Çelik Petriti:-Si ju turrën krijuesit ushtarakë Ismail Kadaresë në kovalishencë në Durrës

1060
Sigal

INTERVISTA/ Flet poeti, kritiku letrar, Çelik Petriti

Në vend të hyrjes

 Kush janë inkopetentët që na vlerësojnë dhe krekosen nëpër borde?!

– Jam i bindur që për pandershmërinë, ju, më tepër sesa si shkrimtar, si gazetar në aktivitet, dini më tepër sesa unë, ndërsa për inkopetencën, le të përmend qoftë edhe një rast si ky:

Kur katër – pesë vite më parë prozatori turk Orhan Pamuk fitoi çmimin “Nobel”, Rudina Xhunga i kishte kushtuar këtij evenimenti gjithë minutazhin e emisionit të vet prestigjioz “Shqip” në “Top – Channel”. Dhe shumë mirë kishte bërë, siç e kishte bërë shumë mirë edhe intervistën me shkrimtarin në shtëpinë e vet në Stamboll, nga e cila, personalisht, mësova shumë gjëra që s’i dija. Ndërsa “lezeti” ishte në gjysmën tjetër të minutazhit. Sepse në studio filluan të “portretizonin” nobelistin e ri, deri atëherë, përgjithësisht i panjohur për lexuesin shqiptar, një grup të ftuarish që hidheshin e përdridheshin sikur kishin në pëllëmbë të dorës gjithë Letërsinë Botërore, duke artikuluar “mufka” pas “mufkash”.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf