Dalan BUXHELI/ Agresioni fashist italian i 7 prillit 1939

1036
Pas pazarllëqeve të shumta midis fuqive të mëdha botërore, Shqipërisë i takoi të hynte në zonën e ndikimit të Italisë. Koherenca e Ambasadoreve që u mbajt në Londër, në vitin 1921 ku përfaqësuesit e Anglisë, Francës, Italisë dhe Japonisë,duke marrë parasysh që pavarësia e Shqipërisë përbënte një çështje me rëndësi ndërkombëtare dhe se shkelja e kufijve të Shqipërisë ose e pavarësisë së saj përbente një rrezik për mbrojtjen strategjike të Italisë, vendosen që mbrojtja e Shqipërisë t`i lihej Italisë për të vënë në jete planet e kolonializmit të saj. Pas ardhjes në fuqi të fashizmit në tetor 1922, u bënë edhe më të papërmbajtura për të realizuar ëndrrën e vjetër për aneksimin e Shqipërisë. Me ardhjen në pushtet, Ahmet Zogu i kërkoi Musolinit vendosjen e marrëdhënieve miqësore, kurse ky i fundit nga ana e tij, dërgoi për bisedime me Zogun njeriun më të besuar të tij A.Lesonen për të përshtatur kushtet e (miqësisë) dhe për të marrë nga kryetari i ri shtetit shqiptar në shkëmbim, sigurinë e nënshtrimit të vendit nga Italia fashiste. Përpjekjet e para të Musolinit u karakterizuan me një marrëveshje të fshehtë dhe me një numër konventash me karakter politik, ekonomik e ushtarak, që u nënshkruan me 1925, sipas të cilave qeveria e Zogut i lejonte Italisë të sillte forca ushtarake në Shqipëri. Pranonte krijimin e bankës shqiptare me kapital italian. Akordi sekret midis Zogut dhe përfaqësuesve të Musolinit, përfshinte gjithashtu dhe dërgimin e oficereve italiane të artilerisë, e te marinës në strukturat e forcave ushtarake shqiptare… Në këto kushte në të gjithë vendin, për ditë të tera, gjatë javës së pare të prillit, ushtroi fuqishëm zëri i popullit shqiptar të revoltës,i cili kundërshtonte agresorin, fishkëllente tradhtarët,shprehte gatishmërinë dhe kërkonte armë dhe vetëm armë për të mbrojtur atdheun. Demonstratat popullore në qytetet e vendit, ditët e para të prillit, në prag të agresionit të Italisë fashiste, ishin një pasqyrë e vërtete e gjendjes shumë të koklavitur kontradiktore të Shqipërisë në ato çaste vendimtare për fatin e saj… Për sa u përket ushtrisë shqiptare dhe forcave të tjera të armatosura, ato ishin krejt të papërgatitura nga çdo anë. E armatosur dhe e pajisur shumë keq, me oficere të paditur ose tradhtarë, mjaft prej të cilëve agjente të fashizmit italian, ushtria shqiptare nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë qëndrese. Një numër oficeresh madhorë e braktisen atdheun bashke me Zogun, kurse të tjerët u vunë që në momentet e para të sulmit nën urdhrat dhe në shërbim të Legatës dhe konsullatave italiane në Shqipëri e pastaj të komandës së trupave italiane të pushtimit. Në kohën që fashistet italiane përgatisnin sulmin ushtarak kundër Shqipërisë, regjimi i Zogut edhe pse në dijeni të këtij fakti, nuk mori masa për të përgatitur mbrojtjen e vendit nga agresoret. Zogu vazhdonte të mbante heshtje ndaj demonstratave që kërkonin armë për mbrojtjen e atdheut nga agresioni fashist… Më 7 prill 1939, ushtria fashiste italiane nisi sulmin kundër Shqipërisë ku merrnin pjesë 30-40 mijë forca, dy karrocat, shtate kryqëzorë dhe qindra aeroplanë të nisura nga portet e Barit, Brindisit dhe Otrantos. Ushtria shqiptare nuk mori asnjë urdhër për të kundërshtuar agresionin, ajo nuk ekzistonte, që shthurur, vetëm grupe të veçanta ushtarësh e nënoficerësh patriote kishin mbetur në pozicione luftarake. Në këto rrethana mbreti Zog dhe ministrat e tij, si hajdute e frikacake, fshehurazi nga populli, morën floririn e depozituar ne Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe braktisen vendin në mëshire të agresoreve. Por populli shqiptar, edhe pse i tradhtuar nga mbreti dhe regjimi i tij, e priten me armë në dorë agresorin fashist italian. Për herë të parë në Evropë agresioni ushtarak fashist kundër një shteti të pavarur pritej nga populli me armë në dorë. Kjo shënonte preludin e rezistencës së madhe të armatosur të popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashiste. E paharruar do të mbetet rezistenca e organizuar prej një grushti ushtarësh të drejtuar nga kapter, Mujo Ulqinaku dhe prej vullnetarëve të popullit në portin e Durrësit kundër pushtuesve fashist italiane, gjatë se cilës ata i hodhën armiqtë disa here ne det. Vonesa në Durrës, e shkaktuar nga rezistenca e armatosur, e shqetësoi shumë Musolinin… Me 8 prill 1939 kolona e komanduar nga gjeneral Mese hyri ne Tiranë. Hyrjen e tyre në kryeqytetin e Shqipërisë, qarqet drejtuese fashiste italiane dhe shërbëtoret e tyre fashiste shqiptare e paraqitën në një drite të gënjeshtërt. Ata thanë, se populli i paska pritur këto trupa me gëzim, me entuziazëm dhe me lule. Por e vërteta flet ndryshe, populli shqiptar i priti ata me demonstrata të mëdha dhe me armë në dorë në portet e vendit. Në këto luftime ranë heroikisht Mujo Uqinaku, Hamit Dollani,Haxhi Tabaku, Hysen Koci, Isak Melolia, Ramazan Velia, Ismail Reci, Ibrahim Osmani, Hamit Voshki. Qëndresën e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist e pranon edhe Ministri i Jashtëm i Italisë Cianoja, i cili erdhi menjëherë ne Shqipëri. Në ditarin e tij sekret shkruan: Mbërrij në Tiranë në ora 10:30, ku më prisnin në aerodrom anëtare të qeverisë. Por se duket një ftohtësi e konsiderueshme në përgjithësi e sidomos, nxënësit e studentet e shkollave. Shoh se ata nuk duan të ngrenë dorën. Shoh që sytë e shume patrioteve shkreptijnë nga urrejtja dhe mbi faqet e tyre rrëshqasin pika loti. Shqipëria nuk është më indipedente. Agresionin fashist italian e priten me qetësi dhe pa e kundërshtuar fuqitë e mëdha. Kjo ishte në logjikën e politikës së tyre të se ashtuquajturës (mosndërhyrje). Në këto rrethana, kryeministri i Britanisë së Madhe, Ser Nevil Cemberlen, deklaroi në atë kohë në Dhomën e Komunave: Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste nuk prek interesat e Britanisë së Madhe. Qeveria angleze vazhdoi të mbajë edhe pas pushtimit përfaqësuesin e saj diplomatik ne Durrës, duke njohur faktikisht këtë pushtim. Agresionin fashist italian kundër Shqipërisë nuk e kundërshtuan as qeveritë e Jugosllavisë dhe të Greqisë. Italia fashiste e rreshtuar përkrahe Gjermanisë naziste dhe Japonisë militariste, në themel të planeve agresive kishin idenë e krijimit të një rendi te ri, në Europë dhe në botë. Mjeti kryesor për arritjen e këtyre qëllimeve ishte lufta, një lufte e përgjithshme kundër Bashkimit Sovjetik, Anglisë, SHBA-se, Francës, nënshtrimi i të cilave do të sillte nënshtrimin edhe të vendeve e të popujve të tjerë. Pas pushtimit të Shqipërisë aparati shtetëror dhe kuisling, vepronte sipas direktivave të legatës italiane. Me pëlqimin e Jakomonit u krijua komiteti administrative në cilësinë e një qeverie provizore. Kryetar u emërua Xhafer Ypi, me anëtare Zef Kadarja, Mihal Sherko, Izedin Beshiri, Kosta Marku, Pertef Pogoni dhe Llambi Aleksi, të gjithë këta ish funksionare të lartë të regjimit te Zogut. Ky komitet nuk kishte asnjë fuqi dhe kompetence, por vetëm zbatonte urdhrat e legatës italiane dhe të gjeneral Guconit, kryekomandantit të forcave ushtarake pushtuese… Një vëmendje të veçante fashistet italiane i kushtuan fashistizimit të shkollës shqiptare. Në programet e shkollave u futen lëndë të reja, si edukata fashist e dhe gjuha italiane, si gjuhe e detyrueshme. Shkollat e mesme të Shqipërisë u mbushën me mësues italiane dhe pak nga pak drejtoret u zëvendësuan që të gjithë me drejtore italiane. Në librat e këndimit mbizotëronin pjesë me përmbajtje nga historia e Perandorisë Romake, nga historia e fitores së fashizmit në Itali.
Sigal