Dosier/ 75-vjetori i Krijimit të Çetës së Parë Partizane të Gorës dhe vepra e Gjeneral Teki Kolanecit Heroi i Popullit

2383
75-vjetori i Krijimit të Çetës së Parë Partizan të Gorës në Qarkun e Korçës, është një ngjarje e shënuar për krahinën e Gorës e çdo zemër gorare, ajo ka lënë në kujtesën tonë gjurmë që nuk shuhen kurrë. Çeta e Gorës e Teki Kolanecin e kemi në krye të fjalës e të këngës, të gëzimit e të brengës. Me shokët luftës e të punës. E kujtojmë portretin e luftëtarit të madh gjatë L A N Ç ,e në ndërtimin e Shqipërisë së re. Teki Kolanecin e Çeta e Gorës, vjen në 75 – vjetor si një vigan madhështor, i jep Krahinës shkëlqim e krenari. Historia e Gorës tregon se kur e ka dashur koha, nuk kanë munguar trimat dhe as njerëzit e mençur. Ndaj në 75-vjetor të Çetës të Gorës, Teki Kolaneci, ndrit ajo figurë dritëdhënëse, është shtylla e qëndresës të palëkundur të fitimtarëve të historisë luftarake, e asaj legjende të një historie të gjate, të mbushura me vepra të çmuara në interes të kombit e atdheut. Teki Kolaneci e Çeta e Gorës, ishte e mbeten mishërimi më i mirë i Krahinës,si në luftë e në paqe, te ai ishin skalitur në mënyrë harmonike mençuria, forca e burrit dhe çiltërsia. Ai ishte burri që i foli kohës me zërin e luftëtarit e komandantit të vërtetë, ishte prind e vëlla, luftëtari i orëve të para. Ai ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e njerëzit e saj, Tekiu kishte fituar famë e vlera e respekt si atëherë e sot, se ne themi Gora nënkuptohet Tekiu, Gora e Tekiu, janë një e të pa ndarë. Tekiu nuk lindi Gjeneral as Heroi i Popullit – luftëtar e Komandant Çete, Batalioni, Brigade e Divizioni, Drejtor Kufiri, Z, Ministër, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë; e bëri lufta e tij pa kompromis ndaj pushtuesve italian e gjerman e tradhtarëve të vendi. Perludi i rrugës patriotike e revolucionare për Tekinë, qenë shija e hidhur e djaloshit -16,vjeçar, emigrimi në Australi, copëtimi i Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Vështirësitë që kalonte Shqipëria nga regjimi Zogolljan, si dhe pushtimi fashist 1939, shpërthimi i burgut ‘’ku isht dënuar me 15-vjet si pjesëmarrës i Lëvizjes Antizogistë të Delvinës. “Dalja e Tekiut në mal, i cili kish projektuar portretin e luftëtarit të lirisë s’do t’i përkiste vetëm familjes, por Gorës, Atdheut e popullit. Teki Sabri Kopaneci në dhjetor 194, bashkëpunon me komunistët e Korçës e të Tiranës siç qenë; Kiço Shambllin, Gjeli Argjiri, LLambi Dishnica, Rita Marko, Dhori Karagjozi, Maqi Mita, Nexhat Hyseni, Dhosi Pecani, Irakli Terova, Raqi Zavalani, Petro Treska, Ilo Rrumbullaku, ku së bashku me Tekinë u bënë bërthama e Çetës në qarkun e Korçës, dhe vendosën që Shtëpia e Teki Kolanecit, u bë baza e pritjes të ilegalëve dhe Organizimi i Kryengritjes së armatosur mbarë popullore. Mbas tre muajve, u shtuan radhët e ilegalëve dhe më 27-Prill -1942-në pyllin e Kolanecit u krijua Çeta e Parë Partizane e Gorës në Qarkun e Korçës, Komandat u zgjodh Heroi Popullit Teki Kolaneci dhe Komisar Llambi Dishnica. Në sajë të punës të bërë , Çetës iu shtuan radhët me shokë të tjerë si; Sotir Nasho,Tafil Rexhepi, Petro Mitika, Ibrahim Hyka, Gole Muço e Xha Qemali e tjerë.
Çeta Partizane e Gorës, si mbartëse e Çetave Patriotike me emër siç ishin; Çeta e Kajo Babieni, Ismail Dërdusha, Malkë Zvarishti, Hysen Pirgu, Xhelo Selca, e tjerë atdhetarë që i rriti Gora, ky djep i luftëtarëve të lirisë në breza. Çeta e Gorës me një herë u hodh në aksione konkrete. Së pari puna agjitative për ngritjen e popullit në këmbë në këtë luftë të shenjtë për liri. Aksionet e kryera nga Partizanët , bënë që populli t’i presë me krah hapur bijtë e tyre, duke shtuar dhe radhët e luftëtarët për liri. Çeta kreu -14-aksione, si ai i 24-korrikut-1942-në prerjen e linjave telefonike, aksioni i dytë, në mëngjesin e 23 gushtit 1942- te Gryka e Grabovicës, për të mos lejuar internimin e të burgosurve partizanë. Aty u vranë shumë xhandarë, por ra Heroikisht edhe dëshmori i parë i Çetës, Tafil Rexhepi, djali i Nënë Pashakos. Kjo tregoi se vepra e Tekiut qe një gur i çmuar, një margaritar që ndriçoi rrugën për krijimin e 5 Çetave të tjera partizane në Gorë. Të komanduara nga Xhezar Senishti, Zalo Zvarishti, Neki Dushku, Shaban Zereci e tjera. Këto Aksione të Çetave Partizane, qenë enciklopedia e re e Krahinës së Gorës e që vazhdonte me krijimin e tre Batalioneve partizane “Ali Këlmendi” “Gor Opari” “Çlirimi” dhe “Themistokli Germenji”si dhe të dy Brigadat Partizane; Bri -IV.S dhe Bri.IX.S. Ajo qe një mesazh i fortë, një e vërtetë e madhe guximi i çdo brezi gorarësh, jetonte e lartësohej me bijtë e saj. Ja si i sjell poeti gorar Besim Shyti në këtë moment të gurit të provës të Tekiut që në krah kishte Reshit Çollakun:
“Ç’më kujton Bregu i Ohrisë- Që nga koha e stuhisë- Të dy Çetat partizane- Ndezën luftën për lirinë – Në krye kishin dy trimat – Dhe Reshitin dhe Tekinë.” Vepra e Tekiut është Takimi i Lenies më 5-6 shtator 1942, me grupet e armatosura, me njësitet e fshatrave, ku u hodh hapi i krijimit të Çetave të tjera. Dhe vendosja e Këshillave N Ç, gjatë Luftës për liri, si dhe aksionet luftarake ndoqën radhas, si ajo e Bollovodës më -2-tetor-1942- ndaj dhelprës plakë të fashizmit, Filip Tomës. Çarmatosja e Postës të Moçanit më 12-dhjetor-1942. Kjo tregoi rritjen e aftësive drejtuese të Komandant Tekiut. Aksoni për Çlirimin e Voskopojës më 16-janar-1943 -Katër ditë luftë në Kuqar të Përmetit nga data 1-4-korrik-1943, si dhe 5-ditë beteja e Maliqit-10-15-shtator-1943, ku fashitët lanë në fushën e betejës-200,e ca të vrarë. Teki Kolaneci, ka qenë njeri i afërt, i besueshëm, shpresëdhënës e i pandarë me Partizanët e gorarët. Lot dhimbjeje derdhi kur pa të vrarë Skënder Çaçin në luftimet e Gurit të Bletës mbi fshatin Grybec te Gorës, më 16-tetor-1943. Tekiu në shkollën e luftës mësoi artin e të luftuarit, taktikën e Luftës Partizane. Sulmonte për të fituar e mbrohej për mos u asgjësuar. Talenti i komandantit vendimmarrës si ushtarak spikati në Gurin e Kamjes’’-10-14-Dhjetor-1943-kundër gjermanëve e ballistëve në Gorë, këtu Teki Kolaneci, ndonëse i plagosur u bë shembull heroizmi partizan. Poeti Vebi Skënderi do shkruante “Guri i Kamjes shkrep e gur-Katër dit u dogje nur –Shkëmb Tekiu, ti copë e gur-Shtatë plagë s’bie përdhe-Shtatë plagë tok me ne –Teki Kolaneci, tashmë Komandant i Shtabit të Qarkut Korçë, i kishte dalë zot Luftës Çlirimtare për jetë a vdekje. Malet gjithmonë kanë qenë aleatët më të mirë të luftëtarëve të lirisë që nga koha e Skënderbeut, do thoshte Heroi ynë gjatë Operacionit të Dimrit e Qershorit, kur raporti i forcave arriti 1/5 për pushtuesit. Populli i varfër por bujar besnik e trim krenar për lirinë e Gorës. Tekiu, i dha forcën që t’i rezistonte çdo tufani e pushtuesi. Ai ndërtoi planin luftarak për çlirimin e qyteteve të Korçës- Përmetit, Pogradecit, Elbasanit,e Tiranës, me përvojën e një liderit ushtarak, me autoritet drejtimi e komandimi si kuadër madhor të UANÇ. Qenia e Teki Kolanecit në krye të Brigadës XV për lirinë e Kryeqytetit, do ta vendoste si një simbol të historisë së Gorës, por e vet historisë së kombit shqiptar, si një emër emblematik që na jep të drejtën të krenohemi me bijtë e Gorës i dhanë atdheut jetë e liri. Dhe Gora i këndon;
Teki Kolaneci, ku je o shqipe malit -Të shkëlqeu mbi supe ylli i gjeneralit- Teki Kolaneci, rrit nën fletën e ftoit –Ç’e gëzove Gorën me yllin e Heroit. 
75- vjetori i Çetës të Gorës e komandat Tekinë e kemi pranë, me zërin e ëmbël e përkujdesjes,me atë pamjen e bukur e komandantit partizan në Qarkun e Korçës, korrekt e i vendosur. Njeriu që se ndau fjalën nga veprat, konsekuent, kuadër ushtarak i nivelit të lartë, me aftësi organizuese e drejtuese, me përvojën e luftës partizane, me praktikën e kohës, me vizion e kontribute të çmuara në strukturat ushtarake. Teki Kolaneci, për Gorën, Korçën e Shqipërinë, mbetesh bir i lavdishëm, gjeneral i sprovuar, një Hero që do të mbetet gjatë në mendjet e zemrat tona e brezave të ardhshëm. Jemi krenarë të pohojmë me zërin plot se figura e personaliteti tënd të spikatur, nuk ka guxuar ta preki as pak erozioni i kohës, i ziliqarëve e hileqarëve të historisë, pasi shkolla e punës tënde, ishte e standardeve të larta. Ne Krahina e Gorës si dhe shokët e LANC, krenohemi me virtytet e larta të Heroin e Popullit, Gjeneral Teki Kolanecin .
Ish Ushtarak – Bexhet Fezolli – Prill – 2017
Sigal