Dr. Doc. Mikado Shakohoxha: Emri im është bërë objekt  bisedash në institucionet ku kam mësuar, personalisht nga profesorët Buda

1462
Sigal

Intervistë me një skënderbegas, me Dr. Doc. Mikado Shakohoxha, “Kolonel në lirim”, kryetar i shoqatës kombëtare “Skënderbegasi”

SHAKOHOXHAJT:

Pjesëtarë dhe rrethi i ngushtë  familjar nëntë “Dëshmorë  të Atdheut” të gjashtë brezave të kaluar u këndojnë këngë. Bijtë e hershëm të tyre janë shkolluar në Turqi, Kajro, Janinë, dy ushtarakë prej tyre kanë qenë komandantë divizionesh, ndërsa dy djem rezultojnë pjesëtarë në Lëvizjen Studentore (në Grevën e Urisë dhe pjesë e përfaqësisë në Pallatin e Brigadave si mbështetës të proceseve demokratike më 1990 – 1991).

 Jetëshkrimi 

U lind në Vranisht të Vlorës në janar të vitit 1943 në një vatër atdhetare nga gjiri i së cilës doli luftëtari legjendar Zenel Çelo, i njohur nga vargjet e këngës “Janino”  dhe e spikatur për nëntë  pjesëtarë e të afërm të familjes, midis të cilëve të rënë pesë Shakohoxhaj në tre breza (4 vetë në një ditë) si edhe vëllai i nënës, vëllai i gruas, etj., gjatë pushtimit nazifashist janë “Dëshmorë të Atdheut”. Pas mbarimit te shtatëvjeçares në vendlindje, Mikado vijoi studimet në shkollën “Skënderbe”, në “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve”, në “Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm”, në “Shkollën e Lartë të Partisë dhe në “Kursin e Larte të Filozofisë”. Mban gradën shkencore ”Doktor” dhe titullin shkencor “Docent”. Ka shërbyer si ushtarak në shumë rrethe të vendit nga Veriu në Jug duke kryer detyra të rëndësishme në “Shtabin e Përgjithshëm”, në “Grupimin VI Operativ” (“Korpusin”) e Tiranës dhe në Divizionin e Elbasanit. Gjithashtu,  për vite me radhë ka qenë pedagog në “Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm” dhe së fundi shefi i Sektorit Shkencor të Ushtrisë deri kur, në vitin 1992, e ashtuquajtura “Reformë” e nxori “Në lirim” në moshën 48 – vjeçare  me gradën “Kolonel”. Në veprimtarinë e vet si intelektual, përfshihen një mori studimesh dhe referatesh, mbajtur në Konferenca Shkencore, punime për histori brigadash e divizionesh, oponenca, si edhe udhëheqje disertacionesh në fushën ushtarake. Për këto është vlerësuar me marrjen e medaljeve të shumta dhe mban gradën “Kolonel në lirim”. Ndërkohë, është kryetar i shoqatës “Skënderbegasi” dhe drejtor i gazetës “Skënderbegasi” (periodike).  Ka botuar librat: “Masakra e Vranishtit”, “S’ka njeri pa histori”, “Historiku i Vranishtit të Vlorës” (me bashkautorë) dhe ka  dy libra të tjerë në proces botimi.

 Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf