Bujar Poçari/ Më 28 Shtator 1942 Gjeneral Ligurg Zanini, të likuidohet Peza

142

Në librin e tij “Kur Dhashë Besën” Myslym Peza kujton

Si komisar i parë i Çetës së Pezës erdhi Vasil Shanto një militant komunist në të cilin Myslymi ishte njohur gjatë viteve të emigracionit në Resnje të ish- Jugosllavisë. Vasil Shanto ishte një figurë e shquar e luftës së popullit shqiptar. Shtëpia e tij dhe furra e bukës ku ai punonte së bashku me të atin Xha Petrushin në rrugën e Kavajës, pranë kishës ortodokse, që prej kohësh ishte kthyer në një qendër aktive e rezistencës kundër Fashizmit. Vasil Shanto ishte mjeshtër i luftës klandestine. Kur ai kaloi në ilegalitet atëherë e shikoje si fshatar, herë si intelektual, herë si punëtor, herë si hoxhë. Bile në një rast ai kishte arritur të futej në burgun e Tiranës i veshur si prift ndërkohë që jashtë kërkohej me qiri për t’u arrestuar. Në gjirin e popullit të Pezës në tiparet e luftëtarëve të çetës së saj,tek bisedat burrërore e të zgjuara të Myslym Pezës, gjetën frymëzimin e tyre shumë nga figurat e lavdishme të  luftës nacional-çlirimtare, të cilët të brumosur në ideale për një botë të re pa shtypës e shfrytëzues    aktivitetin praktik të luftës do ta nisnin e vazhdonin pikërisht këtu në Pezë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf