Dalan Buxheli/ Katër heronjtë e Topanasë së Vlorës

1967
Në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912 u mblodh Kuvendi Kombëtar, që shpalli Pavarësin e Shqipërisë me Kryeministër atdhetarin e shquar Ismail Qemali. Vlora është kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Pozita e përshtatshme gjeografike dhe bukuritë që i ka falur natyra e bëjnë atë një qytet të pëlqyeshëm për vizitorët e huaj e vendas. Kushdo që viziton Vlorën e ka të pamundur të mos dëgjojë e të mos i lindë dëshira për të vizituar Kaninën që ta bën me sy me kalanë e saj qindravjeçare, por edhe sepse historia e Vlorës është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Kaninës, nga vatra e se cilës kanë dalë pesë kryeministra, të pestë nga i njëjti fis që kanë drejtuar qeveritë e shtetit më të fuqishëm të kohës, Perandorinë Osmane. Vlora është vazhdimësit e fisit të Aranitasve që bëri dhëndër Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Vlora lidhet së shumti me kontributin dhe vlerat që ka kjo familje përgjatë tërë kohërave, në qendër të cilës ndodhet figura e Ismail Qemalit, njeri me kuturë e patriot i madh. Historia e mëvonshme fillon në vitet 1920, kur ishte mbajtur Kongresi i Lushnjës që si Vlora dhe Kanina mbaheshin të pushtuara nga forcat ushtarake të Italisë imperialiste që kishin shtuar oreksin e pushtuesve për të mos e lëshuar Vlorën dhe Kaninën. 
Ultimatumi i kryengritësve
Mirëpo nga Beuni Komiteti Kombëtar i drejtoi me 3 qershor nje ultimatum komandës së ushtrisë pushtues të Vlorës. Mes të tjerash në ultimatum thuhej se poulli shqiptar i bashkuar më shumë se çdo herë tjetër, duke mos duruar të shitet si bagëti në pazaret e Europës, si shpërblim italianëve, grekëve, serbëve vendosi të marrë armët e të kërkojë nga Italia administratën e Vlorës, Tepelenës e Himarës, të cilat t`i dorëzohen me të shpejtë Qeverisë së Tiranës. Komanda e ushtrisë italiane refuzoi lirimin e teritoreve të pushtuar, kryengritësit të drejtuar nga Oaman Haxhiu nisën luftën e armatosur ku ranë heroikisht luftëtarët Selam Musai, Kanan Maze, Zigur Lelo, Sali Vranishti, Sheme Sadiku e shumë të tjerë dhe më 2 shtator 1920 e hodhën në det këtë ushtri të stërmadhe. Luftëtarët fitimtarë hynë në Vlorën e çliruar. Ata u pritën me entuziazme nga mijëra vetë të ardhur nga gjithë krahinat e Shqipërisë për të festuar së bashku këtë fitore të madhe historike.
Marrëveshjet skllavëruese të Musolinit
Pas 19 vjetësh Musolini duke shfrytëzuar marrëveshjet skllavëruese të bëra me ish Mbretin Zog, kish mundur futjen e këshilltarëve italianë në të gjitha drejtimet kryesore të ushtrisë e në tërë administratën shtetërore. Më 7 prill 1939 fashistet italiane pushtuan Shqipërinë. Ushtria shqiptre e tradhtuar nga Zogu u shpërbë pa bërë asnjë rezistencë. Në Vlorë si në mbarë vendin populli kërkonte armë për të luftuar. Avokati Sezai Qemali nga ballkoni i bashkisë lajmëroi se armë nuk ka dhe luftë nuk do të bëhet. Ai i këshilloi njerëzit që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Kaq u desh dhe njerëzit, me inisiativën e patriotëve u vërsulën në drejtim të depove të armatimit të xhandarmërisë dhe me gjithë kundërshtimet e qarkomandantit, thyen depot dhe rrëmbyen me forcë ato pak armë që gjetën. Duke luftuar mbeti i vrarë dëshmori i parë Hamit Vashko. Luftimet e zhvilluara në Qafën e Bestrovës vazhduan deri mbasditen e 8 prillit 1939. Qëndresa heroike e luftëtarëve të lirisë gjatë epopesë së lavdishme të LANÇ. Kjo luftë që përfshiu mbarë popullsinë shqiptare, e drejtuar me zgjuarsi nga PKSH, në luftë të armatosur në radhë të parë rininë shkollore e atë fshatarë për clirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist e bashkëpuntorët e tyre. Shembull i heroizmit është betimi dhe qëndresa e katër heronjve të Topanasë që të rrethuar luftuan deri në fishekun e fundit dhe nuk u dhanë të gjallë. 
Katër heronj me 400 mercenarë 
Lufta midis katër heronjve dhe 400 mercenarëve nisi natën e tetorit te vitit 1942. Qyteti i Vlorës ishte zhytur në errësirën e thellë të asaj nate. Nëpër rrugë patrullonin karabinierët, hapat e të cilëve prishnin heshtjen e plotë. Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes Topana, në shtëpinë përdhese të Murat Lamçes, katër të rinj antifashistë, katër bij të popullit, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Hiqmet Buzi e Barjam Tushi, ishin mbledhur për detyrën që kishin marrë, të nesërmen duhej të niseshin për në Myzeqe. Hiqmeti ishte më i vogli. Hajredini hiqej më i madhi, por edhe atij sapo i kishin dirsur mustaqet. Shokët e donin dhe e respektonin, ndonëse ishte vërsnik me ta. Në këtë natë të errët, dikush tjetër nuk flinte. Ky ishte njeriu hije, Azem spiuni. “Hija” kishte nuhatur dicka atë natë dhe bridhte rrugëve. Në heshtjen e zezë të natës 400 karabinierë rrethuan Toponanë, lagjen e varfër të popullit. Për katër trima ishin angazhuar 400 mercenarë. Në rrugët e ngushta të lagjës zvarritej fshehurazi vdekja, por djemtë nuk dinin se ajo po u afrohej. Një e trokitur u ndie në derë. Hapeni se jemi shokët, foli “Hija”. Hajredini e kuptoi se ishin të rrethuar. E kuptuan edhe Mumin Barjami e Hiqmeti. Të katër në heshtje i dhanë dorën njeri-tjetrit, duke u parë në sy: Të gjallë nuk dorëzohemi! folën me një zë. Ata dëgjuan se si karabinierët u derdhën në oborr. Hajredini hapi derën dhe foli me zë të lartë: “Poshtë fashizmi”!, duke hedhur një bombë. Karabinierët u hutuan dhe u frikësuan. Dëgjohen rënkime. Filloi beteja. Lagjia u zgjua nga të shtënat e armëve. Mumini sulet pas Hajredinit të cajë rrethimin. Barjami dhe Hiqmeti i vogël mbështesnin sulmin e shokëve, duke qëlluar nga dritaret e shtëpisë. Fashistët kishin kujtuar se do t`i zinin lehtë, por shtëpia e thjeshtë me kallama katër trimat e kthyen në kala. I pari u vra Hajredini, pas tij u sul Mumini. Ra edhe ai. Mbetën dy shokë të rinj. Më pas u sul Barjami me bomba e revolver, por dhe ky goditet për vdekje. Mbeti vetëm Hiqmeti i vogël. Edhe ky nuk u dha i gjallë. Plumbi e goditi në gjoksin e tij të njomë. 
Katër trimat ranë duke luftuar heroikisht
Gjithë qyteti e mori vesh për katër trimat që ranë duke luftuar heroikisht dhe u ndez urrejtja për hakmarrje. Në tryezën e marshallit italian Lombardo ishin vendosur tri kobure dhe katër këmisha të përgjakura dhe fotografi të saponxjerra. Në këmbë rrinin disa të rinj puntorë dhe nxënës të shkollës tregtare që mbaheshin në burg. “I shihni këta njerëz të vrarë në fotografi? Unë me këto duar i kam vrarë, kërcënonte marshalli me fodullëk. Mirëpo nuk shkoi gjatë, më 16 janar 1943 plot 4 muaj pas rënies heroike të katër djemve të Toponasë marshalli u ekzekutua nga njësit guerril i Vlorës. Dëshmorët janë shqiponja mali. Vepra e tyre e lavdivshme është e pavdekshme. Ata nderohen si atdhetarë të vendosur, gjaku i të cilëve është në themelet e Shqipërisë së Re. Trimat thotë populli lejnë po kurrë nuk vdesin, kur me gjoksin plumbat i presin dhe vatanin nuk e shesin dhe në histori për jete mbesin. Hiqmet Buzi bashkë me tre shokët e tij mbetën etalon i heroizmit partizan. Dhe ne sot përulemi me respekt të thellë para veprës së tyre të ndritur. I përjetshëm kujtimi i tyre.
Sigal