Sigal

Dëshmitë në kohë

Për një stuhi të tillë magnetike ka dëshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit në një nga udhëtimet e tij brenda trekëndëshit, ku gjatë një stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija të ngarkuara me ar dhe me sende të tjera të vyera. Shumë herë janë dëshmuar pamje të ufo-ve në këtë zonë sidomos gjatë stuhive të tilla magnetike po ashtu dhe pamje të ufo-ve që zhyten me shpejtësi të pa imagjinueshme nën sipërfaqen e oqeanit pa bërë pikën më të vogël të zhurmës dhe pa lenë asnjë gjurmë në ujë. Një fenomen i tillë është parë me shumë në Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekëndëshit, aty ku, dhe aktiviteti magnetik është më i madhi. Disa studiues e lidhin veprimtarinë e madhe magnetike në këtë zonë si rezultat i efektit që krijohet nga sistemi i propulsionit që përdoret nga UFO dhe duke qenë se pamja e tyre brenda trekëndëshit dëshmohet pothuajse nga të gjithë, kjo teori mbështetet si nga më të fortat për fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme në kohë, në distanca dhe çrregullimi tërësor i të gjitha aparaturave është gjithmonë i pranishëm.

Eksperimenti

Destrojeri, si u bë i padukshëm

Qeveria amerikane e ka anashkaluar të paktën zyrtarisht atë që ndodh në trekëndësh, por nga ana tjetër ka filluar prej shumë kohesh të studiojë fenomenin, madje shumë më përpara seç mund të mendohet. Rasti më tipik është ai i të ashtuquajturës Eksperimenti i Filadelfias i bërë në vitin 1943. Nëpërmjet krijimit të një rryme të fortë magnetike u arrit transportimi brenda çasteve i një destrojeri të marinës amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia. Anija USS Eldridge me një ekuipazh prej disa dhjetëra vetësh u teletransportua brenda disa çasteve në një distancë që do t’i duheshin orë të tëra navigimi. Fatkeqësisht eksperimenti pati pasoja shumë të renda për ekuipazhin, të cilët gjatë teletransportimit u kthyen në një gjendje transparente dhe të tmerruarish shikonin gjymtyrët dhe pjesët e tjera të trupit të bëheshin të padukshme. Shumë prej tyre patën probleme mendore, disa vdiqën nga shkaqe të panjohura dhe disa u mbyllën nëpër institucione speciale dhe kur dolën prej andej, askush nuk dëshironte më të fliste për atë që kishte ndodhur. Çdo gjë u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka ndërprerë këtë eksperiment. Për të mbyllur këtë shkrim dua të shtoj një tjetër fakt shumë të çuditshëm. Në të njëjtën formë dhe në të njëjtën zonë, vetëm se, në anën tjetër të globit tokësor ekziston një tjetër trekëndësh në detin e Japonisë që quhet Trekëndeshi i Djallit. Çdo gjë këtu ndodh në të njëjtën mënyrë si në trekëndëshin e Bermudeve dhe fenomeni duket të jetë i njëjtë përfshi zhdukjet dhe anomalitë e tjera. Mbas një studimi të detajuar rezultoi që të dy trekëndëshat përputhen plotësisht vetëm se në anë të kundërta të globit.