Dalan BUXHELI*/ Heronjtë e popullit, vëlla e motër, Kistaq e Margarita Tutulani dhanë jetën për lirinë

2980
Sigal

U vranë më 6 korrik 1943, plot 71 vjet më parë nga pushtuesit në Gosë të Kavajës

Më 6 korrik 1943, plot 73 vjet më parë, u pushkatuan motër e vëlla, Kristaq e Margarita Tutulani, dëshmorë e “Heronj të Popullit”. Djemtë dhe vajzat Tutulani, bijtë të një familje të njohur me emër të madh në Berat, në veprimtarinë e tyre ndoqën traditat atdhetare të të parëve të tyre. Zanafillën e atdhedashurisë e gjejmë në traditat luftarake të brezave paraardhës. Baba i tyre nëpunës i lartë i qeverinë shqiptare njihej për patriotizëm dhe ndershmëri, tipare që i trashëguan dhe fëmijët e tij. Vëllezërit Tutulani, të dy komunistë, të dy anëtarë të komitetit qarkor të Partisë Komuniste për Beratin, ishin militant që se ndanin fjalën nga veprat, me kulturë të gjerë e me shije të hollë. Ata dalloheshin për forcën dhe qartësinë politike, për zjarrin patriotik dhe optimizmin në fitore. Dhe pa e ditur se do të vinte një ditë që ata do të vriteshin për çlirimin e atdheut e do të ishin dëshmorë, në krijimet e tyre letrare e artistike , shkruanin për dëshmorët dëshmorët. Ishin idealet e tyre që i shtynin për të luftuar në emër të atdheut. Në mendjen dhe zemrën e tyre dukej qartë prushi i patriotizmit të vërtetë, gatishmëria për të qenë ushtar i atdheut. Këto tradita e virtyte, këtë angazhim me pendë e armë ata, vëlla e motër do e tregonin në përpjekjet me armë në dorë në luftën për liri, për të cilën, bënë dhe sakrificën më supreme, dhanë jetën për lirinë. Ja një fragment nga hartimi i Margaritës: “E pse e duam atdheun? Më pyet vëllai im i vogël, e duam i them se ky është vendi i lindjes sonë, është vendi, ku vdiqën e u varrosën stërgjyshërit shqiptare Që të kesh atdhe, d.m.th të jesh i lirë. Po ti je i vogël dhe nuk mund ta kuptosh fjalën liri. Për këtë shumë shkrimtarë kanë thurur himne lavdie”. Zëri mendjendritur i Margaritës e Kristaqit vjen sot fuqishëm në zemrat tona, është zëri i qëndresës, i bashkimit të brezave për të luftuar për një Shqipëri të lirë të zhvilluar, e të begatë, për të cilën ata luftuan dhe u sakrifikuan. Vepra e tyre na jep trimëri nga trimëria e tyre, na jep mençuri nga mençuria e tyre, na jep shpirt e frymëzim për t’u bashkuar e punuar së bashku për Shqipërinë europiane. Këngët e krijimet letraro-artistike për vëllezërit Tutulani janë të shumta. Emrin dhe veprën e tyre e kemi të gjallë. Ata ishin atdhetarë të zjarrtë, flamurtar të lirisë, luftëtarë të paepur, shqiponja mali, yje të pashuar, që na frymëzojnë dhe na bëjnë të jetojmë me ta, me frymën e tyre, me zjarrin e tyre, me prushin e tyre, me bukurinë e tyre. Margarita e Kristaqi do të mbeten të paharruar e të pavdekshëm. Ne sot në 71- vjetorin e rënies heroike së tyre i kujtojmë me respekt të thellë. Si luftëtarë e atdhetarë të vendosur, akti, tyre është në themelet e Shqipërisë që gëzojmë sot… Ata lanë shkollat dhe u ngjiten malit, lanë librat dhe rrëmbyen pushkën, lanë vatrën e ngrohtë familjare dhe u bashkuan me shokët e luftës. Margarita mori pjesë në lëvizjen komuniste kundër pushtuesve fashistë shkonte derë më derë dhe komunikonte me njerëzit për të luftuar dhe organizuar luftën kundër zgjedhës së huaj. Veprimtaria e saj dhe e të vëllait ra në sy të armikut që i kërkonte këmba- këmbës me synim kapjen dhe zhdukjen fizike të tyre si element me shumë influencë në Berat. Armiku arriti të kapë ata në befasi në kulmin e aktivitetit të tyre revolucionar dhe i ekzekutuan barbarisht pas shumë torturash në Gosë të Kavajës, rrugës për Tiranë duke u mohuar të drejtën e paraqitjes para një gjykate. Margarita e Kristaq Tutulani do të mbeten në breza yje të pashuar në luftën për liri e pavarësi. Pushtuesit fashistë italian treguan egërsinë e tyre prej bishe, përdorën të gjitha mjetet për t’i gjunjëzuar e nënshtruar. Ata qëndruan të pamposhtur, sfiduan vdekjen. Dhe ne sot në ditën që ata vaditën tokën arbërore me gjakun e tyre të kristaltë i kujtojmë me respekt të thellë. Ata gjithmonë janë pranë nesh, emrat e tyre janë të pavdekshëm të skalitur në altarin e lirisë dhe ne gjunjëzohemi para kujtimit dhe veprës së tyre sublime. I përjetshëm kujtimi i tyre.
HEROI KRISTAQ TUTULANI
Kristaq Tutulani është lindur në vitin 1919 dhe vdiq në vitin 1943… Kristaq Tulutani, “Hero i Popullit”, ra dëshmor më 6 korrik të vitit 1943 në Gosë të Kavajës së bashku me motrën e tij, Margaritën.
Në ditarin tij ai ka lënë kujtimet: “S’ka nder më të madh për një njeri se sa të jetë anëtar i Partisë Komuniste, të marrësh emrin partizani luftës për liri”. Trupin e tij pasi e pushkatuan e varën. Gosë të Kavajës, shumë pranë rrugës nacionale, fashistët pushkatuan vëlla e motër nga Berati, Margarita dhe Kristaq Tutulani, për fajin e vetëm, pjesëmarrjen në luftën kundër pushtimit fashit dhe çlirimin e vendit. Kristaqi, 24 vjeç dhe Margarita, 19 vjeç, lanë studimet jashtë vendit dhe u kthyen për të luftuar për çlirimin e atdheut, pasi aspironin për një Shqipëri të lirë, pa pushtues dhe demokratike. Për një Shqipëri të tillë, ishin dhe ëndrrat, edukata me të cilat ata u rritën në familjen Tutulani, një prej familjeve intelektuale që ndihmuan në krijimin e shtetit shqiptar. Gjyshi i tyre, avokat Dhimitër Tutulani, si delegat i Beratit, ishte një ndër firmëtarët e Aktit të Pavarësisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. Ndërsa i ati, Miltiadh Tutulani, edhe ky jurist, në vitet 1922-1933 ishte deputet i parlamentit shqiptar, ndërsa si ministër i Drejtësisë dhe Financave, kontribuoi për hartimin e ligjeve të shtetit më të ri në Europë në ato vite deri sa vdiq në 1933. Margarita e Kristaq Tutulani, të edukuar që në fëmijëri në një mjedis intelektual dhe patriot, nuk nguruan kur braktisën studimet dhe j’u bashkuan luftës. Që fëmijë ishin mësuar të betoheshin para gjyshit me fjalët “Për Atdhe dhe flamur”, ndaj dhe nuk mund të qëndronin asnjanës në një luftë çlirimtare. Të dy u rreshtuan në frontin antifashist në qarkorin e Beratit, ku zhvilluan aktivitete për të tërhequr në luftë masat e rinisë dhe grave. Pas kapjes së tyre të papritur në lagjen “Mangalem” në Berat në 4 korrik, që ka mbetur edhe sot pas 68 vitesh një mister, iu nënshtruan torturave nga më makabret në qelitë e SIM-it fashist italian në Berat, pa u dorëzuar. Ekzekutimi i tyre u urdhërua dhe ekzekutua në 6 Korrik 1943. Vëlla e motër kanë lënë pas veç shembullit të vetëmohimit, edhe një arkiv letrar dhe publicistik me vlera të rralla. Poezi, prozë, shënime publicistike, përkthime, skica romanësh, janë ajo që kanë mbetur nga Kristaq Tutulani, njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve të huaja. Ish- liceist i Korçës, gjimnazist i Shkodrës dhe në fund, student i Drejtësisë në Universitetin e Firences, Kristaqi është i pari që e quajti Migjenin “uragan i ndërprerë në mes”. Ëndërronte një Shqipëri demokratike, sipas modelit të iluminizmit francez. Shënimet që gjenden sot në arkivat e familjes Tutulani, sikurse dhe shumë detyra studentore, evidentojnë mjaft debatet mbi të drejtat civile dhe penale të tij në Itali me pedagogët e vjetër të Universitetit, etj.. Nga Margarita kanë mbetur poezi, hartime, ditarë, mbresa, përshtypje të ndryshme dhe shumë qëndisje artistike. Në ditarin e saj kur ishte nxënëse shkolle, mes rreshtave, shkruante një mesazh, që më pas do të kthehej në moton e jetës: “Atdhe! Sa e ëmbël, e bukur, tingëlluese është kjo fjalë. Por që të kesh një atdhe, duhet që të jesh i lirë”. Tronditja e madhe që u përjetua në Berat nga vrasja makabre e vëlla e motër Tutulani, jeta dhe shembulli i tyre jetësor, u përjetua brenda pak ditësh në qytetin e një mijë dritareve.