malësorët e Veriut patën shpallur në Greçë në
1911-n apo dhe Kuvende të tjera, sa herë që krahina e atdheu ka qenë në rrezik.
Në ditët e fundit të korrikut 1911, në Drashovicë u mblodhën rreth 3 mijë burra
të armatosur dhe të gatshëm për të sulmuar ushtrinë xhonturke dhe çliruar
qytetin e Vlorës, në përmbushje të kërkesës së shqiptarëve nga veriu në jug për
Pavarësinë e Shqipërisë. Në Drashovicë kalonin e qëndronin përpara se të
niseshin drejt Vlorës apo të ktheheshin në fshatrat e tyre, banorët e krahinës
së Mesaplikut e Kurveleshit të Poshtëm, banorët e Labërisë.

Kur mblidheshin lebërit

Por labërit e jo vetëm,
janë mbledhur gjithnjë këtu, për ta mbrojtur këtë kufi, për ta mbajtur atë të
paprekshëm, duke derdhur gjak, duke dhënë jetë, herë duke u mundur e herë duke
fituar, në një histori luftërash që i kanë dhënë emrin dhe lavdinë kësaj
krahine. Që nga Sali Vranishti e Selam Musai, në 1920 e deri tek Hysni Kapo,
Hysni Lepenica e labër të tjerë trima, në betejën e 1943.
Një betejë, e cila zgjati plot 20 ditë dhe ishte e para përplasje frontale e
popullit shqiptarë me pushtuesit e rinj gjerman, ashtu si në 1920, kur labërit
e shqiptarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, përballuan dhe mundën Italinë e
asaj kohe. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte në ndonjë vend tjetër, nëse nuk
ndodhte në këtë vend e me këta njerëz, të cilët pushkën e kanë patur në krye të
sofrës.

Mulla
Xhafer Drashovica, njeriu që i mësoi shqipen Ismail bej Vlorës

 

Emri i tij i vërtetë
është Xhafer Kafil Xhenxhe dhe ka lindur në Drashovicë rreth vitit 1848
Për aktivitetin e tij patriotik, si një njeri i rrezikshëm për Sulltanin, u
burgos, internua dhe torturuar për vite me radhë nga Janina, Voshtima dhe deri
në Gjirokastër.
Në përfundim të vuajtjeve për vite me radhë, patriotët e Vlorës e ndihmuan
materialisht, duke i dërguar për tu mësuar gjuhën shqipe 10-15 djem. Në vitin
1890 kthehet në Vlorë, por nuk qëndron shumë kohë dhe i ndihmuar edhe nga
Ismail bej Vlora shkon në Stamboll.
Dëshmitë e kohës tregojnë se në Stamboll ai qëndroi në shtëpinë e Ismail bej
Vlorës, duke e ndihmuar këtë të fundit për të perfeksionuar gjuhën shqipe, pasi
Ismail bej Vlora ishte larguar nga Vlora kur kishte qenë fëmijë 9 vjeç dhe u
kthye në Vlorë 63 vjeç.
Në 28 prill 1900 kur Ismail bej Vlora u largua për në Europë, Xhaferin e
internojnë përsëri. Në të tilla kushte ai shkon tek valiu dhe i “lutet” që ta
internojnë ku të duan veç në Vlorë jo se “atje duan të më vrasin”. Duke i
besuar fjalëve të Xhaferit, Veliu urdhëron që ta internojnë në Vlorë, ku dhe qëndron
dy vite pa punë. Me shpalljen e Hyrjetit emërohet mësues në shkollën fillore
turke në Vlorë. Ka dhënë mësim edhe pranë shkollës në klubin “Labëria”.

 

Vlonjatët ishin zemëruar
me Italinë

Kur e kishin pushtuar
Vlorën në 25 dhjetor të vitit 1914, italianët e kishin qetësuar popullatën dhe
parinë e qytetit me justifikimin se italianët kishin hyrë në Vlorë për ta
mbrojtur qytetin nga lufta civile, nga shkatërrimi dhe se do të largoheshin
shpejt nga qyteti.
Por në të vërtet nuk kishte ndodhur kështu. Në një thirrj-ultimatum që Komiteti
“Mbrojtja Kombëtare” i dërgonte komandës italiane në Vlorë në prag të luftës së
Vlorës 1920, i kujtonte pikërisht pushtimin, justifikimin e italianëve për
hyrjen ushtarakisht në qytet dhe faktin që Italia në Vlorë nuk ishte sjellë si
një shtet që kishte të shenjtë lirinë.

Po çfarë kishin bërë
italianët në Vlorë që nga dita që e pushtuan deri ditën që vlonjatët vendosën
të luftonin, duke mos e duruar më sjelljen dhe politikën e Italisë.

Ja
pse dhe si u pushtua Vlora, më 25 dhjetor 1914

Telegramet
e Konsullit të Austrisë në Vlorë Z.Mayhauser, drejtuar Kontit Berchtold

Vlorë,
26 Vjesht’ e II 1914

Anija
lufte italiane “Dandolon” hyri sot pasdreke ne liman. Kishte mi bord dërgim
shëndetësie. Korrespodent specialë ( të veçantë) të gazetave italiane mrinë në
Vlorë.

Vlorë,
30 Vjesht’ e II 1914

Një
eskadre Italiane debarkati në Sazan një trup të vogël detarësh. Konsulli
Italian më bëri të ditur, pa mos këputur karakterin e masës (vend pët vërejtjë
ose garnison ushtëror ).

Flamni
Italian valon në maj të ujdhezës.

Vlorë,
1 Vjesht’ e III 1914

Reorezentanti
i Italisë ju bëri të njohur me gojë ototritetit (qeverisë) vendit për pushtimin
e Sazanit, të cilën e quajti si një masë për të siguruar pa-anësiën e
Shqupëriës edhe të rojturit e vendimeve të Konferiencës Londrës,duke shtuar që
as gjë e tillë s’ishte në proect për Vlorën.Është për të vënë re se karakteri
provizor (I hë-për-hëshëm) s’u zu vecanërisht në gojë.

Vlorë,
25 Shënëndre 1914

Ca
pushkë u hodhnë tek tuk nëpër ca vise të qytetitit;Kolonia Italiane u refuxhiat
në Konsullatë. Mi këtë e sipër,stasionerët Italian nxuar (debarkatnë) 300
njerës me topa debarkëmani edhe zabtuan godinat (ndërtesat) qeveritare.

Vlorë,
25 Shënëndre 1914

Si
u mbarua pushtimi Vlora Konsulla i Italiës ardhi të më shohë dhe dekllarovi që:

Nga
shkaku i ndjenjës së kryengritjes në të dalat e Vlorës edhe i ngjarjes së sotme
(dyfeqëvet), ju lut amlrallit Patris të pushtoj qytetin me ushtarë për të
mprojtur plotësisht kolloninë Italiane dhe të huajt. Për të mbushur këtë
plotësisht pushtuan Kaninën dhe Svërnetzin.Amirrall Patris la stacionerë dhe

(zu
konak) ra në Konsullatë. Qyteti i qetë.

 

Vlorë,
26 Shënëndre 1914 (Raport)

Pesë
veta, që ronin në fat-keqësitë ( të posaqisur) zbrasnë më 25 Shënëdre, ora 7
mëngjes, armë nëpër rrugë të ndryshme të Vlorës; asnjë s’pësovi. Populli mbeti
i qetë, policia ndoqi shkakëtarët e këti trazimi edhe disa pe ta u refuxhitnë
në Konsullatë të Italisë. Fisniku Shqipëtar Cako dolli në dritaret të
apartamentit edhe dekliaroj që kishin shtënë mi të, shërbëtor’ i ti dolli
rrugëve dhe po thëristë që ja mriin Grekërit. Shumë Italianë muarn vallizat
edhe vajtnë në konsullatë ku, sic thonë fqinjt, Konsulli po priste-me gjith që
ishte shumë erët (shpejt)- ngjarjet. Ora më 8 ngjavi të debarkuarit e trupit të
detarëve, të cilët pushtuan udhët kryq, godinat publike Shqipëtare edhe të
Syndikatës Bankave.Shumë anëtarë të qeveriës vëndit-së cilës kryetari Osman
Nuri gjendet prej ditësh në Durrës-vajtnë në Konsullatë të Italisë (ku mi këtë
e sipër kishte arirë amiralli Patris) kërkuan ndjesë për qetësiën e mëngjezit
dhe dekllaruan që siguranca publike s’ishte në rezik edhe që s’vështronin
nevojën për të marë masa të jashtregullta (extraordinare). Ju përgjiqnë që me
që anarhia mbretëronte në qytet,edhe kjo u përkiste enteresave të huaja se
duheshe t’i epnin fund.

Mi
këtë ngjau visita në Konsullatë I.edhe R.edhe dekllarata që u lajmërova me
tejshkrim.

Vlorë,
28 Shënëndre 1914 (Tejshkrim)

Trupet
Italiane që janë debarkauar gjer më tani kanë dërguar kolle prej 15 gjer më 20
njerës në Kaninë, Xuverinë edhe në bregun nga linja e Nartës. Svërneci s’është
pushtuar.

Vlorë,
28 Shënëndre 1914 

 

Pandehet
përgjithërisht që një Ingerencë Italiane në administratën e vëndit qytetnore
(civile) është e domosdoshme dhe e shpejtë. Edhe simptomet: Informatiune të
mara nga administrate e financës së naijes edhe të ndaluarit të hollave për (të
dërguar) në qeveriën qentrale të Durrësit.

 

Vlorë,
29 Shënëndre 1914 

 

Sot
pas-dreke u debarkatën posht e lart 600 të regjimentit 10-të të bersalierëve
edhe hynë në qytet. Të debarkuarit s’është mbaruar akoma, sapierë (ata që bëjnë
ishtikame) si dhe artilerie po pritet. Otoriteti i vëndit edhe populli (ky i
fundit i thirur nga tellallët) nga ata që shpesojn shkollat Italiane vajtnë me
flamure të Shqipëriës edhe të Italiës për të pritur trupat edhe ju pregatitnë
hyrjen. Po thuaj këtë mëngjes flamuri i Osmanlliës, që gjer më die valonte në
Prefekturë, u zbrit pa do një rëndësie të vecantë dhe vëndin e ti e zunë
flamuret e Italiës dhe të Shqipëriës.