Bashkim Qeli: LANÇ dhe vlerat e shenjta të demokracisë

218

Idealet e LANÇ përbëjnë vlerat tona të shenjta, bazën e demokracisë dhe zhvillimit

9 maji 1945 – Fitorja mbi fashizmin

Bashkim Qeli, Studiues

                          “Antifashizmi është vlerë shoqërisë njerëzore,

Antikomunizmi është antivlerë e shoqërisë”

Bamerli

Popujt liridashës e paqedashës në të katër anët e botës dhe bashkë me ta edhe populli shqiptar festojnë krenar 9 Majin, ditën e fitores mbi fashizmin dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ajo ishte një fitore e madhe e mbarë njerëzimit që u arit me gjak, sakrifica e mundime të mëdha. Kohët do të ndryshojnë dhe breza të rinj do të vinë në jetë, ndryshime do të ndodhin vazhdimisht, por ideali që i ngriti në këmbë e i bashkoi në luftë popujt e vendeve të ndryshme të botës, vlerat e arritjet e kësaj luftë do të ruhen të gjalla e të shtrenjta nga popujt sepse, ato i hapën rrugën e bashkimit e të zhvillimin të njerëzimit. Lufta e Dyte Botërore ishte një provë e madhe për popujt dhe mbarë njerëzimin, për shtetet dhe për forcat politike. Në flakët e saj u përfshin e u provuan jo vetëm fuqitë ushtarake të shteteve pjesëmarrëse por edhe vlerat morale të popujve. Për ne popullin shqiptar sidomos, si një popull i vogël, i pushtuar e copëtuar disa herë e i nëpërkëmbur vazhdimisht nga fuqitë e mëdha dhe fqinjët, e që kësaj here rrezikohej të humbiste krahas lirisë edhe pavarësinë e atdheut dhe vetë qenien e tij si popull e si komb. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtar përbënte një barrë tepër të rëndë e një provë tepër të vështirë, që kërkonin jo vetëm guximi e trimëri për të përballuar vështirësitë e shumta, të cilat nuk i kishin munguar edhe në luftimet e më të hershme, por mbi të gjitha kërkonte pjekuri e aftësi për t’u orientuar drejt e për të zgjedhur e ndjekur rrugën e duhur, për të realizuar aspiratat kombëtare për liri e pavarësi, për të ndërmarrë ato vendime e për të kryer ato veprime që do ta renditnin vendin tonë krahas forcave demokratike përparimtare të kohës.

Shqiptarët, populli i parë që nisi luftën kundër pushtimit fashist

Sot mbas 74 vjetësh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur rezultatet e përfundimet e saj kanë qenë objekt studimesh e analizash të shumta nga studiuesit tanë e të huaj, mund të thuhet me plot gojën se populli shqiptar e kaloi me sukses këtë provë të rëndë të historisë së tij, duke qëndruar me dinjitet në një radhë me popujt përparimtarë e liridashës, që kontribuan në fitoren ndaj forcave fashiste dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Dhe merita për këtë i takon padyshim mbarë popullit shqiptar, por dhe udhëheqjes së saj PKSH, Frontit Nacionalçlirimtar dhe Komandantit të ushtrisë Enver Hoxha. Të vetmet forca që i dolën për zot atdheut në ato momente të vështira që po kalonte vendi dhe mbarë bota, të cilët e rreshtuan popullin tonë në anën e duhur me forcat përparimtare me koalicioni e madh antifashist, përkrah aleatëve të mëdhenj dhe popujve të tjerë, dhe e udhëhoqën popullin tonë në luftën më të vështirë e më të përgjakshme, por edhe më të lavdishme e më fitimtare në historinë e tij. Vendi ynë siç dihet u bë viktima e parë e agresionit fashist ne Ballkan dhe në botë. Megjithëse në kushte të vështira, i tradhtuar nga mbreti Zog dhe regjimi i tij i kalbur, pa mbështetjen e përkrahjen e duhur nga jashtë, populli shqiptar e priti me armë në dorë, agresorët italian dhe më pas edhe atë gjerman, duke treguar edhe njëherë shpirtin e tij luftarak, të papërkulur e liridashës. Në këtë mënyrë ai u rendua i pari ndër popujt e Ballkanit dhe të Evropës që nisi luftën me armë në dorë kundër pushtimit fashist, kur ende nuk kishte filluar Lufta e Dyte Botërore dhe pa u krijuar koalicioni Antifashist dhe aleanca e madhe Bashkim Sovjetik – Angli – Amerikë. Populli shqiptar nuk priti që lirinë t’ua sillnin të tjerë dhe as të shikonte se nga do të anonte fitorja. Ai rrëmbeu armët dhe e filloi rezistencën e tij që më 7 prill 1939 e cila erdhi duke u ngritur shkallë shkallë dhe me krijimin e PKSH dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar u ngjitë në një shkallë më cilësore. Nën drejtimin e tyre ajo u shndërrua në një luftë mbarë popullore, me një strategji të qartë dhe organizim të shëndoshë, në të cilën u përfshin patriot të njohur dhe shtresa të gjëra shoqërore nga të gjitha krahinat e vendit. Në këtë poçes u krijuan edhe Ushtria Nacionalçlirimtare, që deri në fund të luftës do të numëronte 70 mijë luftëtarë të inkuadruar në çeta, batalione, brigada, divizione dhe korparmata. Në zjarrin e kësaj lufte do të bëhej edhe bashkimi kombëtar pa dallimi klase, krahine, feje dhe ideje, rreth një ideali të madh e të shenjtë për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi – fashist. Me një përbërje të tillë Fronti Nacionalçlirimtar do të bëhej faktori vendimtar i bashkimi e organizimit e mobilizimit të masave popullore për çlirimin e vendit më 29 Nëntor 1944.

LANÇ, pjesë e koalicionit antifashist botëror

Lufta nacionalçlirimtare ishte pjesë përbërëse e koalicionit antifashist Evropian e Botëror. Lidhjen e bashkëpunimin me popujt e tjerë në kuadrin e koalicionit të madh, LANÇ-i shqiptar nuk e konsideroi si një nderim apo solidarizim të thjeshtë, por si një angazhim total të politikës e të strategjisë së tij, i të gjitha forcave, mjeteve që disponoheshin për asgjësimin përfundimtar të fashizmit, duke luftuar krah për krah me popujt e tjerë në bashkëveprimi me luftën e tyre. Në Shqipëri u angazhuan 15 divizione italian e gjerman me një efektiv 70 mijë trupa dhe ju asgjësuan rreth 70 mijë ushtarë. Sakrificat që bëri dhe gjaku që derdhi populli shqiptar në luftën për çlirimin e vendit dhe për kauzën e përbashkët të popujve , për asgjësimin e fashizmit, në raport me popullsinë janë shumë të mëdha, 28 mijë bija e bij dhanë jetën e tyre. Krahina të tëra u dogjën, plaçkitën e u shkatërruan. Të llogaritura për frymë të popullsisë, vendi ynë zë ndër vendet e para për dëmet materiale të pësuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkujtimi i 9 majit nuk është thjesht një homazh që u bëhet të rënëve dhe popujve që luftuan dhe kontribuan në fitoren ndaj fashizmit. Kjo datë e shënuar, në situatat që kalojmë merr një dimension më të plotë e vjen si një kujtesë e mesazh për të mos harruar e për të mbajtur kurdoherë parasysh faktorët që çuan e mund të çojnë përsëri në vendosjen e fashizmit e të diktaturave fashiste, e për rrjedhojë për të marrë masa për ti prerë rrugën duke mos lënë kurrfarë hapësire e mundësie për gjallërimin e aktivizimin e forcave fashiste e neofashiste. Edhe sot, pas 74 vjetësh, ndryshimesh të thella, popujt janë të ndjeshëm e të shqetësuar, për dukurit, prirjet e tendencat fashiste e neofashiste që ngrenë krye, në vende të caktuar dhe në vendin tone, ku neofashistët dhe pinjollët e bashkëpunëtorëve të fashizmit të mbështetura nga qeveria Rama, kanë marrë revanshin dhe sulmojnë kuadrot që drejtuan LANÇ-in, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin e njerëzimit. Një analizë të gjithanshme historike e këtij problem tregon se fashizmi nuk është një fenomen abstrakt e i rastit, ai nuk lindë në një terren boshë e brenda një nate. Atë e përgatisin dhe e sjellin faktorë të shumtë , ekonomik, shoqëror , politik të brendshëm e të jashtëm.

Neofashistët e sotëm në Shqipëri

Historia ka treguar e provuar se dalja në skenën politike e grupeve të caktuara shoqërore, të ethshëm e të papërmbajtur për pushtet e për pasurim në kurriz të masave të gjëra punonjëse, duke shfrytëzuar mundin e djersën e tyre, premtimet e shumta e të bujshme dhe zhgënjimi i shpejt i masave të gjerë, si pasoj e krizës së rëndë ekonomike të shoqëruar me papunësi masive, rënia drastike e nivelit të jetesës së popullit, polarizimi i tejskajshëm i shoqërisë, dallimet e thella në jetën shoqërore, lulëzimi i korrupsionit, i krimit të organizuar e të mafies në fusha të ndryshme, pasiguria për jetën , mohimi e shkelja e të drejtave e lirive të qytetarëve, ndjekja e kundërshtarëve politik etj, ishin disa nga faktorët që favorizuan e shpejtuan ardhjen e fashizmit në vitet ’20 në Itali e në vitet ’30 Gjermani. Po sot është e njëjta situatë në vendin tonë, ku rilindja e majtë shqiptare po përkrah pinjollët e bashkëpunëtorëve të fashisteve gjatë LANÇ-it dhe më lekët e taksave tona mbështet institutin e neofashistit Tufa. Bota përparimtare është e ndjeshme dhe vigjilente ndaj tendencave e shfaqjeve, që mund të bëhen shkak e nxitje për gjallërimin e pikëpamjeve fashiste. Shtetet si Franca, Gjermania, Austria dhe Italia, kanë reaguar ashpër ndaj dhunës së forcave të djathta, fashiste e neofashiste sa herë janë shfaqur. Nuk është e rastit që kohët e fundit në Francë janë dënuar kolaboracionistët dhe të gjithë ata që bashkëpunuan me fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu sikur nuk është e rastit që Presidentit të Italisë Skalfaro iu tërhoq vëmendja për të mos pranuar në qeveri ministra nga partia neofashiste Po kështu edhe në Japoni kur ministri i drejtësisë bëri një deklaratë se vendi i tij nuk kishte qenë një vend agresor, opinion përparimtar e dënoi veprimin e tij dhe e detyruan të tërheqë deklaratën dhe të japë dorëheqjen. Në Itali kohët e fundit, populli u ngrit në protesta masive, ku dënonte veprimin e disa tifozëve të ekipit të Lacios në Romë, të cilët kishin shkruar emrin e Musolinit. Ndërsa në vendin tonë Kryeministri Rama organizon ceremoni shtetërore për pritjen e eshtrave të kryeballistit M. Frashërit dhe mbështet institutin e neofashistit Tufa, i cili boton libra paçavure ku hedh baltë mbi drejtuesit e Luftës dhe partizanët. Ndërsa veteranët e LANÇ-it i keni harruar dhe i ke lënë ku thërret kiameti. Z. Kryeministër pse vitin 2019 nuk e shpallët: “Vitin e 75-Vjetorit të Çlirimit të vendit”, cila është arsyeja? Këtë e dini ju. Por populli e di mirë dhe i kupton veprimet e tua që jeni kundër LANÇ-it. Këtë e vërtetojnë veprimet e qeverisë suaj, që kanë kaluar disa muaj dhe nuk ka asnjë veprim apo vendim për 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Lexova në një gazetë, që ju keni marrë një vendim për ta dekoruar Organizatën e Veteraneve të LANÇ-it. Kjo është një hipokrizi. Ju duhet t’iu kërkoni falje dëshmorëve dhe veteranëve dhe, më pas, ta hiqni bustin e krye fashistit M. Frashëri nga Kodrat e Liqenit dhe pastaj të vlerësoni veteranët e LANÇ-it. Në klimën e sotme pluraliste në Shqipëri janë bërë shumë deklarata nga politikanët e PD për mohimin e LANÇ-it, duke e quajtur, luftë civile, si dhe përpjekjet për të rehabilituar e nderuar bashkëpunëtorët e fashizmit dhe rasti flagrant është ai ish-Presidentit Nishani për dekorimin e 400 bashkëpunëtorëve, të cilët gjatë Luftës kanë bërë krime dhe kanë lyer duart me gjakun e partizanëve, kanë djegur fshatra dhe kanë internuar familjet e partizaneve. Rasti i 5 Majit, i Ditës së dëshmorëve, vitin e kaluar në varrezat e dëshmorëve i dhunimit të veteranëve nga militantët e Partisë Demokratike (neofashiste) si dhe deklarata e papërgjegjshme e Kryetarit të PD, i cili në vend që të distancohej nga veprimi i paligjshëm i militantëve të tij e thelloi më shumë veprimin e tyre, se do të propozojë një ligj në parlament për heqjen e simboleve të komunizmit. Ku e gjen këtë të drejtë e guxim ky neofashist, kur në këtë sistem pluralist lejohet bashkëjetesa e të gjitha forcave politike dhe PKSH është ligjshme me kushtetutën e vendit?!

9 Maji i 1945 ka hyrë në historinë e njerëzimit si dita e triumfit të idealeve të lirisë dhe të përparimit shoqëror të popujve. Por ata faktor dhe forca që i hapën rrugën hipjes së fashizmit në pushtet edhe sot vazhdojnë të ekzistojmë. Thënie B. Brehtit që “Barku që e polli fashizmin akoma nuk është shterpëzuar” është tepër aktuale. Ndërsa çeku J. Fuçiku thotë “Njerëz jini vigjilentë!”. Koha që jetojmë vërteton edhe një herë se janë popujt ata që duhet të marrin në duar çështjen e sigurimit të paqes. Dita e fitores mbi fashizmin rrit besimin e tyre për të ardhmen, në forcën e madhe që luajnë si protagonist të historisë, si shkatërrues të çdo gjeje të vjetër dhe si bartës të progresit shoqëror. Për popullin tonë janë e do të jenë të shtrenjta idealet dhe arritjet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare pasi me to ne siguruam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e atdheut, ato përbëjnë bazën e qëndrueshme të demokracisë e të progresit. Ju bëjë thirrje forcave politike dhe popullit shqiptar që të jenë vigjilentë dhe të ngrihen kundër veprimeve neofashiste që po shfaqen në horizontin shqiptar, të mos lejojmë që këta pinjollë të bashkëpunëtorëve të fashizmit të marrin nëpër këmbë LANÇ-in, dinjitetin e popullit tonë dhe idealet tona liridashëse.