Dr. Sezai Çomo ngriti spitalin ushtarak në frontin e luftës

726
Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ
Patriot i vendosur për lëvizjen kombëtare
Dr. S. Çomo lindi në Libohovë në vitin 1894. Në këtë periudhë idetë dhe përpjekjet e rilindësve e të popullit shqiptar për liri e pavarësi kombëtare po merrnin rrugën e konkretizimit. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në Libohovë, në Shkodër dhe më pas në Stamboll, vende në të cilat rrethet shoqërore e politike punonin për lëvizjen kombëtare shqiptare. Kjo ka ndikuar në formimin e karakterit të tij prej patrioti e demokrati. Në kohën e studimeve në Stamboll u njoh e u lidh me patriotë shqiptarë që punonin e luftonin për lëvizjes kombëtare. Si student, i ri, Sezaiu ishte anëtar i këshillit drejtues të shoqërisë së atjeshme “Bashkimi”. Në programin e saj shoqëria “Bashkimi” kishte shpallur, se luftonte për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria otomane dhe daljen e saj si shtet i pavarur. Në prag të pavarësisë duke shkuar në Stamboll u takua me Ismail Qemal Vlorën e Luigj Gurakuqin. U diplomua mjek, në vitin 1916. Deri në vitin 1919 punoi si mjek në Stamboll. Kthehet në vendlindje nga mesi i vitit 1919. Lufta e Parë Botërore kishte përfunduar, por ushtritë e huaja ende nuk ishin larguar nga vendi. Në Konferencën e Paqes në Paris thureshin plane për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj populli ynë, i varfër e i dëmtuar nga lufta, ishte ngritur në një luftë çlirimtare. Në të ishin përfshirë të gjitha krahinat e vendit…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal