Bashkim Koçi/ O Riza Cerova, ç’na kishte marrë malli!

2965
U bënë 80 vjet nga rënia e “Heroit të Popullit” Riza Cerova. Kjo ngjarje përkon me 80 vjetorin e Kryengritje së Fierit të 1935. Sepse Riza Cerova, vrasja e tij, ka si shkak kryesor faktin që Lëvizjen për të përmbysur regjimin gjakatar të Mbretit Zog e udhëhoqi ky kapedan skraparas. Ashtu si Avni Rustemi, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj., edhe Riza Cerova nuk mund t’i shpëtonte dot vrasjes nga vrasësi Ahmet Zogu. Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i famshëm. Ashtu si ky i Riza Cerovës. Të organizosh një ditë përkujtimore, qoftë dhe disa orë, siç ishte kjo e 80 vjetorit të rënies së tij, është e vështirë dhe, sado mirë që të bëhet, mbetet “e vogckël” përpara emrit të tij të madh. Por, sidoqoftë, skraparlinjtë u mblodhën për të nderuar “trimin legjendë”, e gatitën siç dinë njerëzit e asaj zone për të ngritur shtatoren e djalit të tyre i cili, siç i shkruante Rizai nënës Kade e gruas Ruze, “të mos rrinin kokëvarur e të turpëruar, se unë për Shqipëri luftova, për popullin fukara…”. Organizatorët u mblodhën në Çorovodë, në sallën e kinemasë të pallatin të kulturës që mban emrin Riza Cerova. Ishin të gjithë banorët e qytetit të vogël; familjarët, veteranët, dashamirës, të papunët dhe nxënësit e shhkollave. Mysafirë të largët ishin shumë pak. Shumë, shumë pak. Aqsa mendja të turbullohet e gjaku “të prishet”. Përse, përse nuk e bëkërkemi dot këtë “sakrificë” për të kujtuar Heroin, kur ai, Riza Cerova, sakrifikoi jetën “për Shqipërinë, për popullin fukara”? Ku ishin politikanët, të paktën ata të Skraparit, të cilët, për të marrë votën, u bëhën copë shojet e këpucve e, për Heroin, për Riza Cerovën nuk u kujtuan të zbrisnin deri në Çorovodë për të nderuar e respektuar atë popull që është mburrur e mburret me këtë luftëtar e polikan të madh? U prisheshin pushimet në bregdet a ku janë, apo nuk begenisën për t’u marrë “me të vdekurit”? Unë kam parë e dëgjuar se këta “Baballarë të Kombit” kanë shkuar me tam-tame në Skrapar për të bërë “Qytetar Nderi” të Çorovodës ca palo burra që të vjen ndot t’u zësh emrin në gojë. Duhet të vësh ulërimën kur nuk të zë syri një përfaqësues të Qeverisë, qoftë dhe një nëpunës të thjeshtë të Ministrisë së Kulturës, dhe kur, po aty, shikon të ngjisë shkallët e podiumit një 85 vjeçar, Servet Agalliu, për të përshëndetur, për të përciellë një mësazh, në emër të Kryesisë të Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it.
Sesion shkencor dinjitoz…
Një ditë përkujtimore, për këdoqoftë, nëse nuk sjell gjëra të reja, të padëgjuara më parë, bëhet e mërzitshme, monotone, që shikuesi e dëgjuesi mezi pret që “festa” të mbarojë një çast e më parë. Në këtë ditë të përkujtimit të 80 vjetorit të Riza Ceovës ngjau krejt ndryshe. Një referat dhe një kumtesë, të mbajtur nga dy ligjërues seriozë të qytetit të Çorovodës, mësuesi Taip Çela dhe Muhamet Hoxha, mbërthyen me sy e vesh të gjithë pjesmarrësit të cilët, më pas, bënë vlerësime maksimale për të rejat që u sollën rreth jëtës dhe personalitetit të këtij skraparliu të madh. Thënë ndryshe aty Riza Cerova erdhi ai që ish, me të gjithë qënien e veprimtarinë e tij revolucionare, ashtu si nuk ishte prezantuar ndonjëherë në përkujtimet që janë bërë për të. Material i qëmtuar, gjetur e shkruar me përgjegjësi, i sistemuar bukur, nga lindja e deri ditën kur e vranë pabesisht pas dështimit të Kryengritjes. Aty u sollën fakte të shkruar “e zeza mbi të bardhë” të cilët, pa asnjë mëdyshje, e lartësojnë figurën, veprimtarinë dhe sakrificat e “mbjella” nëpër Botë të këtij revolucionari të përmasave kombëtare. Ndoshta është vendi të thuhet që Akademia e Shkencave të mundësojë hulumtimin e të gjithë aktivitetit revolucionar të “Heroit të Popullit” Riza Cerova, i cili është ndoshta ndër të paktët shqiptarë që gjezdisi Evropën për 11 vjet në rreth 12 shtete si Greqi, Belgjikë, Gjermani, Austri, Bullgari, Rumani, Iran, Pakishtan, Arabi, Rusi Kinë (Mançuri) dhe Indi. Pyetja që bëhet, qoftë dhe nga njerëz të thjeshtë, është: Cili ishte aktiviteti revolucionar i Riza Cerovës, cilët personalitete takoi në këta shtete, ç’u tha, ç’biseda janë bërë dhe çfarë dorëshkrimesh la për këtë aktivitet prej më shumë se një dekadë? Jo se nuk dihet, apo nuk janë gjetur e publikuar, sidomos shkrimet, por një njeri i ditur e inpulsiv si Rizai, mendja ta thotë se ka shumë më shumë për të zbuluar. Sipas meje ky do të ishte një nderim i madh jo vetëm për Heroin, por për vendin, për vlerat kombëtare që ka Shqipëria.
…dhe e vërteta ashtu si është
Pushteti është gjithnjë pa dashuri, dashuria është gjithnjë pa pushtet. Kjo thënie sikur e trazoi pak mjedisin “paqësor” të sesionit shkencor që u organizua për “Heroin e Popullit” Riza Cerova. E trazoi sepse njëri nga referuesit guxoi që të ngrinte disa probleme të cilët, me apo pa dashje, godisnin mu “në lule të ballit” disa qëndrime paksa të dyshimta rreth vlerësimit të figurave të shquar skraparas, të cilët qëndruan dhe luftuan krah për krah me Riza Cerovën. Pë rata që iu gjëndën pranë kur ai dha shpirt. Njëri prej tyre, Shuaip Cerova, ishte dhe prurësi i letrës së famëshme që Rizai ia drejtonte nënës dhe gruas në çastet e fundit, përpara se të ndërronte jetë. Këtij luftëtari, bash po aq trim sa Rizai, nuk iu dhanë vlerësimet që i takonin, nuk u kujtua asnjëherë si bashkësakrifikues e që jetën ia ndau fija e perit. Madje, nuk iu dha as titulli i veteranit të Luftës ! Fjala nuk është për një apo dy përsona. Për disa. Ç’u bënë, fjalavjen, ata që shpëtuan nga plumbat, ç’histori patën në vitet që rrodhën pas vrasjes së Riza Cerovës. Aty, jo pa të drejtë, u hodh ideja se luftëtarët pasi marrin pushtet, nuk duan të dinë për për bshkëluftëtarët, për dëshmorët, për heronjtë. Të gjitha dashuritë, thotë një mendimtar, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet. Kjo do të thotë që disa luftëtarë e patriotë, si këta që luftuan krah për krah me Riza Cerovën, harrohen sepse pas fitores lufta bëhet më shumë për pushtet sesa për të përmbushur premtimet dhe detyrimet, qoftë edhe ligjore. Folësit sollën shembuj konkretë sesi pushtetarët e sotëm kanë lënë pas dore
Sigal