Besnike ndaj betimit ushtarak/ Flasin Bernard Zotaj, Jeta Hyseni dhe Argjiro Prifti: Kontributi i grave partizane të LANÇ dhe përkushtimi si oficere dhe familjare shembullore. Ja emrat e kursanteve

978
Sigal

Kontribut me vlera të mëdha i gruas në historinë kombëtare

Prof. Asoc. Bernard Zotaj

Oficeret, besnike ndaj betimit ushtarak, të përkushtuara dhe familjare shembullore

Kujtim Boriçi & Suzana Jahollari / Kontributi i grave shqiptare gjatë LANCÇ dhe emancipimi i saj pas Luftës. Historiku i shkollës ushtarake në dekadën e parë, karriera dhe jeta si oficere. Lista zyrtare e vajzave që kanë mbaruar shkollat e larta dhe akademitë në Shqipëri

Gruaja shqiptare ka qenë pjesëmarrëse aktive në ngjarjet kryesore të historisë të popullit tonë. Në kohë lufte gjithmonë ajo ka luftuar me armë për të mbrojtur familjen dhe atdheun. Në historinë e luftërave shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi, për ruajtjen e individualitetit të vet, për një jetë të lirë nga shfrytëzimi dhe padrejtësitë shoqërore, gruaja shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm. Shumë prej tyre, kanë qenë ndër kohë tribune popullore, me komisare apo komandante që kanë udhëhequr formacione luftëtarësh në luftërat për liri. Emrat e mjaft grave si: Teuta, Mamica Kastrioti, Nora e Kelmendit, Maro Kondi, Sevasti Qiriazi, Marigo Pozio, Shote Galica, Sado Koshena etj., e kanë emrin të skalitur me shkronja ari në historinë e Shqipërisë. Shtojmë se dëshmorja më e hershme e Atdheut është Maro Kondi, e cila daton që në vitin 1847, në kryengritjet kundër Tanzimatit. Në këtë histori shekullore të vendit tonë, roli i gruas shqiptare u shqua më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga nazifashistët. Mbi 6000 gra dhe vajza dolën në këtë luftë, e dhanë kontributin e tyre për çlirimin e vendit. Ato thyen mjaft koncepte dhe u radhitën përkrah burrave në këtë epope, duke dhënë dhe jetën për çlirimin e vendit. Ato flakën tej zakonet dhe thyen tabutë e kohës, duke u bërë shembull frymëzimin në Luftën Nacionalçlirimtare.

Një fakt me domethënie botërore është se në këtë luftë nga 5 heroina që u ekzekutuan në litar apo u dogjën nga nazifashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, 4 heroina janë shqiptare: Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Hibe Palikuqi dhe Liri Gero. Në kohën kur vendi ynë u pushtua nga fashistët italianë në prillin e vitit 1939, së bashku me grupet e rezistencës morën pjesë dhe gratë shqiptare. Në ballë të gruas shqiptare u afirmuan intelektuale, por dhe mjaft gra të thjeshta në qytet e fshat, duke bërë qëndresë në forma nga me të ndryshmet. Qendra të rëndësishme të luftës ishin qytetet e mëdha të vendit, ku një rol luajtën shkollat në të cilat mësonin mjaft vajza. Kështu, Instituti Femëror, në Tiranë u bë vatër e rezistencës kundër fashizmit. Të gjithë e kemi parë filmin artistik “Vajzat me kordele të kuqe”, ku i bëhet jehonë pjesëmarrjes masive të tyre në këtë luftë që sapo kishte nisur të organizohej në vendin tonë. Studentet brenda institutit ndërmerrnin veprime të tilla si: nuk nderonin në mënyrë fashiste, grisnin flamurin italian, thyenin fotografitë e Duçes etj.. Në qytete e fshatra të Shqipërisë, format e qëndresës prej gruas ishin të ndryshme. Kështu gjimnazistet e Shkodrës morën pjesë aktive në demonstratën e madhe antifashiste të organizuar më 28 nëntor 1940. Kurse në Tiranë, studentet e Institutit Femëror prishën mbledhjen në përkujtim të marshimit fashist mbi Romë, të cilën e kthyen në një demonstratë në rrugët e Tiranës. Shumë prej tyre u përjashtuan nga shkolla e instituti. Midis vajzave të përjashtuara ishte dhe heroina Margarita Tutulani. Gruaja me prezencën e saj po luante një rol të rëndësishëm dhe me dinjitet e me vlera u rreshtua edhe ajo në Luftën Nacionalçlirimtare. Fillimisht për të rritur numrin e grave e të vajzave në këtë lëvizje u organizuan bërthamë të vogla të gruas. Gra e vajza intelektuale me autoritet e nisën punën e tyre në lagje e fshatra, duke formuar grupe të cilat shpërndanin trakte e komunikata të ndryshme për luftë. Këto mjekonin aktivistë e partizanë të plagosur në aksionet e njësiteve dhe të çetave partizane dhe shtëpitë e tyre u bënë strehë e u kthyen në vatra të rëndësishme të lëvizjes. Shumë gra në qytete bënë punë me shkollat, ku krijuan grupe dhe celula edukative, në të cilat kryheshin aktivitete, diskutohej, lexoheshin komunikata dhe këndoheshin këngë patriotike. Të gjitha këto forma, po bënin efekt të madh në popull dhe vetë gruaja po fitonte vendin e saj në shoqëri dhe po e ndryshonte konceptin e gabuar që kishin shqiptarët në përgjithësi për të. Gratë e Kavajës në prill 1942, të mbuluara me çarçaf e perçe dolën bashkë me burrat e me të rinjtë në demonstratë për të kërkuar bukë. Ndërsa në Elbasan, më 8 gusht 1942, mjaft vajza morën pjesë në demonstratën e bukës. Haxhire Myzyri e Aleksandra Mano goditën majorin e xhandarmërisë fashiste. Një nga demonstratat më të përgjakshme ishte ajo në qytetin e Korçës, ku mbetën të vrarë 59 persona dhe u plagosën 93 të tjerë, shumica e tyre ishte gra. Gratë dhe vajzat nuk munguan në frontin e madh të luftës që u krijua kundër pushtuesve. Ato krijuan organizatën e tyre të gruas. Organizata e tyre i vuri vetes si qëllim pjesëmarrjen e saj në luftë, të ishte sa më e organizuar dhe në të ardhmen të merrte pjesë aktive në drejtimin e vendit. U krijua organizata Bashkimi i Gruas Antifashiste Shqiptare. Në të gjitha qytetet dhe krahinat u ngritën këshillat e grave antifashiste. Në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare të mbajtur në Labinot të Elbasanit nga 4-9 shtator 1943, mori pjesë dhe një delegacion i gruas shqiptare që përfaqësohej nga Ollga Plumbi, Ela Gjikondi dhe Nexhmije Xhuglini. Delegacioni i grave kërkoi në këtë mbledhje që Organizata e Gruas të njihej dhe të bëhej pjesë e Frontit Nacionalçlirimtar.

Kështu gruaja me plot dinjitet u rreshtua në LANÇ të popullit shqiptar. Në të gjithë vendin gruaja u përfshi masivisht në luftë. Organizata e gruas krijoi këshillat e saj dhe ato filluan nga zbatimi i detyrave dhe qëllimit që i kishin caktuar vetes në këtë luftë. Kështu Esma Dervishi, anëtare e këshillit në Karbunarë e vranë se shkonte në mal me ushqime, ndërsa Saretë Gabaj nga Smokthina, u kap nga nazistët dhe u torturua, ku u dogj e gjallë, sepse nuk dha informacion për partizanët. Organizata filloi punën në çdo krahinë dhe në terren, ku dhe kishte nevojë. Gra e vajza të tilla si Bule Naipi, nga Gjirokastra vepronte në Libohovë e Konispol, ku organizoi dhe ngriti aktive me gra dhe grupe edukative. Gra të tjera si Qeriba Derri kthehen nga emigracioni dhe bashkohen me lëvizjen antifashiste. Qeribaja ngriti organizatën e gruas në mjaft fshatra të Lumit të Vlorës. Pushkatohen më 4 prill 1944. Rol të rëndësishëm kanë luajtur gratë që ishin në detyra dhe përgjegjësi në seksionet politike të brigadave e divizioneve sulmuese. Kështu gra të tilla si: Eleni Terezi, Fiqirete Sanxhaktari, Vangjelo Sotiriadhi, Ramize Gjebrea, Urani Prendi, Liri Hakani etj., kanë pasur përgjegjësi në radhët e UNÇSH. Kështu, në mjaft brigade sulmuese, si në Brg. III, V, XX, XVIII S, gratë dhe vajzat që ishin në detyra zinin mbi 30% të numrit të tyre. Në 13 brigada partizane, rreth 100 gra e vajza kanë qenë përgjegjëse rinie brigade, batalioni e kompanie, si dhe mbi 47 prej tyre kanë qenë në detyra komisare e zëvendëskomisare batalioni e kompanie. E rëndësishme të theksojmë në këtë shkrim historik është se mjaft gra e vajza arsimtare ishin të lidhura me Lëvizjen, e dhanë një kontribut të vlefshëm. Në Kongresin e Parë të Bashkimit të Gruas, në nëntor 1944 në Berat, u shpalos kontributi dhe heroizmi i treguar nga gratë dhe vajzat shqiptare në luftën kundër pushtuesve nazifashist dhe bashkëpunëtorëve te tyre. Për aktet e larta të trimërisë dhe të vetëmohimit mjaft gra dhe vajza u shpallën Heroina të Popullit si: Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Liri Gero, Margarita Tutulani, Shejnaze Juka, Mine Peza, Hibe Palikuqi, Nimete Progonati, Inajete Dumi, Zonja Çure, Qeriba Derri, Fato Berberi, Qybra Sokoli, Ylbere Belibashi, Shenjnaze Juka, Emine Peza, etj.. Pjesëmarrja e gruas në Luftën Nacionalçlirimtare, nuk ishte vetëm kushti vendimtar për çlirimin kombëtar e shoqëror të saj. Në sajë të kësaj lufte dhe të përpjekjeve të vijueshme të bëra në këto 70 vjet pas lufte, ajo sot është më tepër e organizuar dhe po zë një vend të merituar në të gjitha shtresat e shoqërisë demokratike shqiptare. Fakt është se gruaja shqiptare sot është pedagoge, deputete, ministre, biznesmene, diplomate, oficere, police, drejtuese institucionesh etj.. Vetë lufta, kurajua dhe përpjekjet e saj në shoqëri e kanë radhitur atë të barabartë me burrat, dhe sot gëzon të drejta të plota, të njohura botërisht dhe të garantuara me ligje e Kushtetutë.

Viti 1950. Vendosja e emrit të Enver Hoxhës, shkollës së oficerëve dhe pjesë nga historiku

i kësaj shkolle në dekadën e parë të saj

Urdhër Nr. 832, datë 03.11.1955: Në bazë të urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes së Popullit, shkolla ‘Skënderbej’ hyri në varësinë e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve ‘Enver Hoxha’.

Urdhër Nr….., datë….., viti 1957: Në bazë të rezultateve të dhëna nga komisioni i provimeve, në përfundimin e kursit, shkolla pati këto rezultate: Shkëlqyeshëm, 21,3 %; mirë, 37,3%; mjaftueshëm 41,4%; dobët nuk ka.

Urdhër Nr….., datë….., viti 1957: Gjatë vitit 1957, shkolla zuri vendin e parë në garat e qitjes së ushtrisë, si dhe në përgatitjen verore dhe, vendin e dytë në spartakiadën e lojërave sportive.

Urdhër Nr….., datë….., viti 1957: Shkolla u vizitua nga delegacioni i Komsomolit Sovjetik.

Urdhër Nr….., datë….., viti 1957: Në bazë të rezultateve të provimeve, shkolla Ushtarake ‘Skënderbej’ zuri vendin e parë mes të gjitha shkollave të mesme të Republikës së Shqipërisë.

Urdhër Nr….., datë….., viti 1957: Gjatë vitit 1957, shkollën e vizituan miq nga vendet e Demokracisë Popullore dhe Bashkimit Sovjetik. Shkolla vizitohet nga marinarët bullgarë. Shkolla vizitohet nga një grup veteranësh Sovjetikë me në krye gjeneralë të njohur miq.

Shkollën e vizitoi delegacioni ushtarak sovjetik me në krye Zhukovin. Shkollën e vizitoi një grup bolshevikësh të vjetër, të kryesuar nga Urallovin.

Dekret Nr. 2525, dt 02.09.1957: Me Dekret të Presidiumit të Kuvendit popullor, shkolla u dekorua me Urdhrin “Ylli i Kuq”.

Urdhër Nr. 04, dt 15.02.1958: Në bazë të Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes të popullit, shkolla u dislokua në rajonin e Kavajës (kripore) për tre muaj; qershor, korrik dhe gusht.

Urdhër Nr…., dt …., korrik 1959: Shkollën e viziton zëvendëskryeredaktori i gazetës “Krasnaja Zvezda”, “Hero i Popullit” i Bashkimit Sovjetik.

Shënim: Ngjarjet dramatike të vitit 1990 bashkë me ndryshimet thelbësore (më 1995 mori emrin Akademia Ushtarake ‘Skënderbej’, më 2004, Universiteti ushtarak ‘Skënderbej’); bashkërendimet programore me simotrat homologe të vendeve anëtare të NATO-s etj… (S.J., K.B).

Martesa me një ushtarak, ma bëri më të lehtë dhe të bukur jetën si oficere

Jeta Hyseni-Kule

Një pjesë e mirë e vajzave oficere të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për shkak të profesionit dhe njohjeve në punë, bashkëshortët e tyre i kanë po oficerë. Kjo ka bërë që në udhën e vështirë por të bukur të ushtarakut, përveçse punës, pasionit e përkushtimit të tyre, të kenë një mbështetje të mirë nga bashkëshortët e të njëjtit profesion. Një ndër ‘ta jam edhe unë. Unë dhe Tefiku, bashkëshorti im, jo vetëm që ishim burrë e grua me detyrime të përbashkëta për të mbajtur familjen, për të rritur fëmijët dhe për të përballuar vështirësitë e jetës, por ishim edhe shokë të një fronti, në atë të profesionit të oficerit. Kuptohet, që për shumë probleme me të cilat përballeshim në jetë, diskutonim së bashku, duke gjykuar, vendosur e vepruar në kahjen që bashkë e gjykonim se ishte e mira. Njëkohësisht, qenia të dy ushtarakë, ka ndikuar ndjeshëm dhe në edukimin e fëmijëve tanë me ndershmërinë, korrektesën, respektin për punën, e mbi të gjitha, për dashurinë e pakufishme për atdheun dhe popullin. Martesa me një ushtarak, ma bëri më të lehtë dhe të bukur jetën si oficere karriere. Unë kam lindur më 1951. Shkollën e mesme e përfundova me rezultate të mira dhe mes dëshirave të tjera për shkollim të lartë, ishte dhe ndjekja e studimeve në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Tiranë. Kjo e drejtë m’u dha në verën e vitit 1969. Pra, në verën e këtij viti kam filluar Shkollën e Lartë Ushtarake, Fakulteti Gjitharmësh dhe e përfundova me rezultate të mira 1971. Pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit, më emërojnë Instruktore për shkollat në Komandën “FUD” në Tiranë. Pas kësaj periudhe jam martuar me zotin Tefik Kule pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Në këtë detyrë kam punuar më pak se dy vite, pasi më transferojnë më pas familjarisht në Berat. Në vitin 1972-1975, kam kryer detyrën e zëvendësshefit në Seksionin e Arsimit dhe Kulturës në Berat për Problemet Ushtarake. Transferohem nga kjo detyrë dhe në vitet 1975-1977 kam punuar si komandante batalioni në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kristo Isak” në Berat. Në periudhën 1977-1984 kam punuar si Instruktore Taktike dhe Zjarri në Shkollën e Lirë Ushtarake “Lapardha” Berat . Në vitin 1985 kam qenë shefe administrate në Repartin ushtarak Nr. 2825 Kuçovë, detyrë të cilën e kam kryer deri në vitit 1993. Gjatë gjithë karrierës sime në Forcat e Armatosura dhe detyra të tjera shtetërore apo shoqërore që më janë besuar, kam punuar me përgjegjësi dhe kam dhënë maksimumin, gjë për të cilën dhe jam vlerësuar zyrtarisht nga institucionet më të larta të shtetit.

Aktualisht jam në pension.

Ne oficeret, ushtarake të përkushtuara dhe familjare shembullore

Argjiro Prifti-Beqiri

Kam lindur më 28 dhjetor të vitit 1949, në fshatin Gjat të Lunxhërisë në Gjirokastër. Shkollën shtatëvjeçare e kam kryer në fshatin Erind (‘Misto Mame’) të Gjirokastrës. Në vitet 1963-1968 kam kryer arsimin e mesëm, Teknikumin Bujqësor për agronome-ekonomiste në Qytetin e Nxënësve në Tiranë. Në vitet 1968-1970 kam kryer Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Kam shumë kujtime nga periudha e shkollimit për oficere aktive. Komandante toge kishim shoqen tonë Pëllumbesha Cane, që ishte e dashur, korrekte dhe shumë e komunikueshme. Komandant kompanie kishim Jani Spiron. E kujtoj me respektin më të madh se ai na qëndronte aq pranë, sa na zëvendësonte prindërit që i kishim shumë larg. Ai ishte një edukator dhe prind i mrekullueshëm njëkohësisht. Mbresa për përkushtimin dhe aftësitë profesionale kujtoj pas kaq dekadash dhe pedagogët Aziz Myftari, Natasha Nasto, Hetem Sala etj… Pas përfundimit të shkollës dhe titullimit oficere aktive në vitin 1970, nis punën në Korpusin e Gjirokastrës. Në degën e stërvitjes së Korpusit punova në vitet 1970-1971. Në vitet 1971-1975 mbarova për Histori-Gjeografi në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Diplomën universitare e mbrojta në qershor të vitit 1976, ndërkohë që isha e transferuar në Korpusin e Fierit. Në periudhën 1976-1978, kryej detyrën e shefes së Shtëpisë së Oficerëve në Fier. Në vitet 1991-1993 jam instruktore e edukimit në Divizionin e Fierit. Në janar të vitit 1993 dal në reformë (pension i parakohshëm). Gjatë kryerjes së fakultetit, jam njohur me inxhinierin elektronik, ushtarakun Adem Beqiri, i cili u bë bashkëshorti im. Kemi së bashku tre fëmijë, Allanën, Ervinin dhe Fjolan. Alana ka mbaruar Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, dega Financë. Aktualisht është mësuese në shkollën profesionale Hoteleri-Turizëm, njëkohësisht dhe eksperte kontabël. Ervini ka mbaruar Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe shkollën e Magjistraturës për prokuror. Fjola ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale për sociologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës si dhe Fakultetin Juridik po në të njëjtin institucion. Gjatë karrierës në FA jam dekoruar me ‘Medaljen e Shërbimit Ushtarak’.

Lista zyrtare e vajzave oficere që kanë mbaruar shkollat e larta dhe akademitë në Shqipëri

PRAPAVIJË
Albana Fiqiri Bylyshi 1990-1994
Alketa Kujtim Lulellari 1990-1994
Anila Nezir Kola 1990-1994
Arjana Raib Tare 1990-1994
Ardian Nush Vreshti 1990-1994
Donika Pashk Margjoni 1990-1994
Dhurata Shaqir Leti 1990-1994
Dhurata Qamil Meçe 1990-1994
Edlira Jani Depo 1990-1994
Elsa Kastriot Halili 1990-1994
Entela Nuri Kapgjiu 1990-1994
Esmeralda Josif Lakuriqi 1990-1994
Etleva Ali Gjolena 1990-1994
Floresha Ismet Çuka 1990-1994
Flora Ligor Ristani 1990-1994
Fatbardha Dalip Meleqi 1990-1994
Gentiana Myrteza Jaho 1990-1994
Gentiana Nazmi Saliasi 1990-1994
Lindita Osman Osmani 1990-1994
Lindita Halil Xhepaxhia 1990-1994
Majlinda Hadër Muho 1990-1994
Mallinda Pandeli Xholla 1990-1994
Nafia Qamil Sadria 1990-1994
Rudina Pashk Selita 1990-1994
Valbona Dhimosten Çaçi 1990-1994
Valbona Halil Çuedari 1990-1994
Valbona Musa Roshi 1990-1994
Valentina Gani Zenelaj 1990-1994
Violeta Bilal Albrahimi 1990-1994
Zhaneta Vasil Peqini 1990-1994
LOGJISTIKË
Adelina Shpëtim Mera 1996-1999
Anatasha Pjetër Shurbi 1996-1999
Albana Dali Puci 1996-1999
Alketa Rasim Hyseni 1996-1999
Blerina Faik Sopa 1996-1999
Ermira Gramoz Agolli 1996-2000
Edlira Vehap Xhafa 1996-2000
Fjoralba Ndue Bardhaj 1996-2000
Hire Zeqir Gjetia 1996-1999
Hatixhe Shefqet Kola 1996-1999
Lule Nikoll Kolaj 1996-1999
Manjola Pellumb Bejko 1996-2000
Mimoza Kadri Ponari 1996-1999
Mirela Mustafa Grensi 1996-1999
Najada Resul Prishta 1996-1999
Oliverta Muhamet Bindi 1996-1999
Rozina Zef Doda 1996-2000
Suela Preng Bushi 1996-2000
Sabina Mehmet Bega 1996-1999
Trendafile Ymer Poçi 1996-1999
Tatjana Ramiz Pasholli 1996-1999
Vjollca Shahin Bebja 1996-1999
LOGJISTIKË 1-VJEÇAR PASUNIVERSITAR
Ariana Gramoz Agalliu 1996-1997
Djana Neshat Dervishi 1996-1997
Fatbardha Avdi Daja 1996-1997
Flora Rexhep Caraku 1996-1997
Leta Fuat Mollaimeri 1996-1997
Mjafturi Shemsi Daci 1996-1997
Silvana Isak Laki 1996-1997
Valdete Zeqir Demalia 1996-1997
Mimoza Hatem Osmani 1996-1997