Dan Shemë Salaj: Njohja me Zonja Çurren në ditën e vrasjes, si dhe ku u vra zonja e madhe

846
Sigal

Flet ish kryetari DAN SHEMË SALAJ: Ju tregoj lidhjet e Bajram Currit me familjen tonë

LIDHJET E BAJRAM CURRIT ME FAMILJEN TONË

Bajram Curri ka ardhur në Mat në vitin 1924, me disa forca nga Kosova. Ata vinin nga Dukagjini në Derjan dhe janë ndaluar në Lis te Kurt agë Kadiu. Qëllimi i ardhjes së tij ishte pritja e forcave të Aqif Lleshit, që do të vinin nga Dibra për tu bashkuar me to, për të marshuar pastaj drejt Tiranës. Kurt Kadiu i shpërndau forcat e Bajram Currit nëpër fshatin Lis. Në atë kohë familja jonë ishte e pasur dhe me emër. Kurt Aga nisi 15 luftëtarë tek Haziz Shosha, të cilët u strehuan në fshat. Kurti i kishte thënë Bajram Currit se prejardhja jonë ishte nga Shalë-Shoshi e Malësisë së Madhe të Shkodrës, ndaj Ai kishte ardhur me dëshirë në Shoshaj, në familjen tonë, ku çdo natë pritej një berr (bagëti), për luftëtarët e tij. Natën e fundit, kur do të largoheshin nga familja jonë, Bajram Curri i kërkon Hazizit, si zot shtëpie, se nuk do të largohej pa bërë një miqësi me familjen e tij. Hazizi i thotë me prerë (marrë) flokët e vajzës së tij, Bakushes, që ishte e vogël, (Bakushja si u rrit, ka qenë martuar në Lis te Myrte Myrtja), por ai nuk kishte pranuar. Kishte kërkuar me pi gjak me njërin nga djemtë. Pirjen e gjakut e bënë me djalin e madh, Shemën. Kështu u bë byrazer me familjen tonë. Pastaj u nis për Tiranë me forcat e tij, pasi Aqif Lleshi kishte mbajtur nga Elbasani për Tiranë. Më 25 mars të vitit 1925 Bajram Curri u vra nga kontradiktat që kishte me regjimin e Zogut. Shema në atë kohë ka shkuar për ngushëllim, si byrazer i tij. Tregonte për pritjen dhe respektin që i kishin bërë familjarët e Bajramit. Më vonë nuk u lidhëm me familjarët e tij, për arsyet e zhvillimeve të regjimit e të situatave që erdhën. Në çdo kohë familja jonë ka pritur dhe ka vajtur në familje me figura të njohura, brenda dhe jashtë rrethit tonë. Për Bajram Currin dhe familjen e tij Shema fliste me shumë respekt, pasi ai ndenji atje disa ditë, se nuk e kishin lënë për të ikur, për pritjen që i kishin bërë, vlerësimin si byrazer dhe atë respekt që kishte lënë vetë Bajrami në kujtim të pritjes që i ishte bërë në kohën që pati ndenji te familja jonë në Shoshaj.

 NJOHJA ME ZONJA ÇURREN NË DITËN E VRASJES

Përgatiti Albert Zholi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf