Dëshirat e parealizuara të Bekim Fehmiut, Kristaq Dhamo: Të luante Skëndërbeun dhe Titon

1316
Biseda me regjisorin Kristaq Dhamo ishte shumë interesante. Ai mbante medn shumë detaje nga takimi me Bekim Fehmiun. Ja si shprehet Dhamo: “Katër ditë dhe e shoqërova në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Butrint dhe gjatë kësaj kohe biseduam shumë për Shqipërinë, të cilën e donte shumë dhe kujtonte vitet e fëminisë kur ai ishte rritur në Shkodër, të cilën e pëlqente si dhe ishte krenar për historinë e Shqipërisë. Kur pa Apoloninë shfaqi interes për zbulimet arkeologjike. Në Gjirokastër vizitoi Kalanë, Muzeun e Armëve, Muzeun e Luftës (shtëpinë e Enver Hoxhës). Atë natë pa një shfaqje në teatrin e Gjirokastrës. Koha kur ka ardhur më kujtohet që ka qenë në fund të prillit të vitit 1972. Gjatë bisedës me të ai shprehej se roli i Uliksit i pëlqente më shumë nga të gjithë rolet e tjerë që kishte luajtur deri atëherë, aq shumë, sa dhe djalit të tij të madh, i kishte vënë të njëjtin emër. Ai ishte shumë modest dhe nuk i pëlqente të fliste kurrë për veten. Në biseda me aktorët në Gjirokastër ishte shumë i thjeshtë e komunikues (nuk e dëgjova kurrë të thoshte kam bërë këtë rol apo atë rol)”.

Si dhe kur e keni njohur aktorin Bekim Fehmiu?
– Kur erdhi ai, unë isha në Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) dhe e kam shoqëruar në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf

Sigal