Dalan BUXHELI/ Gjenocidi nazifashist dhe kolaboracionist kundër popullit shqiptar,7 prill 1939-9 maj 1945

939
Sigal

 Në 70-vjetorin e çlirimit, nderim për heronjtë e dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit

Populli ynë u gjakos me agresoret fashist qysh me 7 prill 1939. Qëndrimin e tij antifashist eshkallëzoi me protesta, greva e sabotime, aksione të guerrilasve e deri te formacionet partizane.Lufta kundër fashistëve italiane e frymëzuan e udhëhequr nga PKSH, mori shpejt një karakter tëtheksuar popullor, me një masivitet të paparë në historinë tonë, me përmbajtje e frymëkombëtare e me objektiva të qarta nacionalçlirimtare.

Pushtimin fashist italian në Shqipëri e zëvendësoi pushtimi nazist gjerman. Në muajt shtator-tetor 1943 u bënë përpjekje të gjithanshme nga ana e pushtuesve të rinj nazist për tëvendosur e konsoliduar regjimin hitlerian të pushtimit të Shqipërisë. E gjitha kjo u shoqërua menjë propagandë mashtruese për ta paraqitur punën, sikur Gjermania po i rikthente Shqipërisësovranitetin e saj, se ushtria gjermane është kalimtare dhe jo pushtuese. I tërë reaksioniballisto-zogist qa karakterizohej nga pozita e një qëndrimi antikombëtar, e bëri të vetënpropagandën e Gestapos hitleriane se me kapitullimin e Italisë, mbaroi lufta çlirimtare e popullitshqiptar dhe se ai tani duhej të hiqte dorë nga lufta. Këshilli i Përgjithshëm NCL i bëri thirrjepopullit dhe reparteve partizane që të godisnin për vdekje pushtuesit e rinj hitlerianë. Shumicadërmuese e popullit u bashkua në Frontin Nacionalçlirimtar dhe gjatë muajve gusht-shtator-tetor1943 e në vazhdim nisën goditjet e pandërprera të forcave partizane kundër 60.000-70.000pushtuesve gjermanë. Çdo shpat mali, grykë, rrugë, apo vend i pyllëzuar u bënë fortifikata tëfuqishme natyrore të kthyera ne grika zjarri nga ku shqiptarët me trimëri të rrallë kanë derdhurzjarrin e urrejtjes mbi armiqtë. Nuk kanë të numëruar djemtë dhe vajzat që kanë rënë në fushën eluftës për të ruajtur integritetin, nderin e tokën e tyre. Gjaku i derdhur është bërë burim frymëzimiduke ndriçuar rrugën e trimërisë, e duke e bërë luftën për mbrojtjen e vendit pjesë të pandarë sejetës së tyre.Nazifashistët dhe tradhtarët e vendit për të frikësuar popullin kryengritës shpallën urdhrin përpushkatim dhe varje te 10 deri 30 shqiptarë për çdo ushtar gjerman të vrarë. Ky terror i tillëkishte për qëllim të thyente vullnetin e popullit për të luftuar. Një terror të paparë nazistëtgjermanë e bënë para se futën këmbët e tyre me 6 korrik 1943 në Borovë, ku kapën dhepushkatuan 107 vetë prej të cilëve 62 gra. Ndërsa fëmijët e vegjël dhe foshnjat deri 6 muaj ivrisnin me revole në djep, ose i shponin me bajonetë dhe i hidhnin në flakët e zjarrit të shtëpiveqë digjeshin.Në kulmin e rezistencës, në vitin 1943-1944 Gjermania naziste regjistronte 25 kampe të mëdhadhe qindra kampe te vogla. Në këto kampe kishte 1.850.000 njerëz që konsideroheshin si armiqtë shtetit, kundërshtarë politikë, luftëtarë të rezistencës e trajtoheshin si skllevër në mënyrë meçnjerëzore. Në këto të dhëna përfshihen edhe të burgosurit dhe të internuarit në kampin epërqendrimit të Porto Romanos në Durrës, ku u internuan 1.804 antifashistë me kombësi tëndryshme, nga të cilët 1200 shqiptarë prej tyre 72 gra e vajza me orgjinë shqiptare. Kurse nëkampet e izolimit të Burrelit, Shijakut, Peqinit, Vlorës Ulqinit, etj., vuajtën dënimin 1100 antifashistë, kryesisht ushtarakë shqiptarë që kishin dezertuar nga fronti Italo-Grek i vitit 1941.Tëinternuarit shqiptarë të mbyllur në kampet e përqendrimit nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, përveç burgjeve të shumta të hapura në Shqipëri për të thyer moralin, e për të futur tmerrinnë masë, shumë shqiptarë si komunistë, antifashistë e patriotë të ndershëm u internuan në kampete vuajtjeve të pa përshkueshme dhe shfarosëse sipas kësaj shpërndarje gjeografike: NëShqipëri u internuan 557 vetë. Në Itali u internuan 1997 vetë në 28 provinca përfshi dhe kampine shfarosjes në masë në Ventotene. Në Austri në kampin famëkeq te Mat’hauzenit u internuan450 vetë. Në Gjermani u internuan 777 vetë të ndarë në 5 kampe shfarosëse, si Buchenvald,Dachao, Mosburg, Ravesburg dhe Nuegamen. Ne ish Jugosllavi: Në Zemun e Prishtinë uinternuan 947. Në Greqi, në Selanik e Janinë u internuan 338 vetë. Ne Poloni, në Majdenek eAushvic u internuan 52 vetë.

Nazifashistët dhe kolaboracionistët, të cilët hartonin listat emërore të antifashistëve dhe bashkëme gestapon gjermane organizonin arrestimin e tyre natën duke shkuar në çdo shtëpi e lagje tëqytetit siç vepruan në Vlorë gjatë viteve 1943-1044 që kapën e mbyllën në këto kampe mbi 498patriotë që nuk u kthyen gjallë në familjet e tyre. Këtë praktikë e zbatuan kudo në Shqipëri. Për tëmposhtur moralin e qëndresën e te internuarve përdornin tortura nga më çnjerëzoret. Barbarinëçnjerëzore nazistët gjermanë e përdorën edhe në kampin e Rovenburgut, ku kishin mbyllurvetëm femra, të cilat i nxirrnin në hapësirë në rrethina me hekur, futnin 2-3 qen të stërvitur të kufiritdhe i ndërsenin kundër viktimave. Qentë u hidheshin dhe i kafshonin ne gjithë pjesët etrupit. Nazistët me këto skena terrori argëtoheshin. Në këtë kamp ishin internuar 12 vajzashqiptare që i përballuan me kurajo e dinjitet ato tortura ç’njerëzore. Gjithashtu, në kampin eSelanikut, nazistët ekzekutuan tre vajza shqiptare Heroinën e Popullit Fato Berberi, Sofie Notindhe Dhora Priftin, të cilat ishin plagosur në luftime me gjermanet, te kapura prej tyre, pasi itorturuan barbarisht i ekzekutuan, terrori i zi nazisto-ballist nuk kurseu as gratë e fëmijët. Tabloja e numrit të shqiptarëve të internuar dhe të ekzekutuar në kampet e përqendrimit nazifashisto-ballist në total: Të internuar 5118 vetë, prej tyre të ekzekutuar 1250 vetë.  Për të shuar rezistencën popullorepushtuesit nazifashist dhe tradhtarët e vendit organizuan e zbatuan operacione ushtarakendëshkuese, duke kryer masakra masive ndaj popullsisë që kundërshtonin e luftonin kundër tyre… Masakra e 4 shkurtitnë Tiranë e drejtuar nga nazistët, forcat e xhandarmërisë, të policisë sekrete të qeverisëkuislinge të Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, dhe ballisto-zogistëve të kryesuar nga QazimMulleti, Kadri Cakrani, Osman Kazazi etj., mbështetur nga regjimenti mercenar “Kosoval”, kryenmbi popullsinë e Tiranës krimin më të rëndë duke rrëmbyer nga gjiri i familjeve mbi 500 të rinjpatriotë, ku nga këta 84 i pushkatuan në rrugët e sheshet e Tiranës, 460 të tjerë i mbyllën në kampine Prishtinës dhe 104 prej tyre i pushkatuan. Masakra e Pezës: Në Pezë janë zhvilluar shumeaksione dhe beteja luftarake si ajo e fashistëve italiane në shtator të vitit 1942 dhe në qershortë vitit 1943, si rezultat i këtyre luftimeve pushtuesit kryen masakra ndaj popullit duke ekzekutuar114 vetë nga te cilët 17 ishin gra dhe 14 fëmijë te moshës 7-16 vjeç… Masakra Kuç-Kurvelesh;pushtuesit nazifashist e ballisto-zogistet ndërmorën 8 operacione ushtarake duke djegur disahere fshatin. Goditjen me të rëndë kuçiotët e ndeshën gjatë operacionit të dimrit 1943-1944, ndonëse popullsia ishte fshehur ndër pyje e shpella, nazistët me mbështetje të spiunëvemundën të kapin me 9 shkurt 1944 plot 27 burra, gra e fëmijë dhe i ekzekutuan para shtëpive tëtyre. Megjithatë, Kuçi nuk e ndërpreu mbështetjen për luftën, ndonëse e dogjën dhe e plaçkitën gjithë fshatin dhe përhakmarrje vranë 13 vetë. Në Berat, Abas Ermeni pushkatoi 31 punëtorëmirëmbajtje rruge në vendin e quajtur “Çezma e Thatë” për fajin e vetëm se nuk pranuan t’ibashkohen Ballit Kombëtar. Në Vlushë të Skraparit u masakruan  41 patriotë. Masakrau kryen në Mallakastër nga Kadri Cakrani e krerë të tjerë të Ballit Kombëtar, të cilët urdhëruanpushkatimin e çdo bashkëfshatari që strehonte në shtëpinë e tij partizanë. Dhuna dhe terrorivazhduan me egërsi gjatë gjithë kësaj periudhe. Në fshatin Vranisht të Vlorës u kapën dhe upushkatuan 65 vetë, në fshatin Brataj 40 të tjerë, 12 vetë në fshatin Rexhin dhe 35 në fshatinHormovë të Tepelenës. Nazistët dhe Balli Kombëtar duke ndjerë fundin e tyre, rinisën reprezaljetnë operacionin e qershorit 1944 me qëllim spastrimin e Shqipërisë së jugut nga forcatpartizane. Kjo vërtetohet dhe në përmbajtjen e urdhrit të operacionit në të cilin thuhej: “Trupatoperuese në këtë operacion kanë të drejtë të pushkatojnë në vend të gjithë partizanët e çdoseksi që do të kapin, të arrestohen, të grumbullohen në pika të caktuara të gjithë meshkujt ngamosha 16-60 vjeç me origjinë nga popullsia vendase. Të digjen të gjitha shtëpitë e fshatrave nëzonën e operacionit dhe të sekuestrohen bagëtia dhe të çohen në pikat e furnizimit gjermano-ballist. Në zbatim të këtij urdhri, më datën 1 qershor 1944 nga Saranda në drejtimin Nivicë-Borsh-Corraj-Kuç u nis një kolonë prej 1000 ushtarë gjermanë dhe një kompani balliste nën komandëne kriminelit Idriz Jazo, por u ndeshën në qëndresën e organizuar të forcave partizane. Si pasojë ehumbjeve, forcat gjermano-balliste u hakmorën duke kapur e pushkatuar 54 vetë banore tekëtyre fshatrave. Ushtrimin e terrorit të zi e vazhduan me egërsi në gjithë territorin eShqipërisë, siç vepruan më 20-26 tetor 1944 në luftën e përgjakshme të zhvilluar nga brigadatpartizane në Gziq të Mirditës, ku nazistët, bashkë me bajraktarët vranë 13 vetë midis tyredhe pleq, gra e fëmijë. Evidentimi dhe trajtimi i këtyre ngjarjeve të dhimbshme të masakrave einternimeve na japin edhe një herë të drejtën e padiskutueshme të ritheksojmë se ata që i kanëndihmuar e drejtuar nazifashistët, kanë qenë krerët e organizatave tradhtare të Ballit Kombëtardhe Legalitetit, mbeturinat e forcave kolaboracioniste që ishin vënë kokë e këmbë në shërbim tëtyre. Ata spiunonin, kallëzonin i torturonin, madje, në disa raste, siç pohojnë shumë njerëz që shpëtuangjallë nga skëterra, nazifashiste, spiunët dhe tradhtarët e vendit ishin më të egër e më të pashpirtse të huajt. Të tillë kanë qenë veçanërisht krerët si: Kol Bib Miraka, Mustafa Kruja, HasanDosti, Medi Frashëri, Xhafer Deva, Qazim Koculi, Man Kukaleshi, Seit Matja e shumë e shumë tëtjerë. Gjithë të rënët e mbështetësit e asaj lufte, të cilët kanë qenë kurdoherë në krah tëpopullit, kanë mbrojtur me gjakun dhe jetën e tyre vendin, atdheun, nderohen nga të gjithë kudonë Europë e më gjerë. Në veprën e tyre ka dritë gjaku, ndaj mbi figurat e tyre askush s’mund tëhedhë hije, ca më pak baltë. Ndaj i kërkojmë qeverisë që në këtë 70 -vjetor të çlirimit të vendit t’ikthejë sytë e të vlerësojë kontributin e tyre, pasi çdo ditë mbushen gazetat me emra eshpërblime me 5000 lekë të rinj për çdo ditë burg për një kategori të dëbuarish, ndërsa këtamijëra e mijëra të tjerë që sakrifikuan jetën që ne të tjerët të jetonim në paqe po harrohen.