Sigal

Gëzim Llojdia 

Një rastësie gati e çuditshme për ditë-ikjen e një aktori dhe regjisori shqiptar të viteve ‘50-‘60. Zbulimi bëhet nga gazeta: “Drita”, një e përjavshme letrare artistike e cila bohej nga forumi i vetëm i krijuesve shqiptar ,ndërkaq që dritën e botimit e kishte çdo të diel . Ishte një dritare letrare për kohë, por e edhe e politizuar, gjithsesi. Gazeta: “Drita” 23 qershor 1968 fjalë për fjalë sjell nekrologjinë vdekjes si dhe komisioni e varrit të aktorit dhe regjisorit: Në 21 qershor, shkruan gazeta, në orën 21 mbas një sëmundje të rëndë vdiq shoku ynë i dashur aktori dhe regjisori i merituar i R.P Shqipërisë Besim Abdyl Levonja. Besim Levonja lindi në Elbasan në vitin 1922 nga një familje e varfër. Qysh në vogëli ai njohu vuajtjet shfrytëzimin e rendit feudo-borgjez. Kur lindi Partia u hodh plot entuziazëm në luftën për çlirim,njohu torturat dhe burgjet e fashizmit. Në vitin 1943 u hodh në Pezë në rreshtat partizane ku luftoi me trimëri kundër hordhive fashiste dhe armiqve të vendit tonë.

Për vendosmërinë dhe punë e palodhur pati funksione të ndryshme ushtarake dhe politike deri përgjegjës i Agjitropit të Brigadës XXII sulmuese. Në maj të vitit 1944 u pranua anëtar i partisë sonë të dashur, ushtar besnik i së cilës qëndroi deri në fund të jetës së tij. Si aktor dramaturg dhe sekretar i organizatës bazë të partisë ai ka dhënë një kontribute me vlerë në krijim dhe ecjen përpara të teatrit tonë popullor. Ai ka krijuar tipa personazhesh, të cilët do të mbeten të paharruar. Teatri popullor vuri në skenë pjesën e parë nacionale të pasçlirimit,komedinë e tij: “Prefekti”, e cila korri sukses të madh. I sëmurë rëndë, Besim Levonja shkroi dramën: “Flamur në stuhi”, kushtuar heroit të punë socialiste Adem Reka si dhe romanin me material të pasur autobiografik: “Fletorja jonë”, të cilin ia kushtoi kujtimit të heroit të Popullit, Myslim Keta. Për merita në Luftë dhe në punë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi me medaljen e Kujtimit të Trimërisë dhe të Çlirimit me Urdhrin e Trimërisë dhe të Çlirimit dhe dy urdhra të Punës. Ai ishte shok i thjeshtë i dashur, shembull pune vetëmohuese i vendosur për çështjen e partisë dhe të popullit,vigjilent dhe plot urrejtje kundër armikut. Kujtimi i shokut Besim Levonja do të rrojë gjithmonë në zemrat tona. Abdyl Këllëzi, Myslim Peza, Thoma Deliana, Tonin Jakova, Fadil Pacrami, Rexhep Kolli, Dhimitër Shuteriqi, Sali Verdha, Llambi Pecini, Shevqet Musaraj, Lazër Filipi, Mihal Popi, Kolë Jakova, Skënder Xhunglini, Gani Kodra, Haxhi Shurdhi, Kujtim Spahivogli.

“Artist i Merituar” & “Heroi i Punës Socialiste” Aktor, regjisor dhe dramaturg i brezit nismëtar të skenës shqiptare, në veçanti në teatër. Është “Penda e artë” dhe “babai “ i komedisë “Prefekti” njëra nga kryeveprat shqiptare. Ka lindur me 16 mars 1922 ne Elbasan. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte aktiv në lëvizjen e rezistencës, dhe për veprimtarinë e tij antifashiste u burgos nga autoritetet pushtuese italiane. Me ndërhyrjen e prefektit te Tiranes Qazim Mulleti lihet i lirë, dhe pas lirimit të tij, ai kryen aktivitetin artistik teatror në radhët e ushtrisë nacional çlirimtare, në teatrin partizan. Pas luftës i përkiste stafit krijues së Teatrit Popullor, në vitin 1945, nga ku më vonë u quajt Teatri Kombëtar, madje duke u bërë dhe një nga drejtuesit e parë në këtë staf. Kryen debutimin e tij në dramën “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945. Që nga viti 1945 veprimtaria e tij artistike u përqendrua kryesisht ne shkrimin e dramave , më e famshme prej tyre do te rezultojë komedia “Prefekti” ne vitin 1948, si një nga shfaqjet më të shpeshta të shfaqura në periudha të ndryshme në skenat shqiptare dhe me aktore protagonist te ndryshme, nga ku mund te përmendim disa prej tyre si: Mihal Popi, Nikolin Xhoja, Xhemil Tagani deri tek me i fundit dhe me i njohuri, që ka mbetur në memorien e çdo artdashësi shqiptar, Prefekti i Robert Ndrenikës.
Si aktor disa nga kryerolet e tij në Teatrin Popullor si Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”, Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori” etj. Ne vitin 1951 shkruan dramën “Janë plagët që flasin”; 1955 drama “Dasma e madhe” mban firmën e Besim Levonjës. Në vitin 1967 drama e fundit e tij titullohet “Flamur në dallgë”. Ne kinematografi janë vetëm dy filma artistikë, që interpreton si aktor në role episodike 1961 – “Debatik” ne rolin e karrocier Xha Lymit dhe 1965 tek “Toka e jonë” në rolin e rojës. Besim Lëvonja, pena e artë e dramaturgjisë shqiptare dhe pionieri i saj është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe gjithashtu për kohën me titullin e “Heroit të Punës Socialiste”. Bashkëshortja e tij ka qenë aktorja e shkëlqyer e Teatrit Popullor dhe Kinemasë zonja e nderuar, Behije Çela. Referenca për këtë shtyllë janë nga:
1 – Abaz Hoxha: “Enciklopedia e kinematografisë shqiptare” Autore & vepra. Tirana: Toena, 2002. ISBN 99927-1-555- (alb.)

2 – Flori Slatina: “60 vjet Teatri Kombëtar” 1945-2005. Fq 28 Tirana: 2005. ISBN 99943-715-9-2. (alb.)