Bujar Kore: Mehmet Shehu u tha rezervistëve: S’jeni as si ushtarët e Haxhi Qamilit

456

INTERVISTA/ Flet operatori i TVSH-së Bujar Kore: Thanas Nano ishte i rreptë ndërsa Todi liberal. Si nisi kryqëzimi i Lubonjës pas Festivalit të 11-të

Plot 41 vjet operator në televizionin e parë shqiptar, pa u larguar asnjë ditë, ai mban një rekord me vete. Në tërë këto vite ka filmuar dhe xhiruar të gjithë Kryeministrat dhe Presidentët e Shqipërisë, por dhe 40 Presidentë të Botës duke filluar nga dy Bushët e SHBA-ve, Bill Klintonin dhe deri tek Nënë Tereza. Rekord tjetër i tij është se nga ky televizion ka shkuar me shërbim në 53 vende të botës, për të cilët ka bërë dhe reportazhe. Përpos këtyre, ai ka filmuar dhe më shumë se 30 filma dokumentarë dhe me mijëra reportazhe apo rubrika të ndryshme. Ai është një arkiv i gjallë me vete i TVSH-së. E filloi profesionin si fotograf, por një kujtim i hidhur bëri që ta linte në mes fotografinë. Një e afërmja e tij i besoi fotot e dasmës. Bujari ju përgjigj me shumë dëshirë. Ishte në hapat e parë të këtij profesioni që e donte me zemër. Kishte një aparat të thjeshtë që bënte foto si amator. Në dasmë harxhoi plot tre filma. Përfundimi? Të tri filmat ishin të djegur. S’ja fali vetes. E afërmja e tij ngeli pa asnjë kujtim nga dita e dasmës. Ka shkelur pëllëmbë për pëllëmbë disa herë nga Vermoshi në Konispol gjithë Shqipërinë duke përshkruar qindra mijëra km rrugë.

 Kur e filluat profesionin e bukur të operatorit?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf