Bashkim Qeli: LANÇ-i dhe veteranët përballë revanshit të neofashizmit. Dritëro Agolli: Për fat të keq, janë përmbysur heronjtë. Akademikët shqiptarë: 30 vjet në gjumë

189

Sot “Në Shqipëri, – thoshte i madhi Agolli- për fat të keq, janë përmbysur heronjtë!”.

LANÇ-i dhe veteranët përballë revanshit të neofashistëve

Akademikët shqiptarë kanë 30 vjet që vegjetojnë dhe nuk kemi dëgjuar për ndonjë veprimtari shkencore për LNÇ

Historia do të na gjykojë, jo vetëm atëherë kur folëm, por edhe atëherë kur heshtëm.”              

Bamerli

Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë dhe në botë që në kufijtë tokësorë si jugorë, lindorë e veriorë rrethohet nga treva shqipfolëse si pjesë të Kombit shqiptar të shkëputura padrejtësisht nga vendimet e Fuqive të Mëdha në fillim të shekullit XX, në pragun e Shpalljes së Pavarësisë së saj.  Pas shpalljes së pavarësisë mbi Shqipërinë vërshuan disa shtete gjatë Luftë së Parë Botërore  dhe ekzistencën e saj e fshiu Italia fashiste më 1939-n. Për dy ose tre vjetët e para të Luftës së Dytë Botërore, nuk ishte aspak e sigurt, nëse do të ekzistonte një Shqipëri e pavarur. “Pika e kthesës – shkruam R. Hibbert- ndodhi më 1943 – 1944, kur lufta partizane  e bëri të sigurt se vendi do të ringjallej brenda kufijve para 1939-s”. Shkak për këtë shkrim u bënë, miratimi para disa vjetësh i ligjit për pafajësinë  e kriminelëve të Luftës, bashkëpunëtorëve të nazi – fashizmit në Shqipëri, deklaratat e herë pas hershme të pinjollëve të Ballit Kombëtar dhe Legalistëve, se në Shqipëri nuk ka kolaboracionistë, si dhe deklaratat publike të bërë në RTSH në emër të luftës kundër komunistëve, se kishin dërguar diversantë për të rrëzuar pushtetin e komunistëve. Krijimi i Institutit Fuga nga Kryeministri Rama, i cili 264 kuadrot kryesore të formacioneve partizane  që drejtuan Luftën Antifashiste i shpalli si kriminel dhe prurja e eshtrave të kryeballistit M. Frashëri e varrosja me ceremoni shtetërore tregojnë mw sw miri capo bwhet…. Ky ligj dhe ligje të tjera të miratuara më parë dhe më pas, si dhe deklaratat e pinjollëve të tyre, që bëhen herë pas here, në panelet televizive hedhin baltë mbi epopenë më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, LANÇ-in, mbi Heronjtë e Luftës, dëshmoret dhe veteranët që bënë këtë Luftë dhe veçanërisht hedhin baltë mbi punën titanike 50-vjeçare që bëri populli ynë pa dallim bindjeje për rindërtimin dhe mbrojtjen e vendit  tonë të lirë e të pavarur. Sot “Në Shqipëri – thoshte i madhi Agolli- për fat të keq janë përmbysur heronjtë”. Historia botërore dhe evropiane tregon se të gjithë bashkëpunëtorët e nazi – fashizmit janë dënuar pas Luftës. Në Francë njihet gjerësisht historia e Filip Petenit, heroit francez të Luftës së Parë Botërore, i cili ishte në postin e Kryeministrit pas pushtimit të Francës, u la në detyrë dhe bashkëpunoi me gjermanët. Ai e justifikoi këtë veprim se bashkëpunoi me gjermanët për të ruajtur Parisin nga shkatërrimet, qeveria e Sharl De Golit e burgosi si bashkëpunëtor dhe e internoi në një ishull të largët. Në Norvegji poeti Nobelist Knut Hamson, u burgos dhe u mbajt gjatë në burg, sepse nëpërmjet shkrimeve përkrahu nazizmin. Amerika njihet si vendi më antikomunist në botë. Por edhe atje u dënua me burgim Nobelisti në letërsi Ezra Paund, për shkak se propagandonte nazizmin dhe fashizmin. Pra siç shihet dënimi i bashkëpunëtorëve të fashizmit nuk ishte vetëm fenomen shqiptar.

Shtroj pyetjen: A kanë pasur bashkëpunëtorë pushtuesit nazi – fashist në Shqipëri?

Për këtë le t’u referohemi fakteve konkrete nga autorë të huaj e vendas. Në shumë dokumente të botuara kohët e fundit nga ish-misionar të aleatëve gjatë LANÇ-it n Shqipëri, si dhe shumë dokumente të botuara kohët e fundit të nxjerra nga arkivat gjermane, nga  Dr, M. Kasmi, vërtetohet katërçipërisht se pushtuesit nazi-fashistë kishin bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri. Të gjithë ata që tradhtuan popullin dhe që, me mbarimin e Luftës u larguan bashkë me pushtuesit. Këta “luftëtarë” kundër komunizmit, që kanë ardhur herë pas here në Shqipëri, si kofini pas të vjelave e heqin veten si demokratë të orëve të para në luftën për demokraci. Por, le t’u referohemi kujtimeve të shkruara nga autorë të huaj se sa këta “ luftëtarë të demokracisë dhe antikomunistë”, kanë luftuar kundër pushtuesve fashistë gjatë LANÇ-it. Në librin “ Bijtë e Shqipes” të Xhulio Emerit, “Fitoria e Hidhur” e Reginald Hibbertit, libri i Berd J. Fischer “Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945”, kujtime të Herman Frank ish-komandat i batalionit të D. 287 gjerman, i cili veproi në 1943 – 1944 në Shqipëri, vërtetohet se historia vuri përballë njëra – tjetrës dy forca shoqërore të kundërta brenda kombit shqiptar, forcat patriotike të qytetit dhe të fshatit të udhëhequra PKSH dhe pushtuesit të huaj, klasat e pasura, forcat reaksionare të grumbulluara në dy organizatat tradhtare “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, nga ana tjetër.

Hari Fulci

Hari Fulci, drejtuesi i zyrës së shërbimit strategjik amerikan në Shqipëri i dërgonte në 1944 Uashingtonit një raport mbi gjendjen e këtyre forcave të përfshira në qeverinë kuislinge, ku thuhej: – “Nuk është e rastit që këta anëtarë të këtij grupi përkrahnin planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët, në të cilin qëndrojnë në miqësi me nazistët gjermane… Elementet përbërës të këtyre grupeve janë:

-Bejlerët e pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut si: Vërlacët, Vrionasit, Vlorat, Libohovët etj. -Bajraktarë e kapedanët myslimanë të matit, Dibrës, Lurës, Dinet, Elezët etj. -Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit, Bushatët, Markagjonët, Çobët, Harapët etj. -Elementët ballistë shumica e të cilëve kanë dalë nga grupet e mësipërm edhe shtresat e bejlerëve të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë e të xhandarmërisë, zyrtarë profesionistë, tregtarët e pasur, mjekët e juristët e privilegjuar etj. Shumica e këtyre katër elementëve (me përjashtime të vogla) janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë influencat thelbësore më anti demokratike të vendit”.

Lufta e pushtuesve kundër UNÇSH

Lufta e pushtuesve kundër UNÇSH dhe Frontit Nacionalçlirimtar nuk ishte e shkëputur nga përpjekjet e gjithanshme  të reaksionit të brendshëm e të jashtëm për të ruajtur sundimin politik të klasave të pasura në Shqipëri. Prandaj ata u vërsulën me egërsi kundër Frontit Nacionalçlirimtar. Në një raport të Maklinit thuhet se nacionalistët e të gjitha ngjyrave kishin “armikun kryesor Frontin Nacionalçlirimtar”, ndërsa R. Hibbert thotë. “Nacionalistët i humbën shanset e tyre plotësisht, sepse nuk e ngritën gishtin kundër gjermanëve, mandej as në çastin e fundit, duke i ruajtur forcat vetëm për veprime kundër forcave partizane” “Më duket sikur kemi gënjyer veten dhe mashtrue popullin – thotë nacionalisti H. Stërmilli – në marrëveshjen që bëmë në Mukje, – se ballistët jo vetëm që nuk duen me luftue kundër okupatorit, por na luftojnë ne sikur të ishim armiqtë e tyre”. Raportet e shumta të misioneve anglo-amerikane për Londrën e Uashingtonin konfirmojnë plotësisht pikëpamjen e Frontit Nacionalçlirimtar dhe të PKSH se Balli i Kombit dhe Legaliteti u zhytën në tradhti.

Që nga viti 1991 e deri më sot, në kushtet e reja të pluralizmit, të lirisë së shtypit dhe të informacionit, një kryqëzatë e zezë me shumëllojshmëri shpifjesh e banalitetesh publicistike është ngritur kundër LANÇ-it, duke arritur deri aty sa ta quajnë atë si luftë civile. Jo zotërinj. LANÇ-i nuk ka asnjë element të luftës civile. Kulmin e arriti Akademia e Shkencave, në kuadrin e 75-Vjetorit të çlirimit me Konferencën me temë “Antifashizmi popullor”, “Antifashizmi pa armë” dhe “ Antifashizmi pa uniformë”. Këta akademikë që kanë 30 vjet që vegjetojnë dhe nuk kemi dëgjuar për ndonjë veprimtari shkencore, në këtë konferencë e quajnë si një risi evropiane, duke dashur të fshehin qëllimin e saj, për t’iu kundër vënë LANÇ-it. Kanë ftuar lektorë nga mbarë bota për të na dhënë ligjërata allaturka për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, këta ideologë, teoricienë e apologjetë, përkrahës  të reaksionit shqiptar, të mbështetur edhe nga qeveria, kërkojnë të korrigjojnë historinë. Por historia nuk është koniunkturë politike që bëhet me konsensus politik, ajo është e fiksuar në dokumente që provojnë të vërtetën historike Faktet flasin ndryshe. Në shkurt 1944 guvernatori i Italisë në Shqipëri F. Jakomoni emëroi kryeministër Maliq Bushatin dhe një muaj më vonë Ali Këlcyra nënshkroi traktatin Dalmaco-Këlcyra. Në këtë marrëveshje Balli Kombëtar zotohej se do të ndalonte çdo veprim kundër ushtrisë italiane dhe se do ta ndihmonte atë. … “Udhëheqësit e Ballit- shkruan R. Hibberti. – i kishin siguruar italianët që nuk do t’u krijonin turbullira ose nuk do të pengonin përpjekjet e italianëve për të shtypur ushtarakisht LANÇ-in”. “Kupi dhe prijësit e veriut, – thotë B. Fischer, – si dhe Balli Kombëtar rrëshqitën gradualisht në kolaboracionizëm. Kupi, si dhe Bajraktari, me shumë gjasa nënshkroi një besë, pakt mossulmimi me gjermanët” …dhe më poshtë ai thotë: “ Balli Kombëtar, dhe forcat e tij, të cilat luftonin aktivisht kundër partizanëve,  ishin bërë pjesë normale e çdo force gjermane”. Këto vërtetojnë se Balli dhe Legaliteti nuk kishin në strategjinë e tyre luftën kundër pushtuesve për çlirimin e vendit, por përkrahjen ndaj pushtuesve. Në raportet e shërbimeve sekrete dhe të ndërlidhjes (BLO) zbulohen veprimet konkrete të ballistëve kundër LANÇ-it. Në raportin e majorit Bookshall i SOE më 30.06.1944 thuhet. “Është e provuar përtej çdo hije dyshimi se Qeveria e Tiranës dhe BallKomi janë duke bashkëpunuar aktivisht me gjermanët”, ..ndërsa në raportin e majorit Maklin thuhet, “Nuk duhet menduar, se kjo është një parti e organizuar (Legaliteti) në po atë mënyrë si LANÇ-i …udhëheqësit e tij …janë rreshtuar me gjermanët kundër LANÇ-it, më poshtë vazhdon”. 

Bashkëpunimi

Ky bashkëpunim u duk qartë në operacionet, dimrit 1943 – 1944 dhe atë të Qershorit 1944, ku forcat ballisto – zogiste morën pjesë aktive në luftën për asgjësimin e UNÇSH. Në Qarkoren e Komitetit Drejtues të Ballit Kombëtar M. Frashëri urdhëronte formacionet e ballit që, “Të mos merret asnjë operacion luftarak kundër gjermanëve”. Ndërsa B. Fischer thotë: “Kur ofensiva gjermane e Dimrit nisi të jepte shenja suksesi, njësitë e Ballit Kombëtar nisën të merrnin pjesë aktive në të, më se 10.000 nacionalistë ndihmonin gjermanët, të ndarë përafërsisht në pesëmbëdhjetë grupe, prej të cilëve gati gjysma ishin të Ballit Kombëtar”. Në mesazhin e dytë të datës 17.12.1944 Gjeneral Devis i dërgonte Londrës se  – “Situata e zhvilluar kohët e fundit e bënë të ngutshme denoncimin kolektivisht dhe me emra të Këshillit te Regjencës e të Ballit Kombëtar. Të gjithë bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët i pajisin me armë dhe i përdorin  si roje në rrugët kryesore”. Fiqiri Dine mbante lidhje me Abaz Kupin, përfaqësues i mbretit Zog. Disa kronikanë  të vonuar dhe adhurues të Zogut së bashku me Berishën e bëjnë “hero”, duan ta dekorojnë me medaljen e “patriotizmës”, siç bënë edhe për disa kriminelë, vetëm se ishin kundër komunistëve, duke zhvleftësuar tërë ato sakrifica e privacione të popullit për liri dhe ta heqin atë nga piedestali i “Lavdisë” ku e vendosi LANÇ dhe Fronti Nacionalçlirimtar në fitoren përfundimtare mbi fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Lidhur me këtë B. J. Fischer thotë: “…u garantoi atyre se në rastin e nevojës së një tërheqje të shpejt gjermane, Partia e Legalitetit e Kupit betohej, jo vetëm të mos krijonte vështirësi për ta, por edhe të mbulonte tërheqjen e tyre”. “Lëvizja e Legalitetit, – thotë R. Ribbert – është e pa pjekur dhe nuk ka mbështetje në vend. Forcat ushtarake të partisë zogiste nuk janë ende një faktor ushtarak”. Kush e solli Abaz Kupin në Shqipëri? Abaz Kupin e solli në Shqipëri, në prill 1941, Oklej Hoell drejtuesi i SO2 (Seksion Sabotazhi e Spiunazhi) me zyrë në Beograd, i cili kishte qenë oficer xhandarmërie i Zogut. Për këtë Xhulian Emeri thotë: “Fronti i Bashkuar qe fryti i planeve të hartuara me durim për orë të tëra, me sigurinë ekstra territoriale të legatës britanike dhe me mbledhje konspirative në qoshe të errëta të Beogradit”. Nga citimi i mësipërm del fare qartë përse erdhi Abaz Kupi në Shqipëri dhe kush e solli atë dhe pse? Pinjollët e tyre sot, së bashku me disa pseudo-intelektualë e sahanlëpirës, të cilët për karrige shesin çdo gjë dhe janë pa moral, po përgatiten të luajnë kartën e vjetër, atë që nuk e realizuan dot baballarët e tyre, me mbarimin e Luftës Nacionalçlirimtare, ta realizojnë sot ata nën flamurin e “demokracisë” me kartën e antikomunizmit. Bazi i Canes pas Konferencës së Pezës, në vend që të mobilizonte forcat e veta, në luftë kundër pushtuesit, njoftonte formimin e Parisë së Legalitetit, më 18 shtator 1943 , për të cilën Filip Braud thotë: “Partia e majorit Kupi përbëhet kryesisht nga zyrtarë e mëparshëm të regjimit te Zogut, të cilëve nuk u është dhënë ndonjë post nga italianët dhe nga anëtarë të tjerë të xhandarmërisë shqiptare e të forcave të ushtrisë, të cilët së bashku me Kupin u arratisën në Jugosllavi më 1939-n”  Për këto mbeturina legaliste, Gjeneral Devis, informonte Londrën: “ Zogistët po bashkëpunojnë me gjermanët, po i shfrytëzojnë ata, duke u dhënë armë në sasi të mëdha, duke i vënë ata të ruajnë rrugët kryesore …duke i çliruar trupat gjermane nga kjo barrë.” Këtë bashkëpunim të Bazit me gjermanët e dëshmojnë edhe raportet mujore të Inteligjenc Servisit britanik e amerikan. “Asnjë figurë e vetme ndërmjet nacionalistëve, të Shqipërisë nuk e ngriti zërin e protestoi kundër gjermanëve. Ata ishin shumë të zënë me protestat kundër LANÇ-it e partizanëve.”, ndërsa majori Maklin raportonte: “Asnjë nga nacionalistët që përbëjnë shumicën në Shqipërinë e Veriut, nuk duket i prirur për të luftuar kundër gjermanëve. Në të vërtetë ata bashkëpunojnë me ta.” Aleatët bënë të gjitha përpjekjet që këto forca “nacionaliste” të hidheshin në luftë kundër pushtuesit, por ato me gjithë premtimet e dhëna , kurrë nuk i shkrehën armët kundër gjermanëve. Kjo duket qartë në raporton e SOE-së drejtuar Washingtonit ku thuhej: “Kupi ka adaptuar një qëndrim kontradiktor. Ai ka forca të mjaftueshme dhe mjete në dispozicion për të sulmuar partizanët, por në të njëjtën kohë ai njofton se nuk ka armë e municion të sulmojë gjermanët, po të mos furnizohet menjëherë nga Britania” Palmeri që e dinte përse i donte armët informonte: “Kupit nuk duhej t’i dërgoheshin armë, sepse ato do t’i përdorte kundër partizanëve.” Ndërsa B. Fischer thotë: “Në fillim të korrikut, para formimit të kabinetit Dine, Kupit iu dha mundësia të zhvendoste treqind burra të armatosur përmes Tiranës, me kamionë të dhënë nga qeveria, për t’u hedhur në luftime kundër forcave partizane të kësaj zone”.