Arqile Teta/ Trashëgimia e gjeologëve polakë në gjeologjine e Shqiperisë

1022
Gjeologjia krahinore e Shqipërisë “mund të themi se është ledhatuar nga fati ” se bazat e saj u hodhën nga katër kolosë të gjeologjisë e mjeshtra të mëdhenj, siç ishin: austro-hungarezët Franz baron Nopcsa e Ernst Nowack, francezi Jacques Boucart dhe polaku Stanisłav Zuber. Gjeologu polak Zuber, duke qenë më i riu në moshë i kësaj plejade dhe duke punuar për një kohë më të gjatë se dy të tjerët (nga 1926-1947) rreth 20 vjet në Shqipëri, duke kryer shumë relievime gjeologjike e kërkime për naftë jo vetëm në vendin tonë, por dhe në trevat e tjera për rreth, si në Malin e Zi, Greqi e Itali, pati mundësi të krijojë një vizion të plotë të gjeologjisë krahinore të Shqipërisë dhe të pjesës perëndimore të Gadishullit ballkanik. 

Këtë ai e bëri në disa vepra të tij ku zë vendin parësor e spikat harta tektonike e Shqipërisë në shkallën 1:400 000 (fig.1) si pjesë e “Studim mbi tektonikën dhe evolucionin gjeologjik të vendburimeve xeherore të Shqipërisë” dhe vepra “Elemente gjeologjike të Greqisë, veçanërisht të rajoneve perëndimorë dhe çështjet e naftëmbajtjes”. Veprat e tjera që patën fatin e autorit si “Stratigrafia e Tercierit shqiptar” dhe “Shënime sqaruese për hartën gjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1: 200 000”, janë zhdukur. Ato u grabitën nga pirati gjeolog sovjetik Stankjejev, i cili me to shkruajti dhe mbrojti disertacionin e doktoraturës në Moskë, gjë që për herë të parë e ka spikatur e denoncuar këtë akt banditesk gjeologu ynë prof. Asti Papa. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal