Dosier, Ergys Alushi: Kryetarët e Bashkisë Vlorë, 1900-1944 dhe kontributet e tyre

74

Kryetari i parë i Bashkisë në vitin 1900
ose Kryekatundari si emërtohej në atë kohë në Vlorë, ka qenë Shahin Bej
Kolonja,

Kryetarët e Bashkisë Vlorë, 1900-1944 dhe
kontributet e tyre

Deri në vitin, 1912, kryetarët e bashkisë
emëroheshin nga qeveria Turke si Kryekatundarë

– Ka qenë Ali Asllani, i cili ka hedhur idenë për ndërtimin e
lulishtes së madhe në Vlorë


Në vitin 1925, nën drejtimin e këtij kryetari bashkie, erdhën në Vlorë
inxhinier të huaj, kryesisht italianë, u bë dekorimi dhe u mbollën 25 pisha

– Në sipërfaqen ku është ndërtuar lulishtja, ka qenë i vendosur
Pashallëku i Vlorajve, ku ka bërë pjesë edhe familja e Ismail Bej Vlorës


Mustafa Pashë Vlora, që ka qenë dy herë kryeministër i perandorisë së madhe
Turke, 1905-1907

-Në
godinën tjetër, merreshin vendime për drejtimin e pashallëkut e më gjerë,
priteshin ankesat, kërkesat, vizitat dhe njihej me emrin, Selamllëku.

-Pikërisht
në këtë godinë, u shpall dhe pavarësia e Shqipërisë dhe u ngrit Flamuri.

-Në
Selamllëk, kanë ardhur personalitete të njohur botëror të kohës, duke përfshirë
edhe mbretër e mbretëresha.

-Ndër
ata që kanë ardhur në Selamllëk, ka qenë edhe princ Vidi, në 27 korrik 1914,
qëndroi vetëm një ditë në Haremin e Syrja Bej Vlorës, babait të Eqerem Bej
Vlorës
– Selamllëku, u prish në vitin 1925, për t’u bërë lulishte apo si e thërrisnin
ndryshe banorët e vjetër të Vlorës, “milet bahçe”, pasi nuk njihej fjala
lulishte.


Në vitin 1937, në lulishte u ndërtua Shtiza e Flamurit, kur Kryetar Bashkie
ishte Ali Asllani.

Kryetari i parë i Bashkisë në vitin 1900
ose Kryekatundari si emërtohej në atë kohë në Vlorë, ka qenë Shahin Bej
Kolonja, që ishte dhëndërri i poetit tonë të madh, Naim Frashëri. Këtë post e
ka mbajtur deri më 1902.

 

Më pas nga 1902 deri më 1903, kryetar i bashkisë
Vlorë, ka qenë Ali Radhima.

 

Ne vitin 1903-1907, Kryetar i Bashkisë në
Vlorë, ka qenë Ali Spahiu nga Skrapari.

 

Ne vitin 1907-1909, Kryetar i Bashkisë në
Vlorë, ka qenë Abaz Mezini.
Abaz Mezini ka pritur Ismail Bej Vlorën, në vitin 1908, kur erdhi për herë të
parë në Vlorë, pas një mungese 55 vjeçare. Në kohën e drejtimit të bashkisë nga
Abaz Mezini është krijuar klubi “Labëria” dhe është hapur shkolla e parë shqipe
në Vlorë, sot “28 Nëntori”. Ne vitin 1909-1912, Kryetar i Bashkisë, ka qenë Xhemil
Bej Vlora, por duhet theksuar se deri në këtë vit,1912, kryetarët e bashkisë
emëroheshin nga qeveria Turke si Kryekatundarë.
Xhemil Bej Vlora ka qenë Kryekatundarë i Vlorës, në ditën e Shpalljes së
Pavarësisë. Ai ka merita të mëdha pasi hapi konakun e tij, dhe kontribuoi në
ngritjen e flamurit në shtëpinë e tij, gjithashtu në vitin 1908 ishte një nga
personat më të rëndesishëm në ndërtimin e klubit “Labëria”. Krahas kësaj në
vitin 1917, Xhemil Bej Vlora hapi Odën e Tregëtisë, ku u zgjodh President i Dhomës
së Tregëtisë së Vlorës.

 

Nga
viti 1912 deri më 1914, tashmë me emërtimin “Kryetar Bashkie”, ka qenë Ibrahim
Avdullai.

 

Në vitin 1914-1917 me disa ndërprerje,
Kryetar ka qenë Osman Haxhiu.
Osman Haxhiu ka kontribut të madh në Luftën e Vlorës të vitit 1920, duke qenë
Komandant i Luftës. Në vitin 1917-1920, kryetar bashkie ka qenë Ali Asllani.
Ali Asllani ështe një prej kryetarëve me më tepër kontribute për qytetin e
Vlorës, si në legjislacionin e parë ashtu edhe në të dytin. Kështu duhet
përmendur projekti që ai realizoi në vitet ’20-të, për lulishten e
Vlorës.  Ndërtoi gjatë legjislacionit të tij të parë, bashkinë e Vlorës,
ku sot ndodhet Muzeu Historik i qytetit. Dha miratimin për ndërtimin e
Konsullatës Italiane, sot bashkia e Vlorës. Kontribuoi ne ndërtimin e
ujësjellësit të Vlorës, që vinte nga Uji i Ftohtë. Ka kontribut në ndërtimet e
planit rregullues të qendrës së Vlorës, ku veçojmë merkaton e Vlorës, e cila
ekziston edhe sot. Ali Asllani ka marrë pjesë edhe në ndërtimin e shtizës së
flamurit, ka kontribut në ndërtimin e Spitalit te Vlorës, në vitin 1917, ku
edhe mbolli 17 pisha me dorën e tij të cilat përkojnë me vitin 1917. Sot nuk ka
mbetur asnjë rrënjë.

Në vitin 1920-1925, kryetar bashkie ka qenë
Qazim Kokoshi.
Qazim
Kokoshi, i cili përmirësoi financat e qytetit të Vlorës, dhe për herë të parë
aplikoi monedhën e qytetit të Vlorës.  Mori pjesë në ndërtimin e lulishtes
së Vlorës në vitin 1925. Mbolli 25 pisha të cilat përkojnë me vitin 1925, ku
sot kanë mbetur vetëm 12. Ne vitin 1925-1928, kryetar bashkie ka qenë Nuredin
Bej Vlora. Nuredin Bej Vlora, Kryetar Bashkie nga viti 1925-1928,
kontribuoi  duke dhuruar pronën e tij, të cilën e shndërroi në lulishte
publike. Gjithashtu shquhet në kontributin e tij monetar në ndërtimin e
merkatos. Në vitin 1922, Nuredin Bej Vlora, sjell nga Amerika makinën e parë
ujitëse për larjen e rrugëve të Vlorës.

 

Në vitin 1925-1931, kryetar bashkie ka qenë
Karagjozi nga Gjirokastra.

 

Në vitin 1931-1933, kryetar bashkie ka qenë
Abedin Nepravishta.
Abedin Nepravishta kontribuoi ne ndërtimin e varrit të Ismail Qemalit, në
lulishten e Vlorës, dhe organizoi ceremoninë e sjelljes së eshtrave të Ismail
Qemalit nga Kanina, në vitin 1932.
Gjithashtu kontributi i tij ka qenë edhe në drejtim të rikonstruksionit të
rrugës Vlorë-Skelë, në vitin 1932, si edhe në gjelbërimin e qytetit tonë.  Në
vitin 1933-1936, kryetar bashkie ka qenë Arshi Xhindi nga Kanina. Në vitin
1936-1939, kryetar bashkie ka qenë per herë të dytë Ali Asllani. Nga 1939-1943,
punët e kryetarit të Bashkisë i bënte prefekti që në atë kohë ka qenë Veip
Runa.
Në vitin 1943-1944,
kryetar bashkie ka qenë Nuredin Haxhiu.

 

Lulishtja e madhe e Vlorës

E
ndërtuar në vitin 1925, ku për ndërtimin e saj kanë dhënë kontribut disa
kryetarë bashkish, por kryesori ka qenë Ali Asllani, i cili ka hedhur idenë për
ndërtimin e lulishtes. Lulishtja është ndërtuar në tre faza. I pari ka qenë
kryetari i bashkisë, Qazim Kokoshi, në vitet 1922-1925, kur është punuar për
sistemimin e vendit, ndërsa në fazën e dytë ka qenë, Nuredin Bej Vlora,
pasardhës i familjes Vlora. Në vitin 1925, nën drejtimin e këtij kryetari
bashkie, erdhën në Vlorë inxhinier të huaj, kryesisht italianë, u bë dekorimi
dhe u mbollën 25 pisha, në përkujtim të vitit që u mbollën këto pisha. Në
sipërfaqen ku është ndërtuar lulishtja, ka qenë i vendosur Pashallëku i
Vlorajve, ku ka bërë pjesë edhe familja e Ismail Bej Vlorës, të cilët kanë
ardhur nga Kanina, nga ku kanë drejtuar të gjithë sanxhakun e Vlorës, ku Vlora
ka qenë një nga 7 sanxhakët që ka patur Shqipëria në atë kohë. Familja Vlora, u
vendos në këto saraje në vitin 1820, saraje të rrethuara me mure të larta,
rreth 8 metra. Sarajet kanë qenë të përbëra nga dy godina të mëdha dhe godina
më të vogla ndihmëse.

Godinat ishin madhështore dhe kishin 130
dhoma.
Ato u ndërtuan nga dy
djemtë e Ahmet Beut, Ahmet Bej Kanina ose Ahmet Bej Vlora dhe Beqir Bej Vlora.
Njëri nga këta ishte gjyshi i Ismail Qemalit. Me kalimin e viteve, Vlorajt
nisën të shpërndaheshin, në Vlorë mbetën vetëm dy vëllezër, njëri Mustafa pashë
Vlora, që mbahet mend për rrugën që ndërtoi nga Vlora në Skelë në vitin 1882,
që ishte gjyshi i Eqerem Beut ose babai i Syrja Bej Vlorës dhe Selim Pashë
Vlora, që ishte sanxhak, bej, bejlerë, beu me shumë kontribute. Në njërën
godinë të madhe, jetonte i gjithë pashallëku dhe njihej me emrin, Haremi, ku
kanë lindur shumë figura të njohura nga familja Vlora. Ka lindur Ismail Qemali,
i cili është larguar nga Haremi në moshën 9 vjeçare. Ka lindur dhe Veseli i
Madh, Ferit Pashë Vlora, i cili ishte vëllai i Syrja Bej Vlora dhe djali i
Mustafa Pashë Vlora, që ka qenë dy herë kryeministër i perandorisë së madhe
Turke, 1905-1907.
I gjithë pashallëku i Vlorajve është ndarë, një pjesë në Kaninë, në kalanë e
Kaninës, dhe një pjesë në kodrën e Kuzum Babasë, tek xhamia e Kuqe, dhe një
pjesë tek xhamia e Tabakut. Në godinën tjetër, merreshin vendime për drejtimin
e pashallëkut e më gjerë, priteshin ankesat, kërkesat, vizitat dhe njihej me
emrin, Selamllëku. Pikërisht në këtë godinë, u shpall dhe pavarësia e
Shqipërisë dhe u ngrit Flamuri. Në Selamllëk, kanë ardhur personalitete të
njohur botëror të kohës, duke përfshirë edhe mbretër e mbretëresha. Ndër ata që
kanë ardhur në Selamllëk, ka qenë edhe princ Vidi, në 27 korrik 1914, qëndroi
vetëm një ditë në Haremin e Syrja Bej Vlorës, babait të Eqerem Bej Vlorës. Në
ato tetë orë të qëndrimit në Vlorë, princ Vidi u takua me parinë e qytetit, pa
praninë e popullit, si dhe një takim me shqiptarët e shpërngulur nga jugu i
vendit, si pasojë e genocidit Grek të atij viti, popullsi e cila ishte e
vendosur në ullishten e Vlorës. Princ Vidi mbeti i habitur dhe njëkohësisht i
kënaqur, nga pritja që iu bë në Vlorë, ku u prish protokolli zyrtar i
përgatitur nga paria për pritjen e tij, pasi i gjithë populli doli në Skelë, i
hoqi kuajt karrocave dhe i tërhoqi vetë karrocat, në mes të vapës e pluhurit,
nga Skela deri tek godina e Haremit. Selamllëku, u prish në vitin 1925, për t’u
bërë lulishte apo si e thërrisnin ndryshe banorët e vjetër të Vlorës, “milet
bahçe”, pasi nuk njihej fjala lulishte.

Në këtë lulishte ka varrin edhe Ismail Qemali.
Zhvendosja e varrit të
tij nga Kanina në këtë lulishte, ka qenë një iniciativë e hershme, rreth viteve
1930-të, e deputetit të Vlorës, Qazim Koculi, në bashkëpunim me prefektin e
kohës për Vlorën, Zenel Prodani, dhe parinë e Vlorës. Pas dy vite përpjekjeje,
sjellja e eshtrave të Ismail Qemalit nga Kanina, u mundësua nga mbreti Zog, i
cili u ndikua dhe nga dy motrat e tij, Luizës dhe Sanies, ku kjo e fundit,
merrej me problemet e kulturës, monumenteve dhe ishte drejtuese e Kryqit të Kuq
Shqiptar. Skulptori Odise Paskali, do të ishte njeriu që do të punonte për
varrin monumental të njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ai ka punuar
për një kohë të gjatë, duke u ndihmuar dhe nga gdhendës të mirë të gurit që
mori nga Mokrra e Korçës, duke punuar për gati një vit, me një fond të akorduar
nga mbreti Zog, një fond i pamjaftueshëm. Në vitin 1937, në lulishte u ndërtua
Shtiza e Flamurit, kur Kryetar Bashkie ishte Ali Asllani.
Shtiza e Flamurit, është ndërtua pikërisht në vendin, dritaren ku u ngrit
flamuri që simbolizoi shpalljen e pavarësisë. Rivarrimi i Ismail Qemalit në
këtë lulishte, u krye në 28 Nëntor 1932, më rastin e Shpalljes së Pavarësisë. Në
atë ceremoni kanë marrë pjesë më shumë se 3 mijë njerëz të ardhur nga të gjitha
trevat Shqiptare. Ish Ministri i Kulturës i mbretit Zog, Hil Mosi, ka sjellë në
Vlorë dhe një bandë muzikore, pasi Vlora nuk kishte bandë muzikore, duke e
sjellë atë nga Shkodra. Në ceremoninë e rivarrimit, ishin të pranishëm edhe tre
djemtë e Ismail Qemalit, djali i madh Ethem Beu, I cili ishte kapiten në
rezervë, Qazim Beu dhe Qamil Beu. Djali i madh, Ethem Beu, ka nxjerrë nga gjiri
një flamur, i cili ishte flamuri që ngriti Ismail Qemali në 28 Nëntor 1912,
flamur të cilin kjo familje e mbante me vete kudo, duke ia dhuruar këtë flamur,
Kryetarit të Bashkisë dhe njëkohësisht Prefekt i Vlorës, Abedin Nepravishta.

Ky ia dhuroi flamurin, të dërguarit të Zogut,
Hil Mosi.

Nga
historia dihet që Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxhia të Italisë,
ku kishte shkuar për të dhënë një konferencë për shtyp për gazetarët, në
mbrojtje të interesave të Shqipërisë.
Fjalët e tij të fundit kanë qenë “më prenë në besë”.
Kur trupin e tij e sollën në Vlorë, në vitin 1919, Prefekti i Vlorës, Seit
Qemali, Kryetari i Bashkisë, Ali Asllani dhe paria e Vlorës, kërkuan nga pala
Italiane që Ismail Qemali të varrosej në oborrin e shtëpisë së tij, aty ku do
të ndërtohej vite më vonë lulishtja, por pala Italiane, nuk ra dakord dhe
varrimi u organizua në Kaninë.
Gjenerali Italian i kohës, Piaçentini, nuk pranoi, me arsyetimin se kishte një
plan rregullimi për Vlorën, i cili parashikonte ndërtimin e një lulishteje në
vendin ku ishte godina në të cilën ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë.