Dokumentimi zyrtar politik i Pashalimanit

1170
Vijon nga numri i kaluar
Çështja e Pashalimanit nuk mund të kuptohet e plotë, vetëm me dëshminë e mësipërme okulare, pa vlerësuar dokumentat e kohës. Për këtë qëllim në mënyrë të shkurtuar, po i referohem, dokumentacionit në fjalë: 
– Dokumenti, nr.27, prot. CRV. Tepër Sekret. Ekzemplar nr.1. Projekt. Dt.26.3.1959. Ky dokument përfshin, 12 nene, të cilat përbëjnë bazën juridike të marrëveshjes, midis R.P.SH-së dhe B.R.S.S-së për bazën e Vlorës. Në të 12 pikat dhe nëpërmjet pesë lidhjeve me lista materialesh, sqarohet, fakti zyrtar, i mosmarrjes në dorëzim, të nëndetëseve, anijeve dhe çdo material tjetër, nga pala shqiptare, sepse nuk ishte e firmosur. 

– Divorci politik, midis B.R.S.S-së dhe R.P.SH-së. 
Deri në nëntor të vitit 1959 “miqtë” e shtrenjtë sovjetikë, ishin kurdoherë të pranishëm në çdo eveniment të jetës sonë. Me rastin e ardhjes së tetë nëndetëseve dhe bazës lundruese “Katelnikov”, Ministri i mbrojtjes Beqir Balluku thotë: “Me këtë rast, përshëndes të gjithë detarët, nënoficerët dhe oficerët e flotës sonë luftarake, për marrjen në dorëzim të këtyre anijeve dhe të ngritjes në to të flamurit të F.L.D-së të R.P.S.SH-së… Flota e jonë luftarake detare, qëndron, tek kampi i fuqishëm e i pathyeshëm i socializmit, që kryesohet nga Bashkimi i lavdishëm Sovjetik…Ne, të dashur shokë edhe miq të shtrenjtë, Ju jemi mirënjohës, për gjithçka që Juve, keni bërë dhe bëni, për ushtrinë tonë popullore…!”. Jo pak, por 15 faqe fjalim i një dashurie të madhe, prej Beqir Ballukut. 
– Dokument i A.Q.U-së, dosja 13, dt.5.11.1960.
Beqir Balluku i përgjigjet telegramit të admiralit Gorshkov, më datë 25.10 1960, ku lexon: “Mora radiogramin e Admiralit, Gollovko, përmbajtja e të cilit më habiti, pasi është në kundërshtim me marrëveshjen tonë dhe kontradiktor me ralitetin e gjendjes, mbi çështjen e marrjes në dorëzim, të katër nëndetëseve dhe bazës lundruese “Nemcinov”. Argumentet, që vihen, si pretekst, për shtytjen e marrjes në dorëzim të anijeve, nga ekuipazhet shqiptare, janë të pabazë dhe i përgjigjen mendimit të padrejtë dhe të papërgjegjësisë të K/Admiralit, Zagrebin, i cili, marrjen e anijeve, nga ekuipazhet shqiptare e ka parë dhe vazhdon ta shikojë, jo drejtë. Realiteti i gjendjes mbi dorëzimin e bazës lundruese “Nemcinov” dhe katër nëndetëseve, është, si vijon…”. Në një përgjigje gati tre faqe Ministri ynë i Mbrojtjes, “argumentonte”, përgatitjen e ekuipazhit shqiptar, për të marrë nëndetëset C-360, C-242 dhe bazën lundruese “Nemcinov”, se instruktorët sovjetikë, kanë qenë të kënaqur nga tanët dhe se komisioni i përbashkët shqiptaro-sovjetik, bëri 10 ditë punë, që anijet tona mund të merren në dorëzim. Mirëpo veprimi i njëanshëm i kundëradmiralit Zagrebin, për të ndaluar dhënien e anijeve në dorëzim, përbën shkelje të marrëveshje, që ekzistojnë në mesin tonë…Duke pasur parasysh sa më sipër dhe se në takimin, që ka pasur shefi i shtabit të përgjithshëm, Gjeneral-Lejtnant Petrit Dume dhe kundëradmirali Abdi Mati me admiralët, Gollovko, dhe Zozulja, në Moskë më 20.10 1960, këta të fundit, janë përgjigjur se anijet, mund të merren në dorëzim, sipas planit tonë. 
– Dosja 13. Lidhja nr.1.Janar 1960. 
A.Q.U. Është një material prej 9 faqesh në të cilat, ngrihen çështje, nga përfaqësuesit e Komandës së Bashkuar, të Traktatit të Varshavës dhe Mehmet Shehut, si kryeministër. Kështu përcaktohet se: “Në datën 23.1.1961, alarmi më Sazan u bë, sepse filloi stërvitje trajnimi, NATO…Herë të tjera, për këto stërvitje të NATO-s, deri në tetor të vitit 1960, jemi informuar, rregullisht, nga Sevastopoli, nëpërmjet, Shtabit të Brigadës së nëndetëseve, por duke filluar nga kjo datë, këto të dhëna pala sovjetike i ka ndërprerë. Sipas, instruksionit ekzistues dhe marrëveshjes, që ekziston midis palëve, përgjegjësia për organizimin dhe drejtimin e lëvizjes së anijeve në gjirin e Pashalimanit, bie mbi palën shqiptare, e cila e realizon këtë, nëpërmjet shërbimit operativ të grupit shqiptar të nëndetëseve…”. Mbasi bëhet ballafaqimi për probleme të ndryshme (9 faqe), me material ankesash, për veprimet e sovjetikëve, nëpër nëndetëset, anijet, dhe në veçanti në bazën lundruese Tomori, si dhe mjaft praktika për shkelje kompetencash, shprehej fakti, që palët mike, i kishin humbur tashmë besimin reciprok. Muajt Janar-Shkurt 1961, sipas çështjeve të panumërta, që u ngritën, si ankesa të palës shqiptare, po merrnin karakter, të tillë provokues: “Pala juaj, ngre vetëm çështje në tym, vetëm në përgjithësi, për të helmatisur, marrëdhëniet e efektivit shqiptar, të B.U.D-it, në Vlorë me efektivin sovjetik. Ajo nuk është në gjendje të përmendë, asnjë fakt, konkret dhe të provojë, kur dhe në ç’datë, njerëzit tanë, paskan manifestuar, një qëndrim të tillë antisovjetik”. Kështu përfundon ky dokument, duke dhënë shembullin në mbylljen e saj, se: “Jo larg, por më 23.2.1960, me rastin e festës së ushtrisë sovjetike, në “Katelnikovin”, që mban flamurin shqiptar, që bazohet në gjirin e Pashalimanit, mbrëmja solemne, në të cilën merrnin pjesë edhe detarë shqiptarë, u çel vetëm me himnin sovjetik”. Pakënaqësira në bazë, ishin të natyrës fillimisht, si ndërhyrje kompetencash, midis, drejtuesve oficerë, të tilla: “Të tërheq vëmendjen, fakti, që pala sovjetike ekuipazhin shqiptar, të bazës e konsideron, si një ekuipazh pa përgjegjësi dhe jo si zot të anijes, të cilën qeveria sovjetike (Tomori), ia ka dorëzuar qeverisë R.P.SH-së, në konformitet me marrëveshjen, që kanë firmosur palët e interesuara. Sovjetikët, kur flasin, nga ekuipazhet shqiptare, në anije, lënë të nënkuptojnë gjoja, sikur ata janë vetëm, nxënës, të lejuar të futen në anije, sa për të mësuar dhe nuk flasin për ta me respektin, që duhet folur për të zotin e shtëpisë, për të zotin e anijes…Kjo vërtetohet edhe nga shprehja shumë ofenduese, që kundëradmirali Jegorov, i lejoi vetes më 15.11.1960, duke i thënë komandantit të grupit shqiptar të nëndheseve, se: “Nëndetëset nuk janë tuajat, mbajtja e flamurit shqiptar dhe dorëzimi i tyre, me dokumente zyrtare, që u bë nga ana jonë, qeverisë, së R.P.SH-së, me mbërritjen e anijeve, në bazën e Vlorës është vetëm një akt formal, me karakter politik, që kryen ana jonë…Është e vërtetë, se nënrreshteri, Velishova, ka pasur biseduar, me rreshterin sovjetik Varllamov, por nuk i ka thënë “ik në B.S”, siç ngrihet në materialet tuaja…Më 18.2.1961 nuk verifikohet, që elektricisti shqiptar Rrupi, të ketë përdorur fjalën ofenduese karshi shokut të tij, rreshterit sovjetik, Ragusej. Edhe sikur ta ketë ofenduar, kjo nuk do të thotë, që ka marrëdhënie jo të mira, midis detarëve sovjetikë e shqiptarë, pasi ka fjalë ruse, që tingëllojnë keq në gjuhën shqipe”.

– Dokumenti nr.ekstra 25.10.1960. 
Me firmë të Petrit Dumes, jep autorizimi në Pashaliman, që të hyjnë, prej datës 27.10 1960, deri në 3.11.1960, 10 arkeologë sovjetikë dhe dy shqiptarë. (Dhimitër Budina, Burhan E. Dautaj), ndërsa Jorgji Dh. Taja, nuk u miratua. Kjo është e vërteta e dokumentuar për arkeologët sovjetikë. Raportet, që mund të zbulojnë “të vërtetën” e filmit “Ballë për ballë” dhe tërë propogandën e bazës ushtarake detare, e kanë lëndën e parë të përpunuar, nga Sigurimi i Shtetit, të cilat oficerët e asaj baze i marrin vesh, vetëm pas vitit 2000. 
Kryetari i degës së sigurimit të ushtrisë Gjeneral-Major Halim Xhelo, ka firmosur, një numër raportesh, prej të cilave do të paraqesim disa të dhëna, që përmbajnë detaje të çuditshme. 
Në raportin me nr.49, Halim Xhelo raporton udhëheqësit, midis të tjerave edhe këto të dhëna: 
Në dt.12.5.1961, komandanti i skuadrës, së radistëve, rreshter Aleksejevi i ND-284 thotë: “Ju ndihmon B.S, apo jo? Në Byronë politike, ka komunista të vjetër, ateherë, përse u përjshtua Liri Belishova?”. Në dt. 12.5.1961, rreshter Pastuhov Aleksandër Fjodoroviç i ND-284, i ka thënë rreshter Sabri Lleshit: “Ju po ndaheni nga kampi socialist dhe tek ju do të vijnë turqit. Pse nuk shkoi Enver Hxoha në Moskë t’i përgjigjesh Nikita Hrushovit. Rreshter Garmosh Grigori, i po kësaj ND, i tha detar Ali Bunës: “Enveri e prishi miqësinë. Ne nuk duam të bëjmë luftë me juve. Ne jemi 200 milionë dhe po të duam i’ua marrim teknikën. Ju jeni prishur me ne, sepse nuk i’u dhamë bukë. Po të ikim neve, t’i a më vret mua?”. Toger Valeri i thotë nënreshter Dhimitraq Plasës: “Pse u përjashtua Koço Tashko, nga partia dhe Liri Belishova?”. Detar Movçan i ND-290, i tha detar Ilia Gjergjit: “Sa kanë dalë të tillë agjentë? Tani ka akoma më shumë, sesa atehere, kur janë kapur këta që kanë dalë në gjyq, për Teme Sejkon…Një fëmijë shqiptar në Vlorë, më ka thënë mua: Ik sovjetik. Kush e ka mësuar këtë fëmijë?”.

Toger Valja Makarjevici, i ND-284, i bëri këto pyejtje kapiten lejtnant Dhimitër Notes: “Pse janë armatosur oficerët dhe nënoficerët e karierës? Mos kujtoni ju, se ne do të ikim me forcë ose fshehurazi. Si ka mundësi, që armatimi i të gjithë ushtrisë shqiptare është sovjetik dhe të drejtohet kundër nesh? Këto anije, që gjenden këtu janë sovjetike dhe ne do t’i marim në qoftë se na urdhërojnë. Ne i kemi shitur anije Egjiptit, aeroplanë Indisë, dhe këto janë shitur me flori. Ju nuk keni flori. Si shpjegohet, që në R.P.SH, në krahasim me popullsinë, ka shumë forca ushtarake, afërsisht mbi 300 mijë ushtarë, çfarë do të thotë kjo? Ju e dini mirë fare, se Kina nuk ka mundësi t’ju ndihmojë, mbasi atje ka, më se 200 milionë njerëz që vuajnë për bukë, juve nuk ju tregojnë të vërtetën. Shefi i klubit sovjetik i tha toger, Jak Mandres: “Enveri nuk deshi ta përjashtojë nga Byroja Politike Liri Belishovën, po atë e detyruan Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku. Kryedetari Enver (gjeorgjian), efektiv i bazës lundruese “Katelnikov”, i tha K/Detar Petraq Rizës, se: “Kur njerëzit janë në fuqi, i duartrokasin ata dhe i duan, ndërsa mbas vdekjes ka të tjerë, që thonë fjalë të këqija dhe shpifin, si p.sh për Stalinin. Si Stalini, sot ësht Mao Ce Duni, është edhe një tjetër: Enver Hoxha. Juve shqiptarëve iu falënderoj nga zemra, sepse kudo që kam shkuar, na keni pritur me dashuri dhe ngrohtësi të madhe. Këtë kurrë nuk do ta harroj. Kapterr, Gallustov Ivan Hacaturoviç i tha toger Skënder Doçit: “Ne me Kinën e kemi në rregull, sepse ata na kanë kuptuar shumë mirë. Ju po largoheni nga kampi i socializmit” Kapiten lejtnant Negashevi i tha kapiten Asti Popës, se: “Ju flisni kundër B.S. Ju jeni dogmatik. U bë veza të mësojë pulën. Ju shqiptarët as që kuptoni nga politika”. K/Detari Viktor Krabivin i tha detar Ismet Gjokicës, se Enver Hoxha ka kërkuar vetë ikjen e anijeve sovjetike. Ju nuk keni fonde t’i blini ND, pasi një ND, është barazi me investimet e Planit III Pesëvjeçar”. Nënrreshteri Savosjev i ND-296, i thotë detarëve shqiptarë: “Trimërinë dhe heroizmin tuaj, do ta shikojmë, më dt.18.5., kur do të vijnë transportet sovjetike”. Komandanti i ND-290 Iger Borisovic Kamorov i tha komandantit kapiten lejtnant Petrit Myftiut, se: “Tek gjyqi , që po zhvillohet nuk kam besim, sepse është e çuditshem, që nënkryetari i kooperativës dhe bariu, do të rrëzojnë pushtetin. Gjyqi i rëndësishëm dhe i rrezikshëm, ka qenë ai kundër Berias. Pse keni bërë një bllokadë të tillë nga deti dhe keni vendosur roje në tokë. B.S, ka katërqind e ca ND dhe po të jetë puna për 4 ND dhe nje bazë lundrese, për ne këto nuk peshojnë. Këto i zgjidhin qeveritë tona. Detari Sanja Rrillkin, i tha detar Koço Vlashit: “Pse nxirrni në gjyq Teme Sejkon. Ai është njeri shumë i mirë”. Kapiten lejtnant Hartavaz Hacaturian dhe toger Ignaciuk Alosha, i thanë toger Jak Mandres,se: “Gjyqi i juaj është fallco, ky është bërë me qëllim. Mehmet Shehu, ka qenë oficer fashist dhe marksizmin e di në mënyrë përciptazi. Në fjalimin që mbajti në Pashaliman, vinte erë psikozë lufte. Në fjalimin që mbajti Mehmet Shehu në Kongresin IV, ku thuhet: “Ata, të cilët nuk na respektojnë neve, në fillim do të kenë pështymën fytyrës, grushtin hundëve dhe po qe nevoja dhe plumbin ballit” – këto i ka drejtuar kundër nesh. Kush e ka krijuar partinë tuaj? Në çfarë viti është bërë komunist Koço Tashko, Panajot Plaku? Gjatë Luftës N-ÇL, në Shqipëri ka patur sovjetikë, të cilët kanë drejtuar Luftën dhe Ppartinë tuaj e ka krijuar dikush tjetër”. Nënrreshter Alek, i bazës tokësore i tha marinarit Tonin Fishta, se: “Unë po të isha shqiptar do të pranoja me gjithë qejf që Shqipëria të bëhesh Republika XVII e B.S.”. 
– Në dokumentin nr.50, Tepër-Sekret, Vlorë, më 11.5.1961, me titull “Përmbledhje-Shënime Operative”rezulton: 
“Në takimin e dt.10.5.1961, që ka patur bashkpunëtorja “portokalle” me sovjetiken Svetllana, ajo i tha se në dt.12.5.1961, të gjitha familjet sovjetike do të nisen për në B.S, ndërsa për burrat, akoma nuk dimë më gjë, se kur do të nisen. Të gjithë plaçkat, që heqin nga qyteti i Dukatit i çojnë në Katelnikov. Në bisedën që ka zhvilluar kapiten Xhavid Seli Mullari, me këshilltarin e tij Aleksei Petroviç Abranov, ky i fundit i ka thënë: “Ju jeni plotësisht kompetent për këto mjete, që ju kanë dhëën në ngarkim, prandaj është e drejtë t’i mbani këto dhe kur të përgatisni kuadro të tjerë duhet t’u jepen të tjera”. 

Në bisedën që ka bërë bashkpunëtori “Vigjilenti” me sovjetikun Valentin, ky i fundit i ka thënë: “Liri Belishova e Koço Tashko u përjashtuan nga partia, sepse këta janë dy miqtë e B.S. Neve nuk kemi dëgjuar dhe nuk dimë gjë mbi biografinë e Mehmet Shehut, se cili është ky. Ne e dimë, se juve e doni shumë Stalinin,. Por duhet të dini, se Stalini nuk ishte rus, por gjeorgjian dhe si i tillë ai ka bërë shumë gabime të rënda”. 
– Dokumenti nr.52. Informacion “Mbi gjëndjen në Pashaliman nga dt.13-15maj 1961”. 
Në pikën e parë të informacionit theksohet ky fakt: “Deri në këtë kohë efektivi sovjetikëve nuk futej në diskutime politike, por thoshin: “Ne jemi ushtarë, mosmarëveshjet t’i zgjidhin të mëdhenjtë lart.” Pas kësaj date, tek sovjetikët shihet tendenca për të hapur diskutime politike, pak a shumë për çështje të tilla: “Udhëheqja juaj është vënë kundër Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare dhe ne do ikim dhe juve do të mbeteni vetëm. Anijet janë tonat dhe ne do t’i marim ato të gjitha. Me të ikur ne, juve do t’iu sulmojnë; ne nuk ikim vetë, por na ndiqni juve, tek juve persekutohen miqtë e B.S etj.” Bashkpunëtori “Çajka”, informoi se sovjetikët e nëndetëses 216 më dt.12.5.1961, kishte vulosur me plumb të gjitha rubinetat e ujit te pijshëm… Bashkpunëtori “Torpieda” informon se në dt.12.5.1961, personeli sovjetik i kaldajave të bazës lundruese Tomorri, pati përplasje me tanët duke thënë se ne jemi instruktorë këtu… Bashkëpunëtori “Portokallja” informon, se Vera Smirnova, gruaja e inxhinier kapiten Spirnovit, ka thënë, që burrat tanë do të mbesin këtu…Më dt.15.5.1961, para se të iknin familjet sovjetike nga Dukati, kanë lajmëruar, disa çamër dhe fshatarë dukatas, të vinin se do t’u jepnin ca plaçka. Kur janë grumbulluar nje seri njerëzish, ata kanë hedhur para dyerve të tyre, plaçka të vjetra veshmbathje. Në momentin që njerëzit derdhen mbi rraqet e tyre të qelbura, këta i kanë fotografuar. Mesa duket për t’i përdorur si materiale figurative”.
Nesër do të lexoni: Gjeneral-Major Halim Xhelo, shkruan mbi gjendjen në Pashaliman, Pashalimani në paraqitjen e një dokumentacioni për sferat e larta, dokumenti nga fondi i A.Q.U-së
Sigal