Dënimet e gjyqit të Nurembergut treguan se, fati i kriminelëve përfundon në litar, ose në murin e pushkatimit

1998
Sigal

Procesi njëvjeçar i Nurembergut, një mësim për historinë e njerëzimit. Çfarë ndodhi nga data 20 nëntor i vitit 1945, deri më 1 tetor të vitit 1946

 Historia nëpërmjet Procesit të Nurembergut na ka mësuar, se pa ndëshkimin e fajtorëve që kryen krime kundër njerëzimit, atëherë  bota nuk mund të kishte më paqe.  Gjykata Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg është marrë me  shqyrtimin e krimeve të parisë së Reich-ut të Tretë nga 20 nëntori i vitit 1945 e deri më 1 tetor të vitit 1946. Gjyqi hodhi poshtë postulatin kryesor të nazistëve, të cilët e hiqnin veten vetëm si ekzekutues të thjeshtë të urdhrave, që nuk kishin fare në dijeni mbi vrasjet masive duke ia hedhur gjithë faji për këto bëma, monstruozitete Hitlerit që nuk ishte i pranishëm. Për herë të parë në histori u shpallën si kriminale organizata të tëra – shtetërore dhe politike – i gjithë sistemi i pushtetit ekzekutiv të Reich-ut të Tretë.

për më tepër lexoni gazetën Telegraf