Qerim Meço: Brigada e VI partizane në krijimin e saj

73 vjet më pare, më 26 janar të vitit 1944, në qytetin historik të Përmetit, u krijua Brigada VI Sulmuese partizane, e para në qarkun e Gjirokastrës, dekoruar me titullin e lartë “Hero i Popullit”. Formimi i kësaj brigade të UNÇ, u përgatit me shumë kujdes në kushtet e vështira të Luftës. Por ceremonia e përurimit nuk u realizua për shkak se komanda naziste gjermane e kishte zbuluar krijimin e saj dhe angazhoi mbi gjashtë mijë forca të përgatitura e të armatosura me armatim e teknikë luftarake dhe me aviacion së bashku me 200 forca ballistë për të asgjësuar forcat partizane të kësaj brigade te ardhja e tyre Berat-Këlcyrë-Përmet, Gjirokastër- Këlcyrë-Përmet dhe nga Leskoviku-Përmet. Në Këto kushte të vështira, komanda e Brigadës VI organizoi zënien e mbrojtjen e pozicioneve Kuqar-Varibop-Kosinë, Petran-Mali i Bardhë dhe rrezen e fshatrave në krahun e majtë të derdhjes së lumit Vjosa. Luftimet u zhvilluan të ashpra për ndalimin e forcave naziste që vinin nga drejtimet e mësipërme të shoqëruar me autoblinda dhe me goditje me aviacion. Në këto pozicione mbrojtëse, forcat partizane e sëmurë dhe forca të tjera të ardhura nga krahina e Zagorisë e Gjirokastrës për të kaluar Qafën e Dhëmbelit, në qytetin e Përmetit e në vazhdim për të kaluar zonën e lirë Çerje-Dangëlli. Ky objektiv i komandës të Brigadës, u realizua me sukses. Në këto luftime, të gjitha forcat e brigadës treguan trimëri dhe vendosmëri ndaj forcave naziste gjermane, në veçanti forcat e batalionit të parë “Asim Zeneli”, me komandant Riza Veipin e komandantin e kompanisë Halil Ymeri; Batalioni i katërt “Naim Frashëri” me komandant Feti Busësin, në drejtimi Petran-Mal i Bardhë. Ne këto luftime, dhanë jetën Teki Gjashta, komisari i batalionit Ago Çelli etj. Forcat naziste dogjën për të tretën herë qytetin e Përmetit dhe fshatrat Kosinë, Kutal, Badelonjën, Leusen, Petranin e etj. Brigada VI Sulmuese partizane, në provën e parë pas krijimit, e tregoi veten si njësi e fortë luftarake, me trimëri e me vendosmëri, përballoj sulmet e goditjet e forcave naziste gjermane, të autoblindave e goditjet me aviacion, krijoi bashkëveprim të ngushtë me repartet e tjera partizane dhe me popullin që krijoi dashuri e respekt në përtalljen me sukses sulmet dhe goditjeve nga forcat naziste gjermane. Brigada VI “S” partizane, edhe pas këtij operacioni, zhvilloi luftime të përgjakshme me forcat naziste gjermane dhe bashkëpunëtoret e saj ballisto-zogiste. Për t’u përmendur janë veprimet e luftarake të batalionit të parë e të dytë për çlirimin e Libohovës dhe në zonën e Lunxhërisë. Me datat 6-8 të shkurt u zhvillua edhe beteja në Klanë e Shëndridhas, ku ranë heroikisht, komandanti i Batalionit Sadik Buzo, komandanti i kompanisë Halil Ymeri, Sejdin Minga, zv/komandant kompanie etj. Në fundin e muajit Mars 1944, batalioni i tretë, “Baba Abas” sulmoi dhe zhvilloi betejën e përgjakshme kundër forcave naziste e balliste në fshatin Mavrovë të Vlorës, në terren të vështirë ku forcat gjermane kishin përgatitur trashe dhe hendeklidhje me qendra zjarri. Në këtë betejë u vranë shume forca naziste e balliste, por edhe nga partizanët dhanë jetën 22 vetë, midis tyre zv/komandanti e zv/komisari i Batalionit, Mustafa Asllani dhe Mitat Gjoliku. Tërë efektivi i batalionit, luftoi me trimëri e me vendosmëri, por në kushte tepër të vështira për të arritur objektivin. Më 29 Mars të këtij viti, batalioni i katërt “Naim Frashëri”, nën drejtimin e komisarit të brigadës Mustafa Matohiti, zhvilloi betejën për marrjen e garnizonit të forcave naziste gjermane e bashkëpunëtorët e tyre, në Kalanë e Margellëçit në Patos të Fierit. Edhe kjo betejë e Përgjakshme në bashkëveprim me forcat partizane të grupit Mallakastër, tregoi trimëri, guxim e vendosmëri nga partizanët e kuadrot e saj. Mbas disa orë luftimesh, forcat partizane e realizuan detyrën për asgjësimin e forcave naziste e balliste në këtë garnizon të parapërgatitur. Në këtë betejë të përgjakshme, ranë heroikisht Mustafa Matohiti, komisari i Brigadës; Meleq Gosnishti zv/komandant i Batalionit; Lefter Talo komisar kompanie dhe Dinjo Kalenja, komisar batalioni në grupin Mallakastër. Të katër janë dekoruar “Heronj të Popullit”, në këtë betejë të përgjakshme, doli në pah heroizmi, vendosmëria dhe shpirti sulmues i partizanëve. Forcat e Brigadës VI dhe partizanët e grupit të Mallakastrës, çliruan ketë garnizon të fortifikuar të forcave naziste gjermane dhe shkroi një faqe heroizmi në historinë e kësaj brigade heroike. Në rrugën 73 vjeçare, Brigada VI “S” partizane, ka zhvilluar luftime e beteja të shumta luftarake. Kjo njësi e madhe e fortë e UNÇ, përballoi me sukses Operacionin e forcave naziste gjermane në muajin Qershor të vitit 1944, në Jug të vendit, në kushte të vështira dhe doli më e fortë nga ky Operacion. Në lëvizjen e kësaj Brigade për në Shqipërinë e Mesme e në veri të vendit, kur erdhi në fshatin Dragot të Tepelenës, komanda e Brigadës mori kërkesë nga populli i fshatit Dukaj për asgjësimin e forcave naziste e mercenare në këtë garnizon duke treguar trimëri e vendosmëri si në çdo betejë luftarake me okupatorët e bashkëpunëtorët e tyre. Në muajin Shtator të këtij viti, kjo Brigadë Heroike, zhvilloi betejën me forcat naziste gjermane në Labinot të Elbasanit. Edhe në këtë betejë, spikati trimëria, guximi dhe vendosmëria e partizanëve të kësaj brigade. Më 20 tetor të vitit 1944 u çlirua garnizoni armik në Shenpal të Mirditës. Ky garnizon i përgatitur me pozicione dhe hendeklidhje e me qendra zjarr, u asgjësua dhe u mor nga forcat partizane të Brigadës VI, VII dhe të Brigadës XXII të UNÇ. Në këtë betejë u vranë 65 forca naziste e mercenarë; 85 u zunë robër dhe shumë material ushtarake të grumbulluara në këtë garnizon nga forcat e Brigadës VI-të, tre të vrarë dhe midis tyre borizani Naun Thomollari e Todi Dako. Populli i Mirditës për çlirimin e këtij garnizoni, përshëndeti partizanët për trimërinë, guximin e vendosmërinë e tyre të paparë krijoi bindjen për partizanët e kuadrot e saj në rrugën e tyre për çlirimin e vendit nga okupatorët dhe bashkëpunëtoret e tyre. Asgjësimi i forcave naziste e të forcave mercenare në garnizonin e Shenpalit më 20 tetor të vitit 1944. Shënoi çlirimin e rrethit të Mirditës e që festohet me madhështi në çdo përvjetor jubilar. Më pas, Brigada e VI-të “S” partizane, vazhdoi luftimet për çlirimin e Pukës, rrethin e Tropojës dhe deri në Shkodër për çlirimin e saj e të gjithë Shqipërinë më 29 Nëntor të vitit 1944. Me urdhër të Komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxha, Brigada VI partizane, kalon kufirin shtetëror, në ndjekje të forcave naziste gjermane për çlirimin e popullit në Malin e Zi, në Sanxhak dhe në Bosnjën Jugore. Luftime të përgjakshme u zhvilluan për marrjen e zënien e Kalasë së Medunit, e fortifikuar nga forcat naziste gjermane, në Biocem në Kosor e në objekte të tjera te rëndësishme. Forcat naziste pësuan humbje në njerëz, në armatim e teknikë luftarake. Në vazhdim, luftime të ashpra u zhvilluan në lartësinë Ljeva-Reka, në Verushë të Malit të Zi. Në këto luftime u angazhua batalioni “Naim Frashëri”, ku ranë heroikisht, komandanti i kompanisë Ngjeli Goga, komisari Muke Koblara, përgjegjëse e rinisë Fanjo Çiçaku e partizanë të tjerë. Më pas, sulmoi batalioni i parë “Asim Zeneli”. E morëm këtë objekt të rëndësishëm e vazhduam mësymjen duke u shkaktuar forcave armike të vrarë e të plagosur. Populli i kësaj zone në Verushë, i përgëzoi partizanët për asgjësimin e forcave armike, për trimërinë e guximin e tyre në kushte të vështira, në dëborë e akull. Brigada VI “S” partizane, pas fitores të arritur në lartësinë Ljeca-Reka, vazhdoi luftimet drejt Drisko e Vishegrad, në ndjekje të forcave naziste që vinin nga Podgorica. Këto luftime ishin më të vështira në Drisko e në periferi të saj, në Bosnjën Jugore. Luftimet u zhvilluan të përgjakshme nga forcat armike, vranë 50 veta e shumë të plagosur; nga forcat partizane 6 partizanë që luftuan me trimëri e guxim të paparë. Marrja e lartësive në Drisko e përreth saj, bënë të mundur afrimin e forcave partizane për të kapur Vishegradin, ku forcat naziste patën shumë humbje. Nga forcat tona, u vra zv/Komandanti i Batalionit, Lame Kanani nga fshati Damës të Tepelenës. Ne fundin e luftimeve nga Brigada VI Sulmuese partizane, u vra partizani Xhemal Stroka, trim mbi trimat si askush tjetër. Brigada VI partizane, pas dy muaj luftimesh të përgjakshme me forcat naziste gjermane e bashkëpunëtore e saj çetnikë, çliroi qytetin Rudo dhe Vishegradin. Çlirimi I këtyre qyteteve të rëndësishme u realizua nga luftimet e përgjakshme të Brigadës VI, VII dhe XXII të UNÇSH. Këto brigade partizane, fituan admirimin e popullit në Malin e Zi, Bosnjën Jugore deri në Vishegrad. Sjelljen shembullore dhe frymën internacionaliste me moral të lartë dhe disiplinë të ndërgjegjshme. Brigada e VI-të partizane, si gjithë të tjerat, përtej kufirit shtetëror, përballoi vështirësitë për veshmbathje dhe ushqim, kushtet atmosferike në dëborë e akull dhe në terren të panjohur, por mbi të gjitha spikati trimëria, guximi dhe shpirti vetëmohues i partizanëve të saj, duke i shkaktuar forcave armike, 680 të vrarë e robër dhe shumë të plagosur, dëmtime në armatime teknike luftarake. Nga forcat tona partizane pati 53 të vrarë dhe 94 të plagosur. Kjo Brigadë partizane e UNÇSH u largua nga populli i Kosovës në javën e parë të muajit Qershor dhe mbërriti në qytetin e Ohrit të Maqedonisë më 18 Qershor të vitit 1945. Në muajin Dhjetor të këtij viti u kthye në Atdhe, në qytetin e Korçës. Në 73 vjetorin e krijimet të brigadës VI “S” partizane, kujtojmë rrugën luftarake të saj, trimërinë, guximin, vendosmërinë, aftësitë organizuese e drejtuese të komandave e të shtabeve në aksione e beteja të përgjakshme me forcat naziste gjermane të përgatitur e të armatosur me armë modern të kohës e në bashkëveprim me forcat ballisto-zogiste. Këto e të tjera cilësi duhet t’i kujtojmë në çdo përvjetor, pse siç dihet, LANÇ e popullit shqiptar ishte dhe mbetet më e madhja në historinë e tij, kundër okupatorëve nazi-fashistë deri në çlirimin e vendit më 29 Nëntor të vitit 1944. Lavdi Brigadës VI, “Hero i Popullit”!