Dëshpërimi dhe lotët e korrespondentit të gazetës “Koha” për çupat e Korçës

785
Gjithnjë e kam parë duke qarë… Tani ai nuk jeton më, duhet të ketë shumë vite që ka vdekur, por mua më duket sikur ai ende qan edhe sot e kësaj dite, sepse nuk besoj se ai i harron dot ato që pa me sytë e tij. Nuk ia di varrin që të shkoj e t’i përulem me adhurim, por jam i sigurtë se për shkak të lotëve të tij, rreth varrit do t’i kenë mbirë shumë lule. Edhe lotët e çupave të Korçës që u derdhën ditën e largimit të tij nga kjo jetë, me siguri që do t’i jenë shndërruar në karafila. Nuk ia di as emrin këtij njeriu, sepse ai për shumë vite u njoh vetëm si korrespondenti i gazetës “Koha”, që botohej nga Koço Grameno dhe i tillë mbeti. Gjithnjë i lutej botuesit që të mos ia shënonte emrin në gazetë, sepse po ta merrnin vesh ata që nuk e donin, mund ta zhduknin nga faqja e kësaj bote. Poshtë shkrimeve të tij gjithnjë shkruante: “Pandeliçka”, por ky nuk ishte emri i tij i vërtetë, ishte thjesht një pseudonim. Ata që e dinin se kush shkruante te gazeta “Koha” ishin vetëm njerëzit dhe miqtë e tij. Çdo mëngjes përpiqej të mësonte se çfarë kishte ndodhur në qytetin e Korçës e çfarë pritej të ndodhte. Ai gjithnjë kishte qenë një parashikues i mirë. E njihte atë qytet dhe njerëzit e tij, ua dinte vlerat dhe shpresonte shumë që Korça të ishte një qytet ndryshe; i lumtur. Gëzohej kur dëgjonte një lajm të mirë, por përgjithësisht në shtëpi kthehej i dëshpëruar dhe qante. Lotët e tij i kam gjetur gjithnjë nëpër fjalët e shkruara, sepse ai edhe pse përpiqet ta fshehë dhimbjen, i rrëzëllin mes fjalësh si diamanti. 
  • Çupat e Korçës
  • Djemtë 
  • Ah, fati i vajzave!…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal