Dalan Buxheli*/ 70 -vjetori i masakrës së 4 shkurtit ku u vranë 84 të njerëz të pafajshëm

273

 Fatkeqësisht, pinjollët e tradhtarëve, sot janë me pushtet. Do kërkojmë drejtësi në Strasburg

Në histori ka mbetur si “Masakra e 4 Shkurtit”. Mbetën të vrarë jo pak, por 84 persona. Në të vërtetë ngjarja ka qenë më e ashpër se një hakmarrje ekzekutuese. Rreth 416 antifashistë të tjerë, janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre për t’u dërguar me urgjencë në kampet e shfarosjes së Prishtinës, Aushvic-it e Mat’huazemit. Kjo nuk kishte të bënte aq shumë me ushtrinë e huaj pushtuese se sa me termin e vjetër “ përça e sundo”, që në këtë rast do të merrte vlerën “Shqiptari kundër shqiptarit”. Një regjiment me SS shqiptarë u përdorën për të eliminuar shqiptarë të tjerë. Ja se ç’na tregon Havaja, nëna e Fadil Radës: Tërë natën e katër shkurtit 1944 isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël, Fadilin. Dy djemtë e tjerë Ademin dhe Isufi ishin partizanë. Në orën dy të natës xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai, “Lidheni qenin” bërtisnin Qazim Mulleti e Osman Kazazi dhe mua më përplasën në fund të oborrit, nga ku dëgjova për herë të fundit zërin e Dilit tim të shtrenjtë, duke më thënë “Nënë shko në shtëpi”. Për dy ditë radhazi e kërkova me bukë në gji nëpër Tiranë, që t’i jepja për të ngrënë por nuk e gjeta. Ah, nënë zeza! Pas dy ditësh shokët e tij më sollën trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tiranës, në Rrugën e Elbasani. Nënë zeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët. Lotët për ‘të nuk m’u thanë kurrë.(Marrë nga gazeta Bashkimi e ditës 4 Shkurt 1944). Përgatitja e kësaj masakre u mendua dhe u planifikua nga Rexhep Mitrovica, i cili ishte dhe Kryeministër kuisling i asaj kohe. Xhaferr Deva i ardhur nga një regjiment SS, të cilët u ndihmuan thellësisht nga bashkëpunëtorë të tjerë të tyre që ishin pjesëtarë të Ballit Kombëtar e Legalitetit. Të gjithë këta forca në bashkëpunim e nën drejtimin e oficerit gjerman të Gestopos Haufmanlagen, përfaqësuesi personal i Hitlerit, përpunuan në mënyrë të fshehtë lista dhe natën e katër Shkurtit. Pikërisht në këto lista në dorë, u sulën si egërsira në familjet tiranase për të rrëmbyer burrat dhe djemtë e tyre. Një pjesë të mirë të tyre i ekzekutuan nëpër rrugët e Tiranës. Natën e katër Shkurtit u rrëmbyen të paktën 500 antifashistë, nga të cilët 84 u pushkatuan, ndërsa të tjerët  u çuan në kampet e shfarosjes. Nga këta asnjë nuk u kthye më në shtëpi. Kur u ngritën në mëngjes, njerëzit kërkonin të afërmit e tyre dhe panë që rrugët ishin skuqur nga gjaku. Një pjesë u pushkatuan në rrugët e qytetit, ndërsa të tjerët, sipas dëshmive okulare mendohet që të jenë groposur nga kodrat e liqenit, në një vend që edhe sot nuk është zbuluar. Për të përligjur këtë krim makabër bërtisnin të gjithë “Duam gjak”. Gjaku duhet të rrjedhë rrëke nëpër rrugët e Tiranës, se një ditë terror siguruan dhjetë vjet qetësi, gjaku është mjet i shërimit dhe i shërbimit tonë. Me këto thirrje çnjerëzore dilte me shkronja të mëdha dilte gazeta e qeverisë kuislinge. “Bashkimi i Kombit” në ditën e 4 shkurtit. Por më kot 4 shkurti 1944 i demaskoi përfundimisht me vulën e tradhtisë regjimin kuisling të Rexhep Mitrovicës, Ballin Kombëtar e Legalitetin si terroristë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë. Katër Shkurti me një aksident, siç e quajtën kuislingët, me arrestimin e katër të rinjve para Hotel Dajtit sikur këta gjoja donin të bënin një atentat kundër Kryeministrit Rexhep Mitrovica. Këta ishin Sadi Shkurti, Vangjel Çapo, Hasan Çeliku dhe Jani Koçi, të cilët i persekutuan në datën tre shtator. Menjëherë mbas kësaj ngjarjeje, qindra forca të xhandarmërisë, të policisë dhe të regjimentit mercenar të armatosura deri në dhëmbë, vendosën patrulla nëpër rrugët e Tiranës dhe nga kjo kohë u vendos ndalim qarkullimi. Kështu ndodhi nata e “Shën Bartolomeut shqiptar”, ku Tirana u përgjak, por nuk u mposht. Të nesërmen e masakrës Fronti Nacionalçlirimtar i mirë organizuar, bëri deklaratën e famshme që ngrihet edhe sot, ku i bënte thirrje popullit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkëkohësin si kurrë më parë për të përballuar këtë masakër të Ballit Kombëtar. Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Devo kanë qenë të lidhur dhe në bashkëpunim sepse të dy ishin me origjinë nga Kosova dhe nën emër të “Shqipërisë së madhe”, ku mashtronin popullin shqiptar dhe kërkonin të shtypnin lëvizjen NAÇL. Ata që sot flasin si forcat e djathta e që thonë se ato nuk kanë bashkëpunuar me pushtuesit e vendit, janë të gjitha falsitete sepse duan të fshehin krimet që bënë ndaj popullit shqiptar. Për të vërtetuar krimet e 4 shkurtit po i referohem dokumentit të AQSH, fondi 1230 N-° 134. Në datën 5 shkurt 1944 Komanda e Xhandarmërisë së Xhaferr Devës, në repartin e saj për ngjarjen thotë: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e regjimentit Kosova dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë boshatisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona. Nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar, nga këta të pushkatuar rezulton se 67 janë shqiptarë, nëntë italianë, katër malazezë, 2 maqedonas, 1 grek dhe një çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 persona dhe 37 nga rrethet, Fier, Korçë, Durrës, Shkodër e Dibër. E turpshme është fakti që edhe pas 70 vjetësh, qeveria e djathtë me porosi të Sali Berishës dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, rruga që mbante emrin “Dëshmorët e katër Shkurtit”, nuk është më si e tillë. Ajo tani mban emrin “Ibrahim Rrugova”. Për këtë arsye Organizata Kombëtare e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, ka hapur një gjyq, ku kërkon që rrugës në fjalë ( që shtrihet nga Banka e Shqipërisë deri tek Garda e Republikës) t’ i shkruhet emri sipas dokumenteve të kësaj rruge “Dëshmorët e katër Shkurtit”, që në vitin 1945. Pra, para 70 vjetësh ky ishte një veprim politik. Autori i masakrës së katër Shkurtit të vitit 1944 ishte Ministri i Punëve të Brendshme Xhaferr Deva, ndërsa Ibrahim Rrugova ishte nipi i tij. Me këto nderime emrash, politika kërkon ta sabotojë madje, të shkojë deri atje sa të thotë se në Tiranë nuk ka ekzistuar një masakër e tillë. Por ne do t’ i shkojmë deri në fund kësaj pune. Nëse nuk do të na jepet e drejta në seancën e fundit gjyqësore, do të ndjekim të gjitha shkallët e nevojshme dhe në fund do t’ i drejtohemi Strasburgut. Me këtë rast dhe në kuadrin e 70- vjetorit të çlirimit, i drejtojmë Kryeministrit z. Rama kërkesën tonë për ngritjen e monumentit për festimin me madhështi. Vite … të lavdishëm duke …. fonde për restaurimin e Varrezave të Dëshmorëve dhe simboleve të tjera, për të ndërmarrë e respektuar përjetësinë e kujtimit si një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë tonë Kombëtar, sipas projekt preventivit të dërguar prej nesh si dhe të vendosë në vend të drejtat e shpërblimit financiar të familjeve të dëshmorëve të moshuar nga qeveria e Sali Berishës në vitin 2005.

*Sekretar i përgjithshëm i organizatës së Dëshmorëve LANÇ dhe dëshmorëve të tjerë të Atdheut.