Dosier/ Memush Habili, Mustafa Koçerri: Masakra gjermane në Operacionin e Dimrit 1943-1944 në Vërmik të Kurveleshit

93

-Vërmiku si një nga fshatrat e krahinë s së Kurveleshit, pozicioni
gjeografik i tij e bën atë të ketë një rëndësi të veçantë për këtë krahinë, si
dhe për fshatrat e tjerë të lumit të Vlorës.

         
Një
nga drejtimet e mundshme për të hyrë në krahinën e Kurveleshit është edhe rruga
këmbësore që kalon nëpër këtë fshat. Kalimi në fshehtësi nëpër këtë rrugë, megjithëse
në terren malor e ndihmon mbulimi i një pjese të mirë të saj me bimësi, shkurre
dhe pyje.

         
Përveç
kësaj kjo rrugë është e pasur edhe me shumë burime e shpella të madhësive të
ndryshme, që u vijnë në ndihmë këmbësorëve gjatë kalimit nëpër të, si për tu
maskuar e pushuar.

         
Ky
pozicion strategjik i fshatit Vërmik ka bërë që banorët e tij të ishin një pengesë
për mos kalimin e forcave ushtarake – pushtuese për në krahinën e Kurveleshit, duke
bllokuar e ngadalësuar kalimin e tyre nëpër këtë grykë, dhe marrë përsipër për
veten e tij pasoja të rënda, si me jetë njerëzish, ashtu edhe djegie, shkatërrime
e plaçkitje të shtëpive dhe pasurisë së tyre.

         
Këtij
qëllimi i ka shërbyer ndërtimi i kalasë në Boder, nga fiset ilire, për të
bllokuar kalimin e ushtrive pushtuese në drejtim të krahinës së Kurveleshit.

         
Lëvizja
Nacionalçlirimtare dhe më pas krijimi i reparteve dhe njësive të ushtrisë NÇL në
jug të Shqipërisë kishte një përhapje dhe aktivitet të gjerë. Kështu në Vithkuq
të Korçës krijohet Brigada Parë Sulmuese, në Përmet Brigadë e Gjashtë Sulmuese,
në Tërbaç të Vlorës Brigada e Pestë Sulmuese, po në krahinat Vlorë – Gjirokastër
zhvillonte aktivitetin e saj Zona e I Operative, e shumë reparte të tjera. Ishte
kjo arsyeja që forcat gjermane e përqendruan fillimisht sulmin e tyre në këto
krahina, menjëherë sapo ato hynë, duke pushtuar Shqipërinë.

         

dimrin e viteve 1943-1944 komanda gjermane organizoi dhe vuri në zbatim një nga
operacionet e mëdha mësymëse për asgjësimin e lëvizjes NAÇL dhe forcave
kryesore të ushtrisë tonë, që ishte krijuar deri në atë kohë. Në këtë mësymje, nga
60 mijë trupa që kishte ushtria gjermane në Shqipëri, morën pjesë 40 mijë forca,
si dhe 12 mijë trupa mercenare e bashkëpunëtorë vendas. Koha e zhvillimit e Operacionit
të Dimrit ishte nga 5 nëntori 1943 deri më 20 shkurt 1944 dhe i ndarë në disa
faza.

         
 

TRI FAZAT E OPERACIONIT

Faza e parë, nëntor-dhjetor
1943, ku përfshiheshin disa operacione në Shqipërinë e mesme dhe ne pjesën
veriperëndimorë të Shqipërisë së jugut

Faza e dytë, janar- shkurt 1944,
nëpërmjet disa operacioneve parashikohej në pjesën tjetër të Shqipërisë së
jugut, me etapë finalizuese bregdetin
, kryesisht në zonën e Labërisë dhe të Kurveleshit. Plani i fazës së dytë
me operacionin e koduar “Setydlitz” do të vepronte në zonën Korçë, Berat me
objektiv shtyrjen e forcave partizane në krahun e majtë të Lumit të Vjosës, si
dhe realizimin e planit të koduar “Herridoh” në krahinë ne Labërisë për
grumbullimin dhe asgjësimin e forcave të UNÇSH, në Kurvelesh dhe bregdetin e
Jonit.

Shtabi i Përgjithshëm me i UNÇSH në atë kohë kishte në dispozicion rreth 20
mijë partizanë dhe 15 mijë vullnetarë të inkuadruar në formacionet territoriale.

Për përballimin e këtij operacioni në këto krahina Shtabi i Përgjithshëm kishte
parashikuar aktivizimin e dy brigadave partizane dhe konkretisht Br 5 S dhe të
Br 6 S, si dhe grupimet partizane të Zonës së parë Operative, Vlorë- Gjirokastër
dhe forcat territorial pranë qendrave të veprimit e të banimit.

Etapa e tretë e Operacionit gjerman
kishte tërësisht për objektiv krahinë e Kurveleshit, Salarisë dhe Mesaplikut, për
asgjësimin e forcave partizane, si dhe djegien dhe shkatërrimin e fshatrave, të
cilat ishin kthyer strehë dhe mbështetje e ushtrisë NÇL.

Pas riorganizimit të forcave gjermane, veprimet luftarake vijojnë nga 29
janari deri më 5 shkurt 1944. Komanda gjermane vuri në veprim 5 batalione me
5500 ushtarë dhe 1500 bashkëpunëtorë vendas. Përballimin e mësymjes në etapën e
tretë e realizuan forcat e Zonës së parë Operative, dy batalionet territoriale
të Kurveleshit, ai i Mesaplikut dhe Br 5 S, si dhe forcat vullnetare të
fshatrave ku kryheshin veprimet luftarake. Nga data 29 janar deri më 3 shkurt
forcat partizane zhvilluan luftime këmbëngulëse për të mos lejuar daljen e
armikut në krah. Më 3 shkurt forcat gjermane, pasi bënë rrethimin e zonës, kaluan
në mësymje të përgjithshme për të gjitha rrugët dhe shtigjet që të çonin në
Kurveleshin e Sipërm dhe konkretisht nga Vërmiku, Vranishti, Borshi, Kolonja, Bënça
dhe Salaria. Komanda e Zonës së parë Operative dhe BR 5 S në kushtet epërsisë së
armikut e për të ruajtur forcat partizane, vendos të shkëpusë kontaktet me të, dhe
ti dalë atij në krah dhe në shpinë, i cili vazhdonte depërtimin në brendësi të
Kurveleshit të Sipërm, për tu organizuar sërish dhe për të dhënë goditje nga
krahët e shpina.

Forcat gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre pasi shkelën gjithë krahinë e
Kurveleshit dogjën fshatrat e tij plaçkitën çdo gjë që gjenin dhe më 17 shkurt
1944 u larguan tërësisht, duke deklaruar më 20 shkurt përfundimin e mësymjes së
përgjithshme.

-Si paraqitej gjendja e fshatit
Vërmik para dhe gjatë këtij operacioni dhe aktivizimi i tij në këto luftime

Operacioni i Dimrit e gjeti fshatin e Vërmikut në një gjendje shumë të vështirë
ekonomike, në një varfëri e skamje, të izoluar e në pamundësi për tu lidhur me fshatrat
e krahinës dhe me qytetet më të afërt, pasi çdo lëvizje ndiqej e vëzhgohej nga
nazistët e bashkëpunëtorët e tij. Por edhe në këto kushte gjendja morale banorëve
të Vërmikut ishte lartë. Ardhja e Mustafa Matohitit dhe Memo Metos më 22 tetor
1943 në Vërmik i dhanë një shtysë më të madhe punës së partisë komuniste edhe në
këtë fshat, për mobilizimin dhe përballimin e sulmit të pritshëm të
Operacionit të Dimrit. Po nuk këtë datë krijohet celula e partisë komuniste, me
sekretarë të celulës, Elmaz Kondi dhe anëtarë të saj Ago Bleta, Guxhë Çela, Hyso
Dalani dhe Qemal Çiraku.

Dëshira, vullnetarizmi, por dhe propaganda e bërë, bëri që jo vetëm në radhët
e çetës së fshatit, e cila ishte krijuar dhe kishte fituar një përvojë që në
luftën e 1920, ku aktivizoheshin 67 banorë vermikas, por edhe gjithë fshati
ishte kthyer në aktivistë dhe mbështetës të Luftës NÇL.

Më 20 maj 1943 në Vërmik krijohet organizata e rinisë komuniste, me
sekretar Dalip Zheku, ku në përbërje të saj kishte 23 anëtarë. Vlen për tu
përmendur se nga kjo organizatë doolën shumë djem dhe vajza, të cilët u radhitën
në radhët partizane

Duke mos kursyer as jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë. Më 18 nëntor
1943 në Vërmik krijohet organizata e gruas antifashiste me kryetare, Zylfie Lloji,
sekretare Bule Çiraku dhe anëntare Akije Alimuçi me Mahmudi Çipa dhe Meduri
Kashta. Kjo organizatë që në krijimin e saj u bë mbështetëse e fuqishme e
reparteve partizane qe vepronin në këtë zonë, por edhe për vet çetën e fshatit,
ku ishin inkuadruar djemtë, vëllezërit, burrat dhe nipërit e tyre.

Këto e te tjera ishin faktorët që e bënin dhe mbanin lart moralin dhe frymën
luftarake të banorëve të Vërmikut, me besimin e patundur në fitoren e forcave
partizane, në këtë operacion që po i afrohej Shqipërisë.

Më 27 janar 1944 nga drejtimi i fshatrave Ramicë – Bashaj – Vërmik u
drejtuan shumë forca gjermane. Çeta e Vërmikut pas marrjes së informacionit, zuri
pozicionet në vendin e quajtur Qafa e Zvorit- Gryka e Shtodhrit dhe së bashku
me forca te BR së V S zhvilluan luftime të ashpra dhe bënë një rezistencë heroike
ndaj forcave të shumta gjermane, të cilat mbështeteshin edhe nga artileria e
tyre që ata dispononin.

Kjo rezistencë bëri që forca gjermane për 4 ditë të mbaheshin të gozhduar e
të mos hynin dot në Vermik. Në këto kushte të bllokimit në vend forcat gjermane,
për të realizuar qëllimin e pushtimit të Vermikut që nuk po e realizonin dot me
sulm përballë, aktivizuan forcat alpine për krahë –marrje në drejtim të malit të
Çipinit dhe atij të Këndërvicës, për të rrethuar fshatin nga të gjitha anët.

Në këto kushte u vendos që banorët e fshatit të linin shtëpitë dhe gjithçka
kishin dhe të largoheshin në mal, duke shfrytëzuar shpellat, pyjet dhe mundësitë
e tjera që ofronte terreni, për tu ruajtur nga ky sulm i tmerrshëm i armikut, i
cili kishte epërsi në numër, teknikë, veshje, ushqim. etj.

Në orën 16 të datës 31 janar 1944 forcat gjermane, së bashku me ballistët që
i mbështesnin, i vunë zjarrin të gjitha shtëpive të fshatit. Banorët e fshatit,
Xhemil Çela, Shefiko Veshi dhe Miase Gega, të cilët ishin të moshuar dhe nuk munda
të largoheshin dot, u kapën nga ushtarët gjermanë dhe i hodhën në flakët e zjarrit,
që u kishin vënë shtëpive.

Ja si ka përshkruar shkrimtari Resul Bedo këtë moment kaq të dhimbshëm dhe
tragjik për këta njerëz të pafajshëm. “Një skuadër pushkatimi kish radhitur
disa fshatarë që i kish zënë në befasi. I rreshtuan afër shtëpisë së një gruaje,
të Shefiko Godos. Asaj iu dhimb shtëpia më shumë se shpirti, ndaj e pështyu në
fytyrë ushtarin gjerman, që i vuri zjarrin shtëpisë. Gjermani u fry tërë inat, zgurdulloi
sytë dhe ia vuri në gjoks tehun e bajonetës.

-Bjer, qen, – i tha ajo, -qëllo, ç, pret!?

Do ta duroj plumbin, po qëllo!

-Ushtari nuk qëlloi, ia çau trupin me thikë dhe e hodhi në flakën e shtëpisë.

Atje Shefikua u dogj, por nuk klithi…”.

Më 2 shkurt 1944 forcat gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre, u larguan nga
fshati për Kurveleshin e Sipërm. Më pas, po këtë ditë u largua dhe praparoja e
tyre, e cila siguronte nga shpina forcat gjermane. Banorët e fshatit Vërmik, Barjam
e Zybo Çapo, në vendin e quajtur Rrëkeja e Madhe, pasi i diktojnë ushtarët
gjermanë u hapin zjarr dhe vrasin njërin prej tyre, ndërsa të tjerët, të
tmerruar u larguan lumit të fshatit. Në ndjekje të ushtarëve gjermanë u vunë
dhe shumë anëtarë të tjerë të çetës së fshatit, duke vrarë edhe tre ushtarë të
tjerë, në vendin e quajtur Pishkura, ushtarët që mbetën u ndoqën këmba –këmbës
dhe u vranë të gjithë.

Ushtria gjermane që kaloi në fshatrat e Kurveleshit të Sipërm, pasi mësoi për
asgjësimin e praparojës së tyre, të nesërmen dërgoi menjëherë në Vërmik forca të
shumta për tu hakmarrë.

Ata rrethuan menjëherë të gjithë vendin, ku ishin strehuar banorët e fshatit.
Duke shfrytëzuar moti n e keq, gjermanët u afruan shumë afër banorëve, por edhe
në këto kushte ata u diktuan nga rojet e fshatit, të cilët hapën zjarr ndaj
tyre. Kjo u dha mundësi banorëve të tjerë që të largoheshin, e të futeshin më në
thellësi të malit, ndërsa gjermanët me ballistët mundën të kapnin tre vëllezërit,
Asllan, Toto, Ethem Çapaj, Abedin Llojin, si dhe një banor nga fshati Nivicë, që
e kishte zënë lufta në fshatin e Vërmikut.

Të gjithë personat e kapur rob u pyetën një nga një nga ushtarët gjermanë
se kush e vrau praparojën e tyre. Të nervozuar nga mosmarrja e përgjigjes, ushtarët
gjermanë i pushkatuan të gjithë robërit vërmikas. Gjaku i këtyre banorëve të
vrarë skuqi borën e bardhë, por ai njëkohësisht i dha një impuls më të madh
forcës dhe qëndresës së vërmikasve, çetës së fshatit dhe partizanëve që
vepronin në këtë krahinë, për të qenë më të vendosur në luftën e tyre për çlirimin
e Shqipërisë.

Falë inteligjencës dhe komunikimit të banores së fshatit, Hava Tushi, në
gjuhë të huaj, të cilën ajo e kishte mësuar gjatë emigrimit në Francë, u mundësua
ndërprerja dhe mos pushkatimi i banorëve të tjerë, grave dhe fëmijëve që
ndodheshin në atë moment.

Njëri nga ballistët iu drejtua banorëve se, “Do t’iu pushkatojmë të gjithëve,
ju vërmikasve se jeni komunistë të Stalinit…”.

Havaja i përgjigjet ballistit, duke
i thënë: “Po, ne jemi në radhë të parë shqiptarë, po juve që jeni bashkuar me
gjermanët, ç’doni me ta…”!?

Forcat gjermane duke kaluar nëpër fshat për tu bashkuar me forcat e tjera që
ndodheshin në fshatrat e Smokthinës, kapën dhe vranë edhe dy vëllezërit Hajro
dhe Hajdin Mëzuri, ndërsa banori tjetër Bejko Alimuçi, edhe ky i kapur prej
tyre, në momentin e pushkatimit arriti të hidhej në një humnerë, duke shpëtuar
jetën.