Dokumentet sekrete, urdhri shtetëror për mbylljen e Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”

1268
-Në shkurt të vitit 1947, shkolla e pionierëve, me Dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, mori emrin Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”.
-Në fillim të vitit 1948, komisar i shkollës u emërua Koço Lako, ndërsa drejtor i sajë Stavri Angjeli.
-Në fund të vitit 1948, komandant i shkollës emërohet Ferit Radovicka, ndërsa komisar emërohet Bedri Gjergji.
-Në vitin shkollor 1949-1950, rritet numri i skënderbegasve, dhe shkolla transferohet në Laprakë.
-Fillimi i vitit mësimor 1951-1952 u bë në Vlorë.
-Në Olimpiadën Teatrale të zhvilluar në vitin 1954, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, mori Fletë Lavdërimi nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.
-Në verën e vitit 1956, shkolla mori pjesë në aksionin për shpyllëzimin e kodrave të Zall Herrit.
-Në shtator të vitit 1959, Shkollës e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, zhvendoset në kazermat e Regjimentit të Ndërlidhjes.
-Në gusht të vitit 1966, për një muaj rresht, nxënësit e Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, bënë aksion në Bizë për të mbledhur humus për tokat e reja dhe në Tapizë të Tiranës për shpyllëzim e hapjen e tokave të reja.
-Në shtator të vitit 1966, drejtor i shkollës emërohet Fiqri Shtëpani.
-Në nëntor të vitit 1966, në festimet për nder të 28-29 nëntorit, ditës së pavarësisë dhe çlirimit, efektivi i shkollës “Skënderbej” manifestoi kalimin me not dhe pajime të liqenit artificial, në prani të Enver Hoxhës e udhëheqësve të tjerë të vendit.

…shkrimi u botua në Gazetën Telegraf 
Sigal