Barjam Abedini/ Historia dhe vdekja legjendare e Sali Vranishtit, “Heroi i Popullit’

1164
136 vjet më parë, në fshatin Vranisht të rrethit të Vlorës, lindi, jetoi, mësoi, punoi, luftoi dhe fitoi, me skamjen dhe varfërinë, me borgjezinë dhe armiqtë tanë të brendshëm dhe të jashtëm, patrioti dhe atdhetar, i madhi Sali Murat Vranishti. Ai lindi në vitin 1880 dhe u nda nga jeta, nga familja, nga kolegët dhe lufta, më 24 janar të vitit 1924. Sali Vranishti, jetoj pak vjet ( 46 vjet), por aktiviteti i tij, politik, patriotik, atdhetar dhe shoqëror dhe luftarak ishte shumë i madh, i gjithanshëm dhe i pazëvendësueshëm për situatën dhe kohën në të cilën punoi dhe jetoi. Sali Murat Vranisht i Vranisht të varfër i patriotëve vlonjatë e Vlorës Heroike, karakterizohej nga ndjenja të thella patriotike dhe atdhetare, nga dashuria dhe respekti që ai gëzonte, për familjen, shokët popullin dhe Atdheun e tij. Ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij, human dhe njerëzor, trim dhe i pamposhtur, besnik i përjetshëm me bashkëluftëtarët e vet, por i rreptë edhe i papajtueshëm me reaksionin, pushtuesit e huaj dhe tradhtarët e vendit.
Jetëshkrimi
“Heroi i Popullit”, Sali Vranishti erdhi në jetë nga bashkëjetesa e dy prindërve të tij ( Murati dhe Sara Mamani), të cilët e rritën, e edukuan dhe e brumosën atë, me ato ndjenja patriotike dhe atdhetare, me atë dashuri dhe respekt të madh që kishin vetë ata, për njerëzit, popullin dhe atdheun. Ata kultivuan në ndërgjegje dhe botëkuptimin e tij, urrejtjen për regjimet shtypëse dhe shfrytëzuese dhe sidomos për pushtuesit otoman, neofashizmin italian dhe monarko-fashistët grekë. Prindërit e Sali Vranishtit (Murati dhe Sara) lindën, rritën dhe edukuan 4 fëmijë, Alushin, Muhametin, Sali Vranishtn dhe një vajzë. Fëmija më i madh tyre ishte Saliu. Në moshën 12 vjeç Sali Vranishti i etur për punë dhe dije, ndihmonte prindërit e tij, për të përmirësuar, jetën ekonomike dhe familjen e tij. Në fshatin Vranisht ai merrej me zhvillimin e bujqësisë dhe shtimin e blegtorisë. Vështirësitë ekonomike dhe terreni i thyer malor në Vranisht dhe malet e Labërisë e bën Sali Vranishtin më kurajoz, më të fortë dhe më të vendosur për të përballuar vështirësitë e jetesës. Djemtë dhe burrat e Vranishtit, megjithëse ishin të varfër ekonomikisht, por me ndjenja të thella patriotike dhe atdhetare, refuzonin të kryenin shërbim ushtarak në perandorinë otomane dhe të shlyenin taksat financiare në interesin e regjimit otoman. Sali Vranishti ishte njeri i ndjeshëm, i drejtë, por dhe trim i madh, shprehej patrioti i Vranishtit Asan Balili. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, populli i Vranishtit ishte i mjeruar. Në vitin 1900, Sali Vranishti shkoi me familjen në Çepan të Vlorës, për një jetë më të mirë, por rrugës ai u ndesh me një kalorës Osman, me të cilin u zunë dhe e çarmatosi atë. Në vitin 1902, Qeveria Osmane donte ta arrestonte Sali Vranishtin, por nuk e arrestoi dot, sepse Sali Vranishti, doli kaçak malesh. Në shenjë hakmarrjeje, Mylazim Osmani rrethoi Vranishtin dhe arrestoi disa fshatarë, shokë dhe bashkëpunëtorë të Sali Vranishtit. Për t’i shpëtuar arrestimit nga qeveria otomane, ai shkoi emigrant në Janinë, ku u strehua, u punësua dhe u sigurua për jetën nga një pronar dhe patriot shqiptar që jetonte në Janinë. Në Janinë, Sali Vranishti u njoh dhe bashkëpunoi me shumë patriotë shqiptarë. Aty në Janinë u njoh me Sheme Ajdutin, Bejto Dukën, Hysen Labin, Beqo Banin me trimëritë e luftimet e Ali Pashës, të Suljotëve të Marko Baçorit të çamëve etj. Në Janinë, Sali Vranishti u zbulua nga një zabit turk, i cili u afrua, e shau atë me shprehje “arnaut” dhe e plagosi me armë në këmbën e djathtë. Në Janinë, Sali Vranishtit ndenji 3 vjet. Ai atje jetoi si kaçak, deri kur në Vranisht në vitin 1905, u kthye sistemi patriotik. Ditën e dytë, si u kthye nga Janina, atë e spiunuan, i rrethuan shtëpinë dhe e arrestuan në befasi. Rrugës për në burgun e Beratit, nuk e trazuan, ndërsa gjatë kohës së qëndrimit në burg e torturuan në mënyrë shtazarake. Një gardian i burgut, kishte simpati për shqiptarët dhe u miqësua me Sali Vranishtin shumë. Por kjo miqësi nuk zgjati shumë kohë, sepse regjimi otoman, trimat si Sali Vranishti nuk i donte dhe nga Berati, e transferojnë atë në burgun e Janinës, ku njohu edhe Ahmet Staraveckën nga rrethi i Skraparit.
Gjyqi dhe Ismail Qemali
Gjyqi i autoriteteve turke, Sali Vranishtin e dënoi me vdekje, por patriotët shqiptarë që jetonin në Janinë, e ndihmonin atë më gjithçka kishin mundësi. Një ditë gardianët e burgut ishin në gjumë, duke përfituar nga rasti, Sali Vranishti, Ahmet Staravecka dhe Jaup Ferataj, dolën nga burgu dhe në itinerarin Janinë, Leskovik, mali i Zharkonjit u kthyen në Shqipëri. Sali Vranishti shkoi në Vranisht, ndërsa Ahmet Staravecka në fshatin Staraveckë të Skraparit. Gjatë jetës në burg u bë më patriot edhe me revolucionar. Me daljen nga burgu, ai formoi çetën e tij. Ai afroi në çetë disa fshatarë nga Vranishti dhe doli përsëri kaçak malesh. Në korrik të vitit 1908, shpërtheu revolucioni i xhon-Turqve. Në këtë kohë diplomati i shquar Ismail Qemali ndodhej në Francë, por edhe me dëshirën e tij, me kërkesën e Vranishnjotëve dhe me anulimin e vendimit të gjyqit që fitoi pafajësinë, ai u kthye në qytetin e Vlorës. Sali Vranishti sa mori lajmin e mbërritjes së Ismail Qemalit në Vlorë, me pjesëmarrësit e çetës zbriti nga malet dhe dëgjonte këshillat e Isamil Qemalit me interes të veçantë. Në korrik të vitit 1911, në kuvendin tek ura e Drashovicës, përveç 2500-3000 vetëve luftëtarëve të Labërisë mori pjesë dhe çeta e Çerçiz Topullit dhe Muharrem Rrushitit nga Çamëria, por edhe ajo e Sali Vranishtit. Çetat që u formuan nga pjesëmarrësit në kuvendin e Drashovicës, u përgatitën u organizuan dhe u armatosën dhe u furnizuan më së miri. Në pranverën e vitit 1910, Sali Vranishti me çetën u armatosën dhe u furnizuan më së miri. Në pranverën e viti, 1910 Sali Vranishti me çetën e tij mbronin tokat e fshatarëve të varfër që mos ja u rrëmbenin bejlerët dhe çifligarët. Më 19 korrik 1911, Çeta e Sali Vranishtit dhe ajo e Beratit organizuan një takim në Sinjë. Në këtë takim, u tha nga kapedani Sali Vranishti, se fitorja mbi pushtuesit e huaj arrihet vetëm me luftë dhe kështu veproi ai në të gjitha fshatrat e Labërisë e ata të bregut Jon. Sali Vranishti, nuk luftonte vetëm maleve. Ai ishte mjeshtër edhe për luftime në qytet. Provën e parë ai e dha edhe në shpërthimin e burgut te Vlorës, kur liroi të burgosurit nga burgu dhe një pjesë të tyre i mori në çetë dhe disa të tjerë i dërgoi në vendlindjen e tyre. Aksionet ushtarake të çetës së Saliut s’kishin të sosur. Në tetor të vitit 1912, rreth 200-300 mercenar të Thimjo Lotit, Jani Postecit, Giorgo Formaqit, në Janinë vranë pronarin dhe patriotin shqiptar, Kadri Gjatën. Vrasja e Kadriut e revoltoi shumë Ismail Qemalin dhe urdhëroi kapedan Sali Vranishtin që me çetën e tij të shkonte në Delvinë dhe ta çlironte atë nga monarko-fashistët grekë dhe shërbëtorët e tyre. Për këtë aksion luftarak populli i Delvinës i thuri këngën: “Delvinjotët të kërkojnë/ Kapedan Sali more/ Të marësh dyfekun në dorë/ E të vrasësh Thimjo Lolën. Këtë kërkesë Sali Vranishti e bëri realitet, çliroi Delvinën me çetën e tij, fitoj nam, nder dhe lavdi. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali në orën 2 e 30 minuta ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë. Sali Vranishti mori detyrë që me çetën e tij dhe patriotët, Amza Isaj, Ymer Radhima, Tedi Arapi, Muhamet Beshën, Abdurraman Çirakun, Xhevat Barshin e Halim Xhelon të ruanin flamurin detyrë që e kryenin më së miri. Edhe pse u kthye në Delvinë nga çeta e Sali Vranishtit, spiuni Spiro Milo ( i ashtuquajtur Venizellos) nuk hoqi dorë aneksimin e Jugut të Shqipërisë, por Ismail Qemali urdhëroi përsëri Sali Vranishtin të mbronte trojet shqiptare, duke luftuar e bashkëpunuar me banorët e fshatrave, Borsh, Piler, Llogara, Kurvelesh, Kallarat, Babic etj. dhe e detyruan Spiro Milon të marrë arratinë nëpërmjet detit. 
Kundër Italisë-Fashiste
Sali Vranishti luftoi me heroizëm edhe kundër Italisë-Fashiste. Mbas largimit të Princ Vidit, më 4 shtator 1914, qeveria italiane i kërkoi Berlinit dhe Vjenës autorizim për pushtim të ishullit të Sazanit me pretekstin që të mbrojmë Shqipërinë nga sulmet e monarko-fashistëve grek. Më 29 nëntor të vitit 1914, Italia pushtoi ishullin e Sazanit. Më 25 dhjetor zbarkoi në Vlorë dhe më 26 prill të vitit 1915, u nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës, ku Italisë i jepet e drejta të vepronte lirisht në territorin shqiptar. Ky akt tradhtie i irritoi pa masë Ismail Qemalin dhe popullin shqiptar. Sali Vranishti në luftën e vitit 1920 në Vlorë tregoj edhe madhështinë dhe trimërinë e tij. Ai së bashku me luftëtarët e tij dhe atdhetarët, Sali Rustemi, Sali Allkokën, Sadik Sinanin, Besim Xhebura, Xhaferr Alikroj, Beqir Velo, Zenel Gjoleka, dhe Abdurraman Çiraku luftuan me heroizëm kundër ushtrisë Italiane. Në këtë luftë të vitit 1920, Sali Vranishti udhëhoqi si strateg ushtarak, u bë mjeshtër i luftës popullore, u bë politikan dhe propagandist i afirmuar luftëtar i pazëvendësueshëm mjeshtër e perandor i armëve dhe i shfrytëzimit të terrenit. Sali Vranishti mori pjesë edhe në revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1922-1924, i cili mbështeti qeverinë e “Nolit” dhe luftoi qeverinë e mbretit të vetëshpallur të Ahmet Zogut. Gjatë kësaj periudhe ai u plagos rëndë në këmbë, u infektua nga plagët e mara, por armën nuk e lëshoi nga dora. Sali Vranishti ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij monument heroizmi dhe trimërie i popullit të Labërisë. Populli i ngriti këngë: “Kapedan Sali Vranishti/ Sa jetoji i lojti gishti”. Më 24 janar të vitit 1924, kapedan Sali Vranishti mbylli sytë nga plagët e rënda që mori në luftë. Populli i Vranishtit, i Vlorës dhe shokët e luftës e përcollën atë në banesën e përjetëshme me gjithë nderimet e merituara (me lotë e kuje). Në qershor të vitit 1943, në një takim me popullin e Vranishtit, shoku Hysni Kapo porositi që çeta që do krijohej në Vranisht të emërohej “Çeta e Sali Vranishtit” dhe kështu ndodhi. Kjo çetë u krijua në 25 fshatra të Vranishtit dhe u rreshtua në Brigadën e 5 Sulmuese dhe mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi Brigada e 5 Sulmuese brenda dhe jashtë atdheut deri në Vishegrad të Jugosllavisë për çlirimin e vëllezërve tanë Kosovar. Gjatë luftimeve nga partizanët e kësaj çete, ranë dëshmorë shumë partizanë, një nga të cilët ishte dhe “Heroi i Popullit”, Hysen Çino. Sali Vranishti jetoi pak, vetëm shumë pak (46 vjeç). Ai vdiq i ri, por kontributi i tij në luftë për të mbrojtur trojet shqiptare ishte i madh, i jashtëzakonshëm dhe i pa harruar. Për kontributin e tij në luftë, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë me Nr,dekreti 4736 dt. 31.08.70, i dha atij titullin e lartë dhe të merituar “Hero i Popullit” me motivacionin “Për luftimet heroike që zhvilloi kundër regjimit të Perandorisë otomane, fashizmit Italian, monarko- fashistëve grekë dhe regjimit të Ahmet Zogut”.
Sigal