Dhimitër Lala: Hrushovi i tha Enver Hoxhës: “Sa të jem këtu nuk duhet të përmendet Titua dhe Jugosllavia”.

876
Sigal

 INTERVISTA/ Flet një ndër operatorët e parë shqiptarë të Kinostudios, ish- partizani i Brigadës së IV Sulmuese, Dhimitër Lala

Ai për shumë kohë ka qëndruar në heshtje, por megjithatë, lexon, shkruan dhe mban lidhje me botën e kinemasë. Dhimitër Lala është një emër i lidhur ngushtë me themelimin e dy institucioneve të rëndësishme të kulturës dhe propagandës, Kinostudios “Shqipëria e re” (1952) dhe Televizionit Shqiptar (1971). Për të qenë të saktë operatori Dhimitër Lala ka qenë ndër të parët që ka xhiruar filmat e parë dokumentarë shqiptar, një vit pas themelimit të Kinostudios dhe ndër të parët që xhiruan në TVSH, që në 1971, vit kur nisën edhe transmetimet ditore të këtij televizioni. Karriera e tij ishte e suksesshme, deri në mesin e viteve ‘70-të, kur ndaj tij filluan provokimet, persekutimet, përndjekjet, burgimet, nënvleftësimet, sepse ishte njeri i drejtë, i punës, jashtë kulisave të kohës. Kur shokët prisnin që ai të dekorohej për punën, vullnetin, sinqeritetin, pikërisht në kulmin e karrierës në vitin 1976 ai u dënua me 6 vjet për agjitacion dhe propagandë. Ëndrra e tij, bota e filmit u këput në mes. E prishën ëndrrën e tij drejt artit, i shkatërruan familjen dhe për mëse një dekadë nisi “udha e ferrit” për artistin e pasionuar. Rruga e tij filmike është shumë interesante. Në vitin 1957 është dekoruar me “Urdhrin e punës të klasit të dytë” për filmit “Pusi 542” me regji të Ilo Pandos si dhe me “Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të dytë për filmin dokumentar “Dyluftim me flakët”,

Aktualisht, Dhimitri jeton me kujtimet dhe brengat e së shkuarës, duke pasur gjithmonë nostalgji për Pogradecin, për Kinostudion, Televizionin dhe për çdo ditë shkruan duke lotuar për padrejtësitë, por duke lënë mesazhe dashurie për të gjithë pa shfaqur urrejtjeje dhe për ata që i shuan ëndrrat e bukura për artin.

 Në këtë prezantim paraprak lexuesi do të dijë diçka për origjinën, luftën, pasionin dhe artin? 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf