Dr. sh. Vangjel Dh. Kasapi/ Abdi Mati – admirali që themeloi flotën luftarake detare

779
Sigal

Ndihma e tij është e jashtëzakonshme në arkitekturën e detarisë shqiptare, në organizimin, forcimin, kompaktësinë

Babai i Abdi Matit, ushtaraku që shërbeu në ushtrinë e shtetit të parë shqiptar (1912) dhe në ushtrinë shqiptare derisa doli në pension, do të ndikonte tek i biri për të zgjedhur profesionin ushtarak. Prej fillores në vendlindje (Fullqe) me rezultate të shkëlqyera, Abdi Mati vazhdoi Shkollën Teknike amerikane. Pas kësaj, në vitin 1936 shkon në Itali, Romë, ku ndjek shkollën e përgjithshme ushtarake dhe mbyll ciklin në Akademinë Mbretërore të Flotës (Livorno, 1941). Tashmë toger i talentuar e me perspektivë, matjani u besua shturman në kryqëzorin “Cadorna”. Abdi Mati ishte i vetmi shqiptar në një kryqëzor madhështor, ku do të shfaqte dhuntitë dhe vlerat e tij më të mira. Ky student dhe kuadër i ri shqiptar mori pjesë edhe në betejat navale të Luftës së Dytë Botërore. Ai e përbuzi ideologjinë regresive dhe nuk iu përkul flamurit të Musolinit për betim, duke e braktisur “Cardonën” (shkurt 1943). Epopeja antifashiste i priste bijtë e vet luftëtarë dhe Abdiu, edhe pse ishte oficer me kulturë të lartë ushtarake, hyri partizan i thjeshtë në radhët e grupit partizan të Pezës. Me patriotizmin dhe devotshmërinë që e karakterizonte, Abdi Mati shquhet ndër komandantët e nderuar të Brigadës së Tretë Sulmuese dhe më pas të Brigadës së 24-t Sulmuese. Këtu ai pikati dhe u çmua për intelekt, shprehi e përvojë ushtarake, ndaj gjeneral Dali Ndreu dhe Hysni Kapo të Korparmatës I e caktuan shef operativ në Degën e Luftës.

 Çlirimi i vendit

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf