Bojka Shanto: Enver Hoxha pranon rolin e Vasil Shantos në bashkimin e komunistëve

814
Sigal

Ferit Fixha/ Rrëfimet e Bojka Shantos, një jetë midis legjendës dhe reales

SHPËRNGULJET E SHANTOVE PËR TË MUNDUR VARFËRINË.

Matot (mbiemri i vjetër i familjes Shanto) ishin nga Struga. Ngaqë nuk i mbante toka e pasuria që zotëronin atje dhe, më kryesorja, ngaqë nuk kishin shkuar kurrë mirë me shovinistët serbë, aty nga gjysma e shekullit XIX, ngrenë plaçkat e marrin rrugën e shtegtimit. Vijnë e zënë vend në Shkodër. Stefan Mato (Shanto) dhe e shoqja, Elisaveta, kishin katër fëmijë: tre djem, Petron, Dimkon, Nikollën dhe një vajzë, Sarën. Erdhën në Shkodër si muhaxhirë, por shpejt u bënë aty të njohur e të respektuar nga vendasit. Ishin sjelljet e tyre, virtytet e tyre, edukata e shëndoshë shoqërore e familjare, që i integroi në mjedisin shkodran, me atë popull mikpritës e me vlera të vyera e të lashta.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf