Çështja e pronave çame, një zonë e nxehtë “lufte” mes Shqipërisë dhe Greqisë

851
Sigal

Çamët/ Ana juridike e kthimit të pronave. Ligji i Luftës mbron Greqinë nga kthimi i një territori që llogaritet 350 mijë hektarë

Gjatë periudhës 1920-1940, shumë shqiptarë që kanë pasur pasuri të paluajtshme në Greqi janë zhveshur nga këto prona. Fillimisht Greqia përfitoi nga Konventa e Lozanës, përfunduar midis Greqisë dhe Turqisë, lidhur me këmbimin e ndërsjellë të popullsive turke dhe greke. Duke i konsideruar shumë shqiptarë si turq sepse ishin të fesë myslimane, ajo dëboi nga Greqia rreth 33 mijë shqiptarë nga fshatrat e Kosturit dhe të Follorinës dhe tokat e tyre u morën për të krijuar fondin e tokës, që do t`ju ndahej refugjatëve që vinin nga Turqia. Më pas gjatë viteve 1925- 1927, Greqia zbatoi reformën agrare sipas të cilës të huajt nuk mund të zotëronin toka bujqësore. Ndërsa Greqia përfundoi marrëveshjen me Francën, Anglinë, Italinë dhe Turqinë, lidhur me dëmshpërblimin që do të merrnin shtetasit e këtyre shteteve. Me Shqipërinë nuk e përfundoi këtë marrëveshje dhe kjo çështje u shty pa fund deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 935 Greqia i propozoi Iliaz Vrionit, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që t`ju kthente pronat disa familjeve të mëdha shqiptare dhe çështja të mbyllej, por ky propozim nuk u pranua nga pala shqiptare.

Detyrimet e Greqisë ndaj Shqipërisë

Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare Greqia ishte e detyruar që të paguante dëmshpërblim për tokat që ju ka marrë shtetasve shqiptarë, sepse sipas Traktatit të Athinës, [1913] neni 6, ” të drejtat e pronësisë mbi të paluajtshmet urbane dhe rurale, që zotëronin nga individ në bazë të titujve të dhënë nga shteti otoman ose në bazë të legjislacionit otoman në lokalitetet e Greqisë dhe parapushtimit do të njihen prej Qeverisë Mbretërore Greke”. Në po këtë nenë në paragrafët e 3 dhe 4 saktësohet  “Po kështu do të veprohet edhe për të drejtat e pronësisë mbi sa më sipër të regjistruara apo jo të personave moral ose që zotërohen prej tyre në bazë të ligjeve otomane që kanë qenë përpara se të bëhej pushtimi i lartë përmendur”. “Asnjeri nuk mund të privohet nga prona e tij tërësisht apo pjesërisht apo tërthorazi vetëm për shkak dobie, e konstatuar dhe duke i paguar më parë një dëmtim të drejtë”. Këtë detyrim që, i ngarkonte Greqisë një instrument ndërkombëtar siç është dhe Traktati i Athinës, Greqia nuk e ka përmbushur ende.

Për t’u veçuar një moment i mirë në marrëdhëniet shqiptaro – greke

Gjatë qeverive të Pangallos dhe të Kondilit, në vitet 20 u firmosën katër marrëveshje mes shqiptarëve dhe grekëve, mes të cilave njëra mbi shtetësinë dhe një tjetër mbi vendosjen e shërbimit konsullor. Në veçanti neni 3 i marrëveshjes mbi vendosjen e shërbimit konsullor parashikonte që qytetarët shqiptar pasurit e të cilëve ishin shpronësuar në Greqi kishin të drejtën e një dëmshpërblimi të barabartë me atë që parashikohej për shtetasit Britanikë, Italianë dhe Turq dhe gjithsesi më të lartë se sa ai që parashikohej për grekët nga legjislacioni kushtetues. Pra në bazë të neneve 18, 20 dhe 21 të dekret ligjit të datës 15. 2. 1923, “Mbi rehabilitimin e të varfërve”.  Pesha financiare e dëmshpërblimeve për qytetarët britanikë dhe të shteteve të tjera ishte e një rëndësie të kufizuar për shtetin grekë nëse e krahasoje me shumën që duhej përdorur për shqiptarët. Në pasuri që të paktën në sipërfaqe kalonin 100 mijë hektarët sipas vlerësimit të sjell prej KTISTAKIS. Ndërkohë që pala shqiptare në një vlerësim tjetër flet për më shumë, për rreth 350 mijë hektarë. Kjo marrëveshje nuk u diskutua ndonjëherë prej komisionit parlamentar përgjegjës megjithëse këtë e kishte kërkuar Ministria e Punëve të Jashtme nën presionin e qeverisë dhe klasës politike shqiptare, të përbërë në një masë të gjerë nga pronarët e tokave që prisnin dëmshpërblime nga Greqia. Siç është shpjeguar më vonë në një nga udhëtimet zyrtare të një delegacioni shqiptarë në Athinë, ishte propozuar qoftë zgjidhja nëpërmjet kompensimit global me vlerë shumë më të vogël se ajo reale, qoftë zgjidhja e pjesshme për një listë të favorizuar pronarësh shqiptarë. Kjo e fundit u refuzua nga pala shqiptare. Si pasojë e ndërgjegjësimit rreth përmasave reale të problemit u vonua botimi i marrëveshjeve të lartpërmendura në Gazetën Zyrtare greke edhe me synimin që tu tregohej autoriteteve shqiptare se politika e tyre bazuar në presionet e vazhdueshme nuk mund të jepte fryte. Gjithashtu në një përgjigje për Ambasadorin shqiptarë në Athinë, Ministri grekë i Punëve të Jashtme, Michalakopulos, nënvizonte se nuk ishte “As në praktikat ndërkombëtare që t’i garantojë të huajve, një trajtim më të privilegjuar se sa ai i bashkëkombësve të vetë”. Paralelisht Shqipëria rreth fundit të 1930 kishte ashpërsuar akuzat përmes forumeve ndërkombëtare për trajtimin e çamëve. Shqipëria ndërkombëtarizoi konfliktin me Greqinë nëpërmjet ankimeve në shoqërinë e kombeve. Veç kësaj në 1 mars 1928 Ministri i Punëve të Jashtme, ju drejtua sekretarit të përgjithshëm duke ngritur dy çështje: atë që lidhej me pasuritë dhe një tjetër me trajtimin e çamëve, çështje të diskutuara në sesionin e pestë, të 5 qershorit 1928. Përfaqësuesi shqiptarë, shpjegoi mënyrën sesi ishin formuar pronat e mëdha në vendin e tij se si ishin realizuar konfiskimet e pasurive shqiptare në Greqi duke kërkuar kështu respektimin e të ashtuquajturës marrëveshje konsullore të pa ratifikuar nga parlamenti. Greqia u justifikua duke shpallur si arsye kryesore të dëmshpërblimeve valën e madhe të refugjatëve. Ajo shtoi gjithashtu se do të angazhohej më tej për të rritur vlerën e dëmshpërblimeve angazhim që nuk u mbajt kurrë.

Si humbën tokat e shqiptarëve në Greqi

Ndërhyrjet ligjvënëse të kryera nga qeveritë greke para konfliktit, dhe që kishin për objekt shqiptarët në Maqedoni dhe në Epirin Grek, u justifikuan nga autoritetet greke me nevojën shtypëse për tu përballur me problemin e fluksit të emigrantëve, të ardhur nga Turqia. Midis masave ligjore më të rëndësishme në këtë lëndë, duhet të përmendim dekretligjin e 15 shkurtit 1923, mbi koncesionin e pasurive publike dhe shpronësimin për akomodimin e kolonëve dhe refugjatëve. Ligji 4816/ 1930 që fuste një shtesë dëmshpërblimi për pasurit e shpronësuara të çamëve, ligjin 5136/ 1931 që realizonte kalimin e pronësisë nga çamët tek refugjatët nëpërmjet shortit publik. Ligji 735/ 1937 mbi dëmshpërblimin për shpronësimin nga ana e shtetit. Siç shikohet nga të gjithë këto ligje, problemi i pronave shqiptare ishte i madh dhe vëllimi i tyre ishte aq i madh sa duheshin miratuar kaq shumë ligje për miratimin e procesit. Po ashtu që me shtënien në dorë të territoreve ngjitur me Shqipërinë politike, u miratua një ligj që ndalonte shit- blerjen e tokës në zonat ku banonin shqiptarët. Vonesat në zbatimin e këtyre ligjeve u bënë shpesh objekt ankimi pranë shoqërisë së kombeve nga ana e çamëve dhe shtetit shqiptarë veçanërisht në periudhën midis 1928 – 1930, por gjithnjë me rezultate negative.

Përgatiti: Blerina BRAHO

____________________________________________________________________________________

GAFA E PANARITIT DHE E VËRTETA E LIGJIT TË LUFTËS ME GREQINË

Vetëm pak ditë pas kthimit nga vizita në Greqi, ministri i Jashtëm Edmond  Panariti deklaroi se: “Ne nuk e trajtuam çështjen e Ligjit të Luftës, pasi ky problem nuk përbënë më rendësi për ne sepse ne, aktualisht ashtu si dhe Greqia jemi anëtarë të NATO-s. Por  përfaqësuesi i LSI-së në postin e ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë duhet të paktën të heshtë kur e di dhe vetë se  nuk e ka haberin nga politika e jashtme. Raporti i OSBE-ODIHR-it në rastin më të rrallë në histori përmendi se ky emërim ishte i pakuptimtë. Ja si qëndron e vërteta z.Panariti  dhe arsyeja se përse Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës.