Bardhyl Berberi/ Të pathënat e vizitës së Shtrausit në Pogradec

1140
Rrallë herë mund të flas për të kaluarën e tij si Kryetar Komiteti dhe më pas si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit dhe për tre legjislatuar si deputet i Mokrës në Kuvendin e Shqipërisë. Por befasish, ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Belul Lufo ,duke pirë kafen e mëngjesit të tregojë një brengë nga koha e diktaturës dhe konkretisht mbi vizitën e papritur të kryeministrit të Bavarisë Franz Josef Shtrausit atë ditë të nxehtë të verës të vitit 1984 kur ai erdhi me avionin e tij çarter enkas në Pogradec që të takonte Enver Hoxhën i cili ndodhej me pushime. Ndonëse kanë kaluar 29 vjet, Belul Lufo ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit asokohe, vizitën e Shtrausit e ruan të freskët që nga moment ii zbritjes së tij me avionin e tij çarter. Ai shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Reis Malile dhe persona të tjerë zyrtarë të dorës së dytë .Avioni çarter zbriti në stadiumin e qytetit të Pogradecit rreth orës 10 të mëngjesit dhe pas një pushimi të shkurtër tek hotel Turizmi” Enkelana “ mësuam se Shtrausi kishte ardhur në Pogradec për të takuar Enver Hoxhën i cili ishte me pushime në Pogradec .Pas pak vjen aty Sulo Gradeci dhe i thuhet që të komunikojë me Enver Hoxhën për një takim të shkurtër privat me kryeministrin e Bavarisë Shtraus pasi kjo kërkesë ishte nga Shtrausi .Por shumë shpejt vjen përgjigjja nga Enveri nëpërmjet Sulo Gradecit se ky takim nuk ishte i planifikuar dhe ishte jashtë protokollit kështu që Enver Hoxha nuk mund t`a priste kryeministrin e Bavarisë Shtraus .
Sapo iu komunikua lajmi që ishte e pamundur të takonte Enver Hoxhën ai nuk e bëri veten por e pamë që nuk i ardhi mirë dhe na propozoj neve të shëtisnim nëpër qytetin e Pogradecit dhe siç tha ai desh t`a njohi këtë perlë e cila që nga avioni e kishte mahnitur nga kaltërsia e liqenit dhe brigjet e tij .Sëbshku me ministrin e Jashtëm të asaj kohe Reis Malile dhe disa zyrtare të tjerë dolëm në shëtitoren buzë liqenit duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit .Shtrausi u mrekulluar nga bukuritë e liqenit dhe klithi : Oh ja këtu është Fausti këtu është Andërseni …më pas recitoj në gjermanisht disa vargje të Lasgush Poradecit .Krijoj vërtet një atmosferë të këndëshme .Duket se gradualisht shija e keqe që i la mos takimi me Enver Hoxhën po i fashitej gradualisht. Ne, thotë Belul Lufua kishim porositur disa shishe verë dhe raki dhe llokumet e famshme me arra që prodhonte athere ndërmarrja Ushqimore e qytetit. I pëlqeu në veçanti vera “Gemc” që filloj t`a pinte si ujë dhe rakia “Perlë” dhe “Moskat” i dhamë nga ajo që konsumonte Enveri. Pas 2 orësh qëndrimi në Pogradec, Shtrausi dhe grupi i ministrisë së jashtme që e shoqëronte me avionin e tij u nis për në Gjirokastër .
Sapo shkuam në zyrë njoftohem se së bashku me Sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë të asaj kohe Myfit Troqen do të shkonim në vilat se na kërkonte shoku Enver Hoxha. Sapo shkuam në rezidencën e tij buzë liqenit Enveri ishte duke pushuar poshtë mështeknës një vend shumë i preferuar për të. Pasi i raportuam siç ishte bërë zakon sa herë na thërriste mbi realizimin e planit në ndërmarrjet ekonomike dhe në kooperativat bujqësore për masat që kishim marrë ne për fushatën e korrje shirjeve menjëherë biseda shkoj tek Shtrausi .-Hë shtoj Enveri, sot kishit një mysafir gjerman në qytet pa na thoni ku shkoi Shtrausi gjatë kohës që qëndroj në Pogradec .Ndërkohë që sekretari i parë i komitetit të partisë Myfit Troqia i thotë : -Shoku Enver, Beluli e shoqëroi atë dhe mund të na thotë më hollësisht. Befas Enveri u kthye drejt nga unë dhe më thotë : Ore Belul , kush të tha që të shoqëroje kryeministrin Bavarez? Unë ngela, – thotë Beluli vetëm mbaj mend që i thashë por ai shoqërohej nga Ministri i Jashtëm shoku Enver. Ai e tundi kokën dhe fatmirësisht e kaloi bisedën tek problemet e tjera. Kështu, vazhdoi Enveri nuk na i japin reparacionet e luftës (dëmet e shkaktuara nga lufta e dytë botërore që shteti ynë i kërkoj Gjermanisë 1 miliard dollarë ) E kështu vazhdoj Enveri që ishte informuar nga takimi në Tiranë i Shtrausit deri në detaje , -duan të na japin ndihma dhe kredi ë vetëm 20 milion dojc marka t`i shlyejmë për 40 vjet … që ne të shkelim kushtetutën ku thuhet se Shqipëria socialiste nuk pranon kredi dhe ndihma nga jashtë .Ndërkohë hidhet Nexhmija e cila ishte në takim dhe thotë : Shoku Enver, dëmet e luftës nuk na i japin dot se i ka ndaluar konferenca e Londrës e vitit 1953 midis ShBA dhe Francës dhe Anglisë që ishin në atë kohë tutorë të Gjermanisë Perëndimore .E di, e di, ia preu Enveri ftohtë …
E s`ka rëndësi theksoi më pas ftohtë Enveri, një vizitë private ishte kjo. Ndërkohë që thekson Belul Lufo, ishte koha që ishim prishur mardhëniet me Kinën dhe Enveri ishte i sëmurë. Kjo ishte vera e fundit që ai erdhi të pushonte në Pogradec, pasi vera tjetër e vitit 1985 nuk do t`a gjente, pasi vdiq në prill 1985. Po qëndroja si mbi gjemba thotë Belul Lufo, pasi kisha frikë se mos hapej përsëri ajo biseda që e kisha shoqëruar Shtrausin pa lejë. Pasi vetëm para pak kohësh më bëri Lenka Cuko për ujë të ftohtë, pse iu ke lëshuar zyrën e kryetarit të Komitetit regjisorëve të Kinostudios kur xhiruan filmin “Rrethimi i vogël“. Hajde telashe që kam patur thotë ai. Nuk mjaftoi kritika, por dërgoi edhe shefin e kuadrit të KQPPSh, Mihal Bishën për t`a sqaruar deri në detaje duke e quajtur si një shkelje shumë të madhe që në një zyrë të rëndësishme të shtetit të xhirohej një film …
Kjo ishte historia e vizitës disa orësh e Shtrausit në Pogradec !
Sigal

Kush ishte Franc Josef Shtraus ?

I lindur më 6 shtator 1915. Në vitin 1949 zgjidhet deputet i Bashkimit Kristian Social Demokrat. Nga viti 1953 -1955 emërohet ministër i punëve sociale. Në vitin 1955 ministër i Energjetikës .1956 -1962 Ministër i mbrojtjes. Në vitin 1962 zgjidhet Kryetar i Bashkimit Kristian Demokrat .Nga viti 1966 -1978 zgjidhet Ministër i Thesarit ,Në vitin 1978 – 1988 si kryeministër i Bavarisë deri sa vdes më 3 tetor 1988 pas një ataku në zemër. .