Dhimitër Berati, drejtori i parë i gazetës “Përlindja e Shqipëniës” e qeverisë së Vlorës

479
Gëzim Llojdia

Emri i Dhimitër Beratit renditet ndër ata delegatë me atribut nga kolonitë shqiptare. Është ndër firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmosur aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit.

a. Dhimitër Berati ka firmën e veçantë në aktin e shpalljes së Pavarësisë të sigluar me D.Beratti.
b. U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” . Zgjodh anëtar i pleqësisë. Zëdhënës i qeverisë.
Delegatët e Kuvendit kombëtar
Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo. Disa autorë shqiptarë kanë shkruar për koloninë shqiptaret Bukureshtit si dhe për aktin e firmëtarët e Pavarësisë Kombëtare kanë bërë vlerësimin e tyre për figurën e ndritur dhe rolin që ka pasur Dhimitër Berati. Në këtë kontekst Radio Vatikani bëë këtë koment: Dhimitër Berati, atdhetar, politikan e publicist lindi në Korçë më 15 tetor 1886. Punoi disa kohë si mësues i gjuhës shqipe, ndërkohë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në Kongresin II të Manastirit. Ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912, më pas qe delegat në Kongresin e Paqes në Paris, përkrah Imzot Bumçit e Atë Fishtës; para vendosjes së diktaturës drejtoi ministri të ndryshme në disa qeveri si dhe gazetën “Përlindja e Shqipërisë”. U detyrua të largohej nga atdheu nën këcënimin e diktaturës. U vendos në Romë, ku bashkëpunoi me pjesën më të përparuar të mërgatës dhe me revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit. S. Demolli në një rajvizim serioz për figurën e këtij patrioti thekson: Dhimitër Berati është një nga patriotët e Rilindjes sonë kombëtare, i cili së bashku me Dh. Zografin, Dh. Emanuilin, P. Calen, S. Ilon, Th. Floqin e V. Korçën, firmosën Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Dhimitër Berati lindi në Korçë më 15 tetor 1886, ku mori mësimet e para, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1904, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Më 1909, merr pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit dhe më 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit, duke spikatur si një ndër veprimtarët me të shquar të lëvizjes patriotike në qytetin e lindjes. Në nëntor të vitit 1912, Dh. Berati është një ndër organizatorët kryesorë të Konferencës së Shqiptarëve të Bukureshtit, të mbledhur me nismën e Ismail Qemalit në hotel “Kontinental”, ku u vendos që një delegacion me në krye Plakun e Vlorës, të shkojë në Shqipëri dhe të shpallë “Mëvetësinë” nga autoriteti i Turqisë. Në përbërje të këtij delegacioni, si delegat i Kolonisë shqiptare të Bukureshtit ishte edhe Dhimitër Berati, i cili së bashku me Dh. Zografin, Dh. Emanuilin, P. Calen, S. Ilon, Th. Floqin e V. Korçën firmosën Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Duke vlerësuar aftësitë dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare, Qeveria e I. Qemalit e dalë nga Kuvendi i Vlorës, e emëroi Dh. Beratin kryeredaktor të gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, e cila ishte zëdhënëse e kësaj qeverie. Më 1919, Dh. Berati shkon në Paris me delegacionin e kolonisë shqiptare të Rumanisë, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve shoviniste fqinje. Në vitet 1922-’24, merr pjesë aktive në qeverisjen e vendit, si Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie. Gjithashtu, përfshihet si anëtar i Komisionit të Përcaktimit të Kufirit në Jug të vendit me Greqinë. Në vitin 1929, emërohet sërish Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme, kurse në vitin 1934 deri 1936, punoi si ministër i Ekonomisë Kombëtare e 1936 – 1939 ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Romë. Në vitin 1941, Dh. Berati është ministër i Kulturës Popullore dhe zëvendësministër i Arsimit. Pas Luftës së Dytë Botërore, emigroi në Itali. Vdiq në Romë më 8 shtator 1970. Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”. 

1) Dhimitër Berati, jo vetëm firmëtar, por është edhe drejtonjës i gazetës së qeverisë së Vlorës: “Përlindja e Shqipëniës”. Burimet citojnë pozicionimin e DH. Beratit si drejtonjës i kësaj gazete. 
Burimi i parë: U emërua “Drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. 

Burimi i dytë: Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati. B. Gace cilëson: U zgjodh delegatë i kësaj kolonie për në Kuvendin historik të Vlorës, ku firmosi aktin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Në dokumentet e Qeverisë së Vlorës, emri i tij shënohet krahas Dh. Zografos, Dh. Mbrojes dhe Dh. Ilos, si delegat te kolonisë shqiptare të Buku¬reshtit.

2) Qeveria e Vlorës e ngarkoi me detyrën e sekretarit të misionit diplomatik të kryesuar nga Ismail Qemal Vlora.
Disa të dhëna rreth gazetës së botuar nga Qeveria së Vlorës
Gazeta e parë e shtetit shqiptar është: “Përlindja e Shqipëniës”, botim i Qeverisë së Vlorës, nxori dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati, aty kontribuoi edhe publicisti Mihal Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit. Publicistika e Dhimitër Beratit. Nga autorët që kanë studiuar figurën e tij, Dh. Beratit përmendet si atdhetar, politikan e publicist shqiptar. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar, shkruan Wikipedia.“Shënime historike mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve”. Shtëpia Botuese “Husi Borshi”, 2007 – 87 faqe. Kur emigroi nga vendi ai u vendos në Romë, ku e gjejmë bashkëpunëtor të revistës “Shejzat” të Ernest Koliqit. Disa fakte të panjohura nga kërkimet tona, gjejmë parathënien që ai ka bërë librit “Mësimeve” në vitin 1942 . DH. Berati shkruan për frashëllinjtë, Frashërin dhe Naimin, poetin kombëtar kur ishte në moshë fare të njomë. Dh. Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”. Dispatur, 15 tetor 1942. Ai shkruan: “Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës, në fund të një luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh, që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie, rrëzuar 20 vjet më parë…Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht. E ribërë është shtëpia nga themeli. Por këmbë në shekullin XX, s’vuri asnjë nga frashëllinjtë aty. 

Duke folur për Frashrin: 60 vjet më parë, shprehet ai ishte – një qytet zotërinjsh të pasur. Ata fitonin me harxhe në Greqi dhe Bosnje. U rrënuan kur financimet e spahinllëkut u ndërprenë. Dhe së fundi, zbritën një nga një në emigrim. Renta e vogël shkëmbore nuk i ushqu më. Përveç ajrit të pastër dhe ujërat e kthjelltë mbetën në frashër qiejt vjeshtor. Ajazi beu mbërriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpitë,që i zuri syri ishin disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpitë ishin Aliçikasit, Cerasit, Bregasit, Bakasit. Alicikasit. kur u shtuan, populluan Orgockën dhe Butkën. Bregasit. Bregasit formuan Goroshianin dhe Lushnjën. Bakasit. Bakasit zbritën në Koblarë, thotë Dh. B në parathënien e “Mësime” të Naimit.

Duke folur për Naim Frashrin: “Naimi 7-8 vjeç, i hollë, i gjatë, me sytë të zezë, ç’këlqyer, i zeshkët gjeç shkruante mbi kartë cingari, shkrimin e bënte me vrejtje të mëdha dhe të qaseshin pranë, që këndonte ca vjersha më një gjuhë fare të ndryshme.

Dambara, xhandara,ta
Minrara ,lanfurka, da!
Vjershëronte kur ishte 10 vjeç,
Synbyli zade almak
Kështu ka urdhëruar Perëndija,
Kur të jetë njeriu plak,
Urdhër të mos ketë fëmija.
Ky djalë vinte në vjershqarjen e një vëllake, të quajtur Tatë për të ëmën Raza duke thënë:
Qan Tata, vdiq Raza,ga
Hajfura, rimbada,fa…*
…. Dhimitër Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”. Dispatur, 15 tetor 1942