Djali i Mehmet Shehut, Skënderi: Biseda me babain për fejesën time me Silva Turdiun

363
Roland QAFOKU 
Skënder Shehu/ Figura e Mehmet Shehut, reabilitimi, a ishte Mehmeti poliagjent, e vranë apo u vetvra, autopsia, letra e Paskal Milos, ëndrra që u bë realitet, fejesa me Silva Turdiun, roli i Nexhmijes, gjyqi i Fiqëretes, Suedia dhe pengu i jetës. 
Në një intervistë për “Channel One”, Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit të PPSH-së, Mehmet Shehu tregon për jetën pranë njeriut më të rreptë të regjimit komunist, marrëdhëniet me të, por edhe pengjet; pse fejesa me Silva Turdiun, vajzën e një familjeje të deklasuar në atë kohë, ndikoi që Mehmet Shehut t’i bëhej gjyqi nga partia. 
Çfarë solli simpoziumi i organizuar në kuadrin e 100 vjetorit të figurës së babait tuaj?
Po është e vërtetë që u bë një simpozium me rastin e 100 vjetorit të babait tim nga ana e shoqatës së Mallasaktrës ku edhe unë isha i ftuar.
Simpoziumi, përbënte lajmin e ditës me prononcimet e Fatos Klosit, Sabit Brokajt, Idajet Beqirit. Çfarë përbën qëndrimi i tyre për ju?
Kam takuar njerëz që bëjnë vlerësime për tim atë, ata vlerësojnë punën që im atë ka bërë për ndërtimin e atij shteti. Gjatë gjithë kësaj kohe që pas ’91, që kur kemi dalë nga burgu kam takuar shumë njerëz të nivelit akademik dhe të niveleve të ndryshme që më kanë bërë vlerësime për tim atë. Por për punën që ka bërë në ndërtimin e asaj ekonomie dhe shpeshherë kam menduar, se pse këta njerëz e verësojnë dhe e vlerësojnë njerëz të rrymave të ndryshme. Enver Hoxha zhduku analfabetizmin , gjakmarrjen, por kur thuhet kështu që E.Hoxha arriti këtë apo atë, mendoj që sistemi i arriti këto gjëra. Për Mehmentin mendoj, që ai ka edhe kontribute individuale p.sh. vajtja në luftën e Spanjës si vullnetar, drejtimi i Brigadës së Parë, komandimi, ka qenë komandant në çlirimin e Tiranës, ka komanduar p.sh. atë. luftë, ka udhëhequr provokacionet e gushtit ’49, janë qëndrimime individuale, pra përveç punës që ka në ndërtimin e asaj ekonomie që u ndërtua këto janë kontribute individuale, këto janë gjurmët e tyre.
Ka një tendencë bardhë e zi në Shqipëri edhe për babanë tuaj, ju si e shikoni këtë?
Po domoemosdo ai ka qenë mininistër i brendshëm i këtij sistemi dhe njeriu i dytë i atij sistemi. Ai ka përgjigjësitë e tij në ngritjen e atij sistemi ..edhe gjatë Luftës ka eksese, Bashkimi (vellai im e përmend) për të cilat ai pendohet në fund të jetës së tij. Mund të përmend edhe këtë. Mbas goditjes së Koçi Xoxes ata kishin vënë Sigurimin mbi partinë, une e vura partinë mbi sigurimin, por ky si duket ka bërë platformën e saj dhe ka përgjegjësi në forcimin e sistemit. Duhet të përmend një gjë në ’67 kur mbarova gjimnazin dhe do hyja në universitet i thashë për deshirat që kisha inxhinieri dhe zgjedhja tjetër ishte juridik. “Bëhu ç’të duash, vetëm dy gjëra nuk të lë të bëhesh; mjek edhe jurist”. Mendova ç’ kanë të përbashkëta këto dy gjëra…do të jesh i detyruar ndoshta të dënosh të pafajshëm, ndaj mendoj..pra ju them se ai ka qenë shpesh i detyruar të marrë vendime dhe më vonë ka refletuar: unë i bëra, por ti jo.

Bëtë mirë.
Ka qenë i detyruar të marrë vendime, por ka reflektuar për të mirën e socializmit perifrazoj: Unë i bëra, por ti jo. Kjo më bën të mendoj që kishte reflektuar. Dua të përmend edhe diçka tjetër: Kam gjuajtur me të që nga viti ’73 deri para se të ikja në Suedi. Rradhës tjetër kur vajtëm në gjueti tha, që sot e tutje do gjuajmë vetëm unë dhe Skënderi, pra po të ndodhte gjë e kemi bërë; o ti, o unë.
Një pjesë e bashkëpunëtorëve janë shprehur që Mehmeti ishte i rreptë ? Për ju si ishte babai juaj?
Në vitet e para, herët dhe unë kam pasur këtë perceptim, ka qenë i rreptë, ka qenë impulsiv, reagonte menjëherë. Takonte kryetarët e komitetit, sekretarët e parë dhe jam befasuar, pasi bisedat ishin komunikuese, ishte shumë komunikues me ta, natyrisht kur ndodhte diçka…por në këtë kuadër ai i linjës së ashpër, por duhet thënë se ai ka bërë disa veprime nga më liberalet. Në fund të viteve ’60 ose për 2-3 ditë Blloku në Durrës u hap dha urdhër të hapej, nuk ishte ndonjë gjë e madhe dha urdhër që ushtarët e gardës të lagoheshin pasdite dhe njerëzit të kalonin të lirë. Pas dy ditësh u korrigjua, se Kadri Hazbiu lajmëroi Hoxhën. Në një festival teatrosh ishte “Njollat e murrme” ai ishte shumë entuziast, duartrokiti, vajti në skenë i uroi kurse disa ditë më vonë u quajt si vepër e gabuar dhe u godit nga Enver Hoxha. Mund të them edhe për televizionin italian, ne e shikonim, por e shikonte gjithë Tirana. Babai im dhe Beqir Balluku ishin ndër të parët që vunë antenat rreth vitit ’63. Kur ishim në Durrës morën televizorin e shtëpisë. Pastaj më vonë u vu edhe amplifikatori në Dajt, por ama kjo filloi në këtë mënyrë. Ajo që Tirana pa mbi 7-8 vjet lirshëm filloi në këtë mënyrë.
Pse ai ju kishte pikë të dobët.
Ai na ka dashur të tre fëmijët, unë nuk isha as i madhi e as i vogli. Një farë kohe ne gjuanin bashkë dhe ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet.
Ka pasur shumë akuza për babanë tuaj si poliagjent. Në ’42 ai ka qënë hartues i një programi social demokrat thuhet.
Historia e atij programi ka qenë kështu. Në vitin ’73 me rastin e 60 vjetorit atij iu dhurua programi që kishte hartuar në 42, kur ishte kthyer nga Spanja. “Këtë program unë e kam shkruar kur jam kthyer nga Spanja dhe nuk kisha dijeni që ishte formuar partia dhe në atë kohë e kam shkruar programin. …Ishte në një dosje, kam paraqitur idetë e mia”. Ai kishte qënë anëtar i partisë komunistë spanjolle dhe italiane…
E vranë apo vrau veten është një pyetje që bëhet prej 31 vjetësh. Vëllai tha batutën e famshme: atij i vranë veten, ju vazhdoni me dyshimet?
Tani kjo është një temë e pashmangshme dhe është e preferuar nga mediat. Unë mendoja se do të flisnim më tepër për jetën. Mund t’ju them një gjë, edhe pas kësaj bisede kjo gjë nuk do të zgjidhet d. m.th. është vrasje apo vetëvrasje… por prapë kjo do të ngelet dhe do të hapet prapë. Këtu janë të ndara në këtë mënyrë bardhë e zi, këtu nëse. do të thuash e ka vrarë veten që është versioni i pranuar në atë kohë…Unë para se të vazhdoj më tej, ky version ishte version i vetëvrasjes…edhe unë kur kam ardhur këtu nga Suedia vëllai më ka thënë që ka vrarë veten… shkurtimisht kishte pak gjak se kishte vendosur pambuk ndoshta per të eleminuar zhurmën.

Ndërkohë doli versioni tjetër nga i vetëvrasjes?
Ky version ka dalë para ’91, disa muaj më vonë dhe në atë kohë ishte akuzë shumë e rëndë për sistemin që keni vrarë edhe kyministrin, po ishte më e rëndë se akuza që kishte vrarë veten, por tani ai sistem nuk është më, kujt t ia kërkosh kush e vrau….
Ka dyshime, kam parë që ka dyshime, por përgjithësisht pranohet që në rast se ka një shpejgim. Në këtë rast shpjegimi më i thjeshtë është i vetëvrasjes.

Ka një urdhër për të mos bërë autopsinë? 
Fatos Harito më ka thënë se shefi i tij atëherë e kishte urdhëruar të mos kryente autopsi. Po ky njeri i ka bërë autopisinë edhe nënës suaj. Nuk është se unë e përjashtoj nëse ka fakte dhe argumente, versioni i vrasjes nxjerr më shumë pikëpyetje, se version i vetëvrasjes. Unë jam i bindur që është vetëvrasje.
A jeni i bindur kur eksperti balistik thotë ato që thotë?
Situata ishte e tillë sa vetëvrasja ishte e pritshme, ju i keni lexuar diskutimet në Byronë politike, nuk ju bën përshtypje diskutimet e anëtarëve të Byrosë. Çfarë aty duket qartë edhe Besnik Bekteshi që nuk i thonë Mehmet, Pali Miska po ashtu, kurse anëtarët e vjetër i thonë shoku Mehmet, këta që i thonë Mehmet …atyre u është thënë para mbledhjes që qëndrimi ndaj tij është i tillë në Pallatin e Brigadave.…këta kujtojnë që është një mbledhje partie këta i thonë Mehmet dhe këta shoku Mehmet. 
Ka një letër….që e nxori Paskal Milo
Po e nxori Paskal Milo dhe aty ka një letër, mos të hyjmë në të gjitha detajet. Dy detaje janë tepër interesante, jo juve por edhe analistët e tjerë nuk ju kanë bërë përshtypje ndonjë gjë. Në rradhë të parë dua t’ju them çfarë mund të ketë shkruar dhe ajo na ka thënë ato gjëra që janë. Pavarësisht çfarë mendoj unë, dhe ne këtë e dinim që pas disa ditësh….
Ka hapur derën, kanë qenë duke parë televizor me vëllezërit dhe kanë folur rreth dy orë me Fiqeretin…ajo na tha në internim në Belsh, kur e pyetëm pak a shumë ato që ishin shkruar në letër, ç’ka përjashton mundësin e falsifikimit të letrës. Në letër ai thotë autokritikën time që ju e quajtët alibi d. th.m. gënjeshtër, alibi nuk është gënjeshtër është justifikim.

Ju i zhvarrosët eshtrat në vitin 2001. Nuk ju shkoi ndër mend të bënit një ekzaminim të eshtrave?
Jo. Jo as që na shkoi mendja në versionin e vetëvrasjes është ajo që ka pak gjak, por ama në versionin e vrasjes ka shumë më tepër, kush e vrau nga këta, E. Hoxha, K Hazbiu, R.Alia ose dikush tjetër, që s ‘është asnjëri nga këta.
Në librin e vëllait tuaj Bashkimi flet për një hedhje zari për të parë fatin e Mehmetit.
Dhe një ëndërr…
Në moshën 40 vjeç lidhet me një operacion
Mirë atëherë ëndrra është këtu, ëndrra është diçka personale, po fakti është kështu me këtë ëndërr meqë e kërkoni, kur do të ikja në Suedi pasi u bë fejesa, unë isha në Greqi…ndërkohë zgjohem një ditë me një ëndërr sikur po ngjitem me gaz në rrugën për në Labinot Mal, dhe në një kthesë më del një oficer, ka qenë një oficer i Nexhmijes, më vonë roje në uzinën Dinamo faktikisht. Dhe i them çfarë ka ndodhur dhe më thotë bandat kanë vrarë Mehmet Shehun dhe vjen dikush nga ambasada dhe më thotë, se ka ardhur një telegram nga babai që thotë, kthehu.
Ju keni thënë, se nëse babai do të më thoshte, jo për fejesën, ju nuk do të fejoheshit? Si ndodhi kjo?
Po domosdo që nuk kisha si të fejohesha. Fillimisht i tregova mamasë, i tregova se kush ishte, “bobobo po pyet më mirë, po, nuk ishte dakort, pyeta i thashë unë. Tani i thashë, thuaji babait, sepse kishte xhaxhanë, jo ishte djalë xhaxhai, Arshi Pipa. Vajta te Mehmeti, hyra në dhomën e punës, -Hë mo Neli ke ndonjë lajm?
Po- i thashë unë.
Mirë ulemi.

Po kam lajm, por nuk e di në kam lajm të mirë apo të keq.
Po sepse ishte përbërja, dhe i shpjegova, se tani Qazim Turdiu kishte marrë urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Nuk më kishte thënë Silva. Silva ishte në skuadrën e volejbollit të Dinamos. Mirëpo këtu tani Fiqereti nguli këmbë që t’i thoshte Enverit. 
Ai shkoi te stabilimenti ku takoheshin për të pirë kafe dhe vajti atje dhe takoi Ramiz Alinë: E njeh Qazim Turdiun? – Po e kam pasur pedagog, ishte njeri i respektuar, pastaj më thonë këta: Edhe Qazimi kur ka marrë dekoratë. Në prishjen e fejesës para se të kaloj do them shkurt tre-katër gjëra. Kur erdhëm nga Greqia këtu …më tha që duhet ta prishësh fejesën. Të shkëputem unë me Silvën? Jo në asnjë mënyrë. Partia dhe populli nuk e pranon atë. Silvës ia thashë pastaj. Të nesërmen në mëngjes, i thashë mamasë.

Si ia thatë Silvës? 
Ia thashë, por ata e kishin kuptuar pak a shumë. Se unë vajta një natë përpara aty, atë natë që u kthyem nga Greqia. Kur erdhëm ne nga Greqia, unë me Silvën unë i thashë që do veja në darkë. Qazimi e kuptoi, qarkullonin fjalë në Tiranë, piva atë gotë konjak edhe ika, të nesërmen u ndamë. 
E takove më?
Të nesërmen edhe një herë tjetër.
Liljana Hoxha thotë se tronditja më e madhe ka që skena kur Nexhmija shikonte në televizor me qësendi gjyqin e Fiqerete Shehut dhe unë hyra në dhomë dhe e pashë të plakur….
Po Fiqereti ashtu ishte e plakur dhe unë kur e kam ballafaquar para gjyqit ishte krejt e thinjur dhe e plakur, por ata nuk e di, donin t’i besonin ato gjëra që dëgjonin dhe prandaj të thashë edhe për eliminimin e Mehmentit zor ta ketë eleminuar pa pohim…..duhej një pohim, ata këmbëngulnin në pohim. Të tilla ishin këto, edhe Liljana, nga ato që bënin ata njeriu habitej,nuk dua të them këtë, por unë jam ndier keq në një rast tjetër kur kam parë dikë që ka ardhur dhe dëgjonte deponimet e një njeriu me të cilin ke patur krushqi…
Roli i Nexhmies?
Nuk e di unë se cili ishte roli i Nexhmijes
Pra gjithçka e e ka bërë Enveri sipas jush?
Jo unë nuk mund të them që gjithçka e ka bërë Enveri, por ai ishte në kapacitet të plotë për ta vazhduar apo për ta ndaluar….luajnë lojën e tyre, bëjnë ato.
Çfarë i quani gabim babait tuaj Mehmet Shehu?
Ç’ gabim i quaj unë… Ato që përmendëm, pavarësisht se ai vinte nga Spanja, pavarësiht se ky mitralier i thjeshtë ishte, deri në zëvendës komandant mund të ketë arritur, por dhe ai është gabim i rëndë që bëri Mehmeti.
Vetëvrasja?
Jo, jo vetëvrasja, nejse ka shumë rrethanë pse e lejuan që e bënë atë të më lejonte mua fejesën
Cili ishte gabimi?
Gjithë ajo periudhë ishte gabim.

Çfarë duhet të kishte bërë?
Ai ka bërë gabime në vlerësimin të situatës.
Cilës situatë?
Në fejesë

Dmth nuk duhet të kishte bërë atë veprim?
Jo nuk duhet ta lejonte që në fillim, por të analizosh këtë tani, çfarë duhet të kishte bërë në atë rast.

Si e mendoni ju, duhet t’i gjente ndonjë gjë tjerër Enveri?
E gjithe filozofia e sistemeve totalitare, gjithmonë i dyti eleminohet, nuk arrin t’ia marrë. 
Mirë Mehmeti bëri këtë gabim që ju la të fejoheshit, por ju bëtë ndonjë gabim?
Jo unë vajta e pyeta atë, ju thatë që Mehmeti ishte i rreptë dhe nëse ai e lejon. Këtu është edhe vlerësimi im i gabuar.
Si ka qenë jeta juaj, marrëdhëniet me fëmijët e tjerë të bllokut?
Shumë të ngushta.
Kur e keni takuar ju për herë të fundit?
Kur më ka përcjellë për në Suedi, pas prishjes së fejesës.

Cili është pengu juaj personal?
Pengu im është jeta do të bënte të vetën, jeta do të merrte edhe Mehmetin dhe Fiqiretin, por pengu më i madh, nëse do e shohim emocionalisht, është ai i vëllait, presionet kanë qenë shumë të mëdha.