Bardhyl Agasit:Pse nuk e pranoi Rama kandidaturën time si Kryebashkiak i Durrësit dhe sherri pas mungesës sime në listat e kandi

684
Sigal

Ditari i Bardhyl Agasit: Kontradiktat e mia me Ramën për LSI-në. Pse Rama përkrahu kandidaturën e Vangjush Dakos në vend të Lefter Kokës

(Vijon nga numri i kaluar)

Nëpër mbledhje të ndryshme LSI-ja po trajtohej edhe më kundërshtare se vetë PD-ja. Unë, sa herë pata rastin, kam theksuar se forca e LSI-së, nuk duhej nënvleftësuar, por gjithmonë kam ndjerë kundërvënie për shfaqjen e mendimit tim. Në një takim në Durrës, zhvilluar në sallën e katit të sipërm në hotelin “Kontinental”, ose më saktë të them në rijë darkë pune, ku ishte Kryetari Edi Rama, unë përsëri e ngrita si shqetësim problemin e marrëdhënieve me LSI-në, duke vënë në dukje se nuk duhej nënvleftësuar, se duhej gjetur një urë bashkëpunimi, ose të paktën të ndërprerjes së situatës së tensionuar mes dy forcave tona politike.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf