Av. Agim Gjoleka: Ju tregoj kujtimet dhe jetën patriotike të Mehmetali Shehut

285

Fëmijëria e shkollimi

Mehmetali Shehu është lindur më 15.07.1917, në Izmir të Turqisë. Nga viti 1927 deri 1930 kreu katër vjet shkollën fillore në fshatin Borsh dhe vitin e pestë e kreu në Delvinë. Mbas kësaj shkoi në Tiranë dhe mundi të sigurojë një bursë për në shkollën e muzikës, por nuk vazhdoi gjatë se pas mbarimit të vitit të parë shkolla u mbyll. Mbas shumë përpjekjesh vendosi të kërkojë bursë në ndonjë shkollë dhe hyri vetë në takim tek ministri i atëhershëm i Arsimit, Mirash Ivanaj, i cili pas shumë zvarritjesh i akordoi bursë për në shkollën teknike “Harry Fultz” në Tiranë. Shkollën teknike e filloi në vitin 1932 dhe pas shumë ndërprerjesh për shkak të aktivitetit patriotik dhe lëvizjes antizogiste dhe pjesëmarrjes aktive në formacionet partizane në luftën antifashiste nacionalçlirimtare, arriti ta mbarojë pas çlirimit të vendit.

Fillimi i lëvizjeve patriotike në shkollë

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf