Biçaku: Ndarja e dhimbshme me 26 hebrenjtë, kalvari ynë dhe ritakimi pas 50 vitesh

754
Sigal

KALVARI I HEBRENJVE, MIKPRITJA

 

EKSKLUZIVE/Rrëfim i 87-vjeçarit Muhamet Biçaku, roje e 26 hebrenjve të strehuar në familjen e tij

 

Ndërhyrja e Mehmet Shehut: “Lironi djemtë e Biçakajve, strehuan 7 familje hebrenjsh gjatë luftës”

 

Pas çlirimit, pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshe   htësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin, të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja e dhimbshme, mes lotëve, u pasua me përshëndetjen ‘Mirupafshim!’.  Por ritakimi do të vononte jo pak, por rreth 5 dekada… Ndërkohë, një album me foto nga Majo Aurest nga Argjentina e largët e kirurgut Rafaael Faraagi nga Izraeli për mikpritësit nga Shqipëria, do të fillonte një kalvar mundimesh me arrestime e dënime për meshkujt e familjes Biçaku. Por përsëri është Mehmet Shehu, tashmë Kryeministër i Shqipërisë që pasi mëson fatin e djemve të arrestuar të familjes që strehoi hebrenjtë, urdhëron lënien e tyre të lirë…