Shoqata “Sazani” mblidhet si dikur në Repartin Ushtarak. Kush ishin 5 partizanët dhe komandanti që çliruan Ishullin e Sazanit

Repartet e nënrepartet me ushtarë, me njё sinjal, mblidheshin dhe ishin tё gatshëm tё zbatonin çdo urdhër 

Shoqata “Sazani”, si dikur, kur ishte Repart Ushtarak

- Kujtojmë atё 22 Tetor tё vitit 1944, kur pesё partizanё me Komandant Skёndo Veshin u endёn nё det pёr tё plotёsuar detyrёn, çlirimin e Ishullit.

Nga Pandeli BARDHI  


Janё ditёt e fundit tё vitit 2016. Shoqata Atdhetare “Sazani”, mblidhet pёr ngjarjen e saj mё tё rёndёsishme. Mbas pak ditёsh ajo mbush dy vjet nga dita e krijimit tё saj. Me kёtё rast, “njё rrugё e dy punё”, ajo feston edhe 65 vjetorin e njërit prej anëtarёve tё saj, Ndue Bardhi. Ndoj, shёrbeu si mjek nё Ishullin e Sazanit pёr shumё vite. Ёshtё bёrё tashmё normё nё kёtё shoqatё qё tё festojё pёrvjetorёt e çdo anëtari tё Shoqatёs, pavarësish, se ku ndodhen ata. I ngjan kjo shoqatё, njё Reparti ushtarak, nё kuptimin e mirё tё fjalёs, pёr nga organizimi, rregulli e disiplina. Askush nuk i merr në “rrjesht” anëtarёt e saj, por secili e ndjen si detyrim, tё shkojё nё Korçё, nё Tiranё, nё Pogradec, nё Shokёr apo nё Durrёs, ku tё jetё e nevojshme. Vitet ikin dhe anëtarёt e saj, pavarёsisht qё janё nё moshёn e pensionit, “rinohen”! “Rinohen” tek kujtojnё vitet e rinisё, vuajtjet e skrificat qё kanё bёrё, nё emёr tё njё ideali tё madh. Kryetari i Shoqatёs, Mihal Lule, i cili banon nё qytetin e Vlorёs, me tё drejtё thotё: “As nё kohёn kur isha Komandant baterie nё Sazan, nuk mblidheshin as ushtarёt, siç mё mblidhen sot antarёt e Shoqatёs, kur dёgjojnё qё do tё bёjmё aktivitetin e rradhёs”. Hasan Oparaku, ёshtё Kryetari pёr degёn e Tiranёs. Ai ka dёshirё qё  sikur edhe pёrditё tё mblidhet me shokёt e dikurshёm, nuk ngopet sё çmalluri. E harron edhe ai sёmundjen kronike e i duket sikur rinohet mes shokёve, tё cilёt si dikur, kur komandonte Repartet e nёnrepartet me ushtarё,  qё  me njё sinjal, mblidheshin dhe ishin tё gatshёm tё zbatonin çdo urdhёr! Edhe anëtarёt e Shoqatёs, me njё sinjal tё tij, janё tё gatshёm tё shkojnё atje ku i kёrkon “detyra”, nё Durrёs apo Pogradec, nё Vlorё apo nё Korçё! Ndue Bardhi, ёshtё mjek okulist, i cili ka shёrbyer si Mjek nё Ishullin e Sazanit pёr mё shumё se dymbёdhjetё vite dhe sot, ushtron po kёtё profesion duke qёnё edhe  Kryetar i shoqatёs sё Okulistёve tё Ballkanit. “Na duket sikur ripёrtёrihemi, thotё Vullnet Hysi, Sa herё qё mblidhemi e kujtojmё ato vite tё vёshtira, na duket sikur jetojmё ato vite tё rinisё, kujtojmё shokёt me tё cilёt punuam e sakrifikuam.”. Nuk ndahet nga Shoqata, as ish Komanda, ish Komandanti Naim Muhaj dhe ish Komisari Ibrahim Gaxholli. Ata, do tё jenё pjesmarrёs nё çdo aktivitet, do tё jenё pranё ish vartёsve dhe sot kolegё. Asgjё nuk ka ndryshuar nё metodёn e tyre tё punёs. Pranё vartёsve dikur e nё krye tё punёs, nё ballё tё sakrificave. Ata, jepnin mesazhe mobilizimi jo me urdhra, por me ngrohtёsi e dashuri prindёrore. Edhe ish vartёsit, pёrsёri i duan t’i kenё nё krye, nё mes tyre tё rrethuar me dashuri e respekt si dikur, respekt e dashuri qё buron nga zemra e tyre.  . Edhe sot, janё shokё mes vartёsve tё dikurshёm, por, ja qё vartёsit e atёhershёm, ndoshta i respektojё mё shumё nga sa i respektonin atёherё si Komandё. Ka edhe njё arёsye tjetёr. Nga tё gjitha Komandat qё kaluan nё Ishullin e Sazanit, ndoshta, Naimi e Ibrahimi, ishin tё vetmit si Komandant e Komisar, qё kaluan sё bashku, jo vetёm njё kohё tё gjatё, por ishin edhe njё model tё themi i shkuarjes nё harmoni tё plotё. Kishte edhe atёherё, shfaqje si:”Unё jam Komandant, apo Komisar jam unё” Jo! jo! Naimi e Ibrahimi, janё simboli i atyre qё ishin nё komandё, janё simboli i unitetit, simboli i dashurisё, i harmonisё i mirёkuptimit. Ishin vёrtet dy, por ishin vetёm njё mendje!. . Tёdy kёta, ёёshtё e pamjaftueshme sikur edhe njёqind herё ta pёrsёris, ishin modeli se si duhej tё ishte njё Komandant e si duhej tё ishte njё Komisar. Çdo njёri prej kёtyre tё dy ish kuadrove tё mrekullueshme, vetveten e konsideronte njё “gjysmё mendje” e cila, asnjёherё nuk ishte e plotё, tё themi, pa u bashkuar edhe me “gjysmёn” e mёndjes tjetёr.  Janё dyzet e njё vite tashmё, qё ata, nuk ndahen nga njёri tjetri. Ibrahimi, megjithëse nё gjёndje jo tё mirё shёndetsore, kudo qё tё mblidhet Shoqata, nuk do tё mungojё, spse ai e quan”ilacin” mё tё mirё takimin me shokёt. 

Njё jetё mes shokёve, gojёmjaltё

Dikur, tё gjithё, tek Ibrahimi, gjenin “ilaçin’ e punёs, ngrohtёsinё, dashurinё vёllazёrore, ajo çka mungon sot edhe midis vёllezёrve. Naimi, shёrbeu nё Ishull mё shumё se pesёmbёdhjetё vite, e megjithё shёrbimin qё i bёri Atdheut, u dёnua nga Regjimi me shumё vite burgim. Pse? Sepse  punoi me ndёrgjegje e me pёrkushtim, sepse ndikoi e futi tek vartёsit ndjenjёn e punёs, tё dashurisё, tё harmonisё e tё sakrificave kur ёshtё fjala pёr njё cёshtje tё madhe, sic ёshtё ajo e Mbrojtjes sё Atdheut. “Tё gjithё kanё nga njё amanet, thoshte dikur Naimi. Amaneti im, ёshtё qё para se tё vdes tё shoh edhe njёherё Ishullin e Sazanit, atje ku kalova mё shumё se pesёmbёdhjetё vite, ku e kam shkelur pёllёmbё pёr pёllёmbё me qindra e mijёra herё”! Dikush e dёgjoi dhe kёtё amanet dhe ia bёri realitet nё njё emision tё posaçёm nё njё nga kanalet televizive. Ai, nuk e priste qё do tё fluturonte mbi Ishull, nuk e priste qё tё takonte aty, motrёn e tij, Fatimen qё kishte ardhur nga pёrtej Oqeanit, vajzat, nipat e mbesat, shokёt me tё cilёt punoi.. Mall dhe lot. Lot qё tё gjithё, nuk mundёn t’i pёrmbajnё. E meritonte ky njeri qё nuk e lodhёn vitet e mё shumё se gjysmё shekulli, qё nuk e mposhtёn ata qё sajonin akuza tё paqёna, ata qё  punёn e tyre e masnin me numrin e “armiqve” qё sajonin! Naimi, pёrkundrazi, ёshtё krenar, e kokёn e mban lart. Tё turpёruar janё ata, gjykatёsit e hetuesit, ata qё dje zbulonin “armiq” kurse sot, janё aksionerё e biznesmenё, bashkё me pushtetarёt “demokratё”! Nuk mungon as Kadri Qelibashi, i cili edhe ky u dёnua me shumё vite burg, sepse ditё e natё si Shef i Xhenios i qёndroi punёs mbi kokё! Naimi e Kadriu, sakrifikuan shumё, sakrifikuan edhe familjet e tyre, por nuk u pёrulёn e ja ku janё mё tё “rinj” mes me rinjve! Nejse, kjo i pёrket njё tjetёr teme, por tё mos largohemi nga Shoqata. Thuhet qёditёt  muajt apo vitet e vёshtira qё kanlon njeriu nё jetё, mbahen mёnd e nuk harrohen kurrё. Aktiviteti i kasaj shoqate, ёshtё dёshmia mё e mirё e asaj, qё antarёt e saj, dashurinё e harmoninё qё kanё, e kanё bazёn e tyre qysh nё vitet e vёshtirёsive tё mёdha, sic janё edhe ato tё periudhёs 1970-1980. Ishin kushte tё vёshtira tё njё lufte nё rrethim tё dyfishtё, Nga njёra anё ishin vёshtirёsitё qё kalonte vёndi, por edhe vёshtirёsitё nga rrethimi nga tё katёr anёt me det. Ditё e natё nё krye tё detyrёs dh askush nuk u ankua. Ditё e natё nё realizimin e detyrave nё fushёn e stёrvitjes e nё fortifikim, ditё e natё nё luftё me vёshtirёsitё pёr pёrsosjen e elementёve tё gatishmёrisё. Mjeku Ndue Bardhi, ka shumё pёr tё treguar si mjek. Banesa e tij “e parё” ishte Spitali. Ditё e nёtё nё shёrbim tё tё sёmurёve. Janё tё panumёurta rastet kur duhej tё vepronte pёr tё shpёtuar jetё njerzish, edhe atёherё kur moti i keq dhe deti i egёrsuar nuk i jepte askujt “vizё” pёr tё sjellё ndonjё ndihmё nga jashtё. Jo, i vetёm, duhej tё merrte vendime tё vёshtira. Janёt tё shumtё ata qё i janё atij mirёnjohёs pёr aq sa ka bёrё nё shpёtimin e jetёve njerёzore. Ai kujton shumё ngjarje e ndodhi , mes jetёs dhe vdekjes, mes detit tё egёrsuar dhe mungesёs sё mjeteve tё nevojshme. Sa e sa raste tё lindjeve tё vёshtira. Ai nuk e harron as Suzana Halimin, e cila lindi nё Katersilurues nё mes tё detit, nё pёrpjekje pёr tё shkuar nё Portin e Vlorёs, por qё deti i egёrsuar, nuk lejonte ankorimin e tij. Ai, nuk harron as Luljeta Shirkёn, e cila nё muajin e nёntё tё shtatzanisё sё saj, qёndroi mbi tetё orё mes dallgёve tё detit, nё pamundёsi qё anija luftarake, tё  ankorohej  nё mol. Ai kujton  shumё raste kur shoqёronte me dhjetra tё sёmurё, ushtarё, kuadro apo familjarё pёr nё spitalin e Vlorёs, nё luftё me “antihumanizmin” e detit! Tё gjitha, tashmё, janё tё shkuara, por jo tё harruara! Kjo e ka bёrё qё tё jetё ndoshta ndёr mjekёt mё tё pёrkushtuar nё shёrbimin ndaj njerёzve nё nevojё. Tё gjitha kёto, kanё lёnё mbresa dhe sot, kur dёgjon pёr shokёt e kolegёt e tij qё kanё shёrbyer nё Ishullin e Sazanit, tё mos kursehet, por tё jetojё me hallet e shqetёsimet e tyre. Vёstirёsitё e jetёs, janё ato qё kanё vёnё “vulёn” nё Diplomёn e tij!Ishin tё rinj atёherё, Hasan Oparaku, Ziqiri Bylyku, Sali Shirka, Mustafa Beu, Mihal Lule, Stavri Gjoka etj tё cilёt gdhiheshin duke betonuar qёndra zjarri apo tunele. Edhe ujin pёr betonim, e pёrdornin siç pёrdorin familjet vajin ushqimor, me “pikatore!” Edhe rёrёn e mernin nga larg, edhe çimenton e merrnin nga larg, edhe elementёt e betonit  nga larg. Ata e tё tjerё si ata nuk urdhёronin, por viheshin nё krye tё kolonёs dhe merrnin vetё mbi shpinё,  materialet. Drita, “kishte” njёzet e katёr orё, por jo drita elektrike, por drita e hёnёs e nё mungesё tё saj, drita qё lёshonin gazetat qё digjeshin njёra mbas tjetrёs!.Mustafa Beu, arriti tё marrë edhe gradёn e gjeneralit, por nuk “hoqi dorё” nga jeta e njё ushtari tё thjeshtё. Atij, nuk ia “uli” gradёn edhe kur qёndroi nё majёn e malit mё tё lartё nё Veri, pёr tё zgjidhur hallin e dy ushtarёve qё i ishin ndarё nga jeta prindёrit e tyre nё dimrin e vitit 1997. Qёndroi vetё nё  postin e tyre luftarak, pёr dyzet e tetё orё. Pёr tё ngritur moralin e ushtarёve nё luftё pёr arritjen e fitoreve,  Napoleon Bonaparti, mёsonte vetёm emrat e ushtarёve nё fund tё kolonёs pёr t’ju thёnё: “E shoh qё jeni lodhur, por ne do tё fitojmё. Njё pjesё e fitores, ju pёrket edhe juve ushtar Melsi!” Sa shumё e ngrinte moralin e ushtrisё, kur Perandori u fliste nё emёr ushtarёve. Ndoshta kjo metodё pune e bёri Mustafain aq tё suksesshёm nё jetёn e tij ushtarake. Por Mustafai, nuk u mёsonte ushtarёve vetёm emrat, por jetonte pёrditё me hallet e shqetёsimet e tyre. Kёshtu qёndroi pёr mё shumё se pesёmbёdhjetё vite nё Sazan, qysh nga komandant Toge e deri nё gradёn mё tё lartё tё Gjeneralit, ne detyrёn e komandantit tё Divizionit. E si mos tё ngrihej morali i ushtrisё sonё kur Gjeneral Mustafai, qёndro pёr dyzet e tetё orё nё pozicionin luftarak tё ushtarit? Pesё ditё lejё ju dha atyre, por ata vetёm tre ditё qёndruan dhe u kthyen, tё “zёvёndёsonin” Gjeneralin! Kjo, nuk ishte njё rast i vetёm i Mustafait, por ishte natyrё e punёs sё tij Ai iu gjend pranё Ishullit edhe atёherё kur Ishulli, nuk u pushtua as nga venetikasit, as nga turqit, as nga italianёt apo gjermanёt, por u  “pushtua” nga “pushtuesit” shqiptarё qё kёrkonin tё “mposhtnin mbeturinat e komunizmit” edhe kur ata e braktisёn nё vitin 1997!  Vetёm njё pjesё shumё e vogёl e “demokratёve” qё kanё shёrbyer pas viteve 90-tё apo edhe ndonjё qё  ka “punuar” pёr tё zbuluar “armiq” e “sabotatorё” nё Ishull, nuk e sheh tё arёsyeshme tё bёhen pjesё e shoqatёs.  Siç duket, ata e dinё “hakun” e vetes, prandaj edhe qёndrojnё larg saj. Sa shumё kanё pёr tё treguar kolegёt, Vullnet Hysi, Nuri Koçiaj, Preng Ndoj, e shumё tё tjerё, tё cilёt “banesёn” kishin anijen luftarake apo katerin silurues! Sa ditё e net nё ruajtje tё ujrave tona territoriale. sa shumё raste kanё pёr tё treguar kur anijet e huaja, nёn pretekstin e peshkimit, shkelnin ujrat tona territoriale. Nuk i ndaheshin shkelёsave derisa ata tё largoheshin Ata nuk largoheshin sikur edhe ditё e net tё tёra tё qёndronin nё det. Nuk ishin si “demokratёt’ e sotёm qё u falin tё huajve nё mёnyrё “demokratike” pjesё tё ujërave tona. Edhe Kujtim Hysi dhe  Ilir Hoxha, “banesёn” e tyre e kishin nё pozicionin e zjarrit tё baterive kundёrajrore. Gatishmёrinё, e kishin me sekonta, e tillё ishte detyra e tyre.  prandaj edhe banesёn “kryesore” e kishin pranё pozicioneve tё zjarrit. Ndjenja dhe preokupacoioni pёr detyrёn e shёnjtё, i bёn krenarё e dinjitozё qё kanё sakrifikuar nё emёr tё njё ideali, tё njё detyre tё shёnjtё. Kёtu, janё edhe rrёnjёt e kёsaj shoqate e cila nuk ngjan me shoqatat “me shumicё’ qё krijohen njёra pas tjetrёs, pёr interesat e njёrёs apo tjetrёs forcё politike, apo interesat e njёrit apo tjetrit politikan.  Ishin kёta ish kuadro e shumё tё tjerё si kёta, qё i dolёn zot Ishullit tё Sazanit, mbas shumё shekujsh pushtimi nga tё huajt. Ishin kёta, “Dora” e shtrirё e nёnёs Shqipёri, pёr t’u kujdesur pёr “foshnjёn’ e saj tё vogёl, Sazanin! Po sot Sazan, pa mё thuaj si je?! Si mos mё keq ёshtё! Duket sikur shpresa e vetme qё do tё bёjё diçka pёr kёtё vend qё “s’pa kurrё gёzime” ёshtё Shoqata me tё njёjtin emёr. Shoqata, nuk do qё kjo pjesё toke, tё braktiset, por t’i qeshё “buza”! “Buzёqeshjet” e politikanёve janё tё shumta sikur dicka do tё bёjnё, por si edhe premtimet e tjera, ato harrohen shpejt. E c’ёshtё Sazani, ky vёnd i bekuar nga Zoti, pёrpara karriges sёpushtetarёve ? Asgjё!.  Ky vend, i dhemb vetёm atyre qё kanё punuar, qё kanё sakrifikuar!. “Plagёt” e tij, i dijnё vetёm “mjekёt” e dikurshёm qё i shёrbyen tek koka, por ata, janё tё pafuqishёm tё bёjnё diçka. Prandaj edhe Sazani, duket sikur iu “lutet” kёtyre njerёzve humanё, por... Hallet  e tij, i dinё vetёm Jorgo Mino, Ahmet Demçollari apo Qazim Larti etj, qё sa shumё kanё vuajtur pёr sigurimin e rezervave ushqimore, pёr sigurimin e ujit, pёr sigurimin e bukёs, pёr t’i shёrbyer  “familjes” sё madhe me mbi tre mijё pjesëtarё!. 

Tё gjithё kishin dёshirё
Tё gjithё kishin dёshirё tё shihnin Sazanin nё shtatёdhjetё e dy vjetorin e ditëlindjes sё tij mё 22 tetor. Kujtojmё atё 22 Tetor tё vitit 1944, kur pesё partizanё me Komandant Skёndo Veshin nga Smokthina, hypur mbi njё varkё druri, u endёn dy ditё e dy net nё det pёr tё plotёsuar detyrёn, çlirimin e Ishullit. Nuk i pengoi ata, as shiu as deti i trazuar deri sa kryen misionin e tyre. Sot, mbas shtatёdhjetё e dy  vitesh anijet luftarake moderne tё NATO-s, e kanё tё pamundur tё shkojnё nё Ishull! Sa larg janё dёshira e atyre qё kanё vuajtur e janё rritur me vuajtje nga njёra anё dhe interesi i “modernёve” tё kohёs, qё akoma nuk e dinё qё Shqipёria, ka edhe njё Ishull qё quhet Sazan!




Historia e ishullit të Sazanit

Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë Mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës. Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë, të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Popullore ne rast lufte. Për këtë arsyje njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane, të cilat asistonin në luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare Shqipëtare. Në vitin 2009 pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve te jashtëligjshme forcat detare Italiane largohen nga ishulli, i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqipëtare do vazhdojë të sherbejë akoma si bazë detare. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehnemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehnemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera, janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.