Arjan Beqari/ Sulo dhe Saliko Beqiraj, babë e bir, trima dhe liridashës

1586
Mbas rënies së Selam Hasanit e Mezin Manajt për mbrojtjen e kufijve tanë jugore, jo vetëm Ali Beqir Velça, por dhe i vëllai i tij Sulo Beqir Velça, Hsan Hyso Ormëni e Rait Brahini (Murati) janë legjenda të tjera velçote që kanë udhëhequr çetën e Velçës në mbrojtje të kufijve tanë jugore si dhe në luftën për çlirimin e Vlorës nga Italia fashiste në vitin 1920. Ja si velçotë poezojnë për Sulo Beqirin: Në Cepo të manastiri/ Sokëllin Sulo Beqiri/ Kajmekan e sua tigri/ U flet velçote, ku ini??? Nga instikami të dilni! Tutje, ta zëmë qafirin, se na plagosi, Rait Brahimin. Si rezultat i luftës së ashpër që bënë velçotë në këtë sektor të frontit grekët pësuan humbje të mëdha dhe u shpërndanë pa ditur se ku rrinin. Poeti popull këndon: Në Manastir te shkëmbi, Dridhet gumeni si qeni/ O gumen, o mjekër fshesë/ Çi bëre djemtë e Moresë!? I ndave nga katër, e pesë/ Si shelegët në vesë, Nga plumbat e Nishanesë. (Shënim: Gumen-Prift; Nishanesë-nishallinj). Edhe pse në moshë të thyer Sulo Beqir Velça në vitin 1916 bëhet me djalë të tretë- Salikon. Kishte edhe dy të tjerë, Dinon dhe Beqirin. Të tre në Velçë mbaruan shkollën fillore dhe në Vlorë, tregtaren. Ashtu si i ati shquheshin për zgjuarsi natyrore dhe ndenja patriotike. Tre i ngjanin të atit, Julos, por në mënyrë të veçantë Salikua, i gjatë, i pashëm, i zgjuar, dhe shumë burrëror një këngëtar dhe valltar i shkëlqyer. Duke njohur vetitë e larta patriotike të gjithë fisit Beqiraj, fshati përkrahës i Lëvizjes Nacional Çlirimtare, në Qershor të ishit 1943 e zgjedh Salikon komandant të çetës territoriale “Islam Shanaj” e cila në përbërje të Batalionit të territorit të Shullërit zhvilloi luftime në mbrojtje të fshatit e krahinës së bashku me batalione të Brigadës I-rë e brigadës V-të Sulmuese. Në janar të vitit 1944 Salikua bëhet pjesëmarrës në Brigadën e Pestë Sulmuese në fillim zv. Komandant Batalioni e më vonë komandant i batalionit të IV ku shkëlqeu si trim dhe udhëheqës. 
Në Divizionin e V-të ishte komandant i Brigadës së III Sulmuese, e cila në luftime për çlirimin e Jugosllavëve u mbush me nder e lavdi e duke shfaqur guxim dhe trimëri. Në luftime të ndryshme që bëri Brigada Salikua u plagos disa herë, mbasi printe në sulm i pari duke patur pranë flamurtarin dhe borizanin. Saliko Sulua, i biri i Sulos ishte një Selam Hasan tjetër velçot, një udhëheqës ushtarak, shqiponjë e Labërisë që nuk e njohu kurrë humbjen edhe pse u plagos disa herë. Me të vërtetë ai i ngjante shumë të atit, Sulos e sidomos për burrëri dhe trimëri:’’ Babë e bir, Shqiponja mali Kaimekanë, Sulo luani.’’ Saliko Sulo është një legjendë tjetër velçote me aktivitetet dhe kontribute të larta në luftën për çlirimin e vendit (1939 : 1944) dhe mbas çlirimit një kuadër i lartë ushtarak, Kolonel M.P.B., në polici, e më vonë morën në pushtet që e meritonte të bëhej gjeneral, mbasi lufta dhe puna e tij qëndron më lart se e disave prej tyre që u bënë me gradë të tillë. Ai ishte një “puro vellot” që ka trashëguar më mirë traditat e të parëve tanë: burrërinë, trimërinë, besën e bujarinë velçote zgjuarsinë natyrore, i muhabetit dhe shoqërisë, i këngës dhe kuvendit, kokë shkretë kur kishte të drejtë. Të gjithë ata që e kanë njohur mund të flasin dhe tregojnë më shumë nga këto që shkruaj unë. Mendoj se është një detyrim moral jo vetëm për velçotë, por e gjithë shoqëria, mbasi kontributi i tij në luftë i ka shërbyer gjithë kombit. Ne velçjotë ndihemi krenarë kur na thonë: ‘’ Qenke nga fshati Saliko Sulos’’. Kjo thënie e personalizon Salikon me të gjitha vlerat e mëdha që ka fshati Velçë në krahinën e Labërisë. Por, Salikos me gjithë vlerat e mëdha që ka dhomë për kombin gjatë luftës, dhe mbas çlirimit si kundër i lartë, ushtarak e civile nuk i ka buzëqeshur fati, ka qenë si thotë populli ‘’ I mirë për shoqërinë dhe i keqi vetes.’’ Por gjithmonë krenar dhe i pamposhtur. Për arsye që vetëm ai dhe bashkëshortja e tij i dinë, (të cilën e ndau) u thirr nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili i bëri presion duke i thënë: Nuk do ta ndash gruan, se për ndryshe do të hiqen spaletat”. 
Koloneli velçot përgjigjet: “O, shoku Mehmet, unë mendova se mos ke ndonjë hall ti, se në shtëpinë time jam unë zot, nuk mund të bëhet dot njeri tjetër.” Doli nga zyra duke marrë leje, shkoi në shtëpi dhe u vesh civil. Mbas dy javësh aty emërohet Drejtor i Ndërmarrjes së pyjore Berat. Shumë beratas që e kanë njohur bëjnë be për të. Si është e mundur dhe përse kur aty shfaqej në vende publike, njerëzit çoheshin në këmbë dhe e përshëndetnin?! Si është e mundur dhe përse ky respekt kaq i madh?! Përgjigja është e thjeshtë: ‘’Salikua nga kjo legjendë në luftën për çlirimin e vendit është kthyer në këtë legjendë të punës duke udhëhequr me zgjuarsi dhe korrektësi kolektivin e ndërmarrjes pyjore Berat. Për këto shkruan në librin e tij beratasi Safet Kuqi :‘’ Kokëshkretët dhe sherrxhinjtë qaramanë.” Libri i dedikohet tre figurave: Pirro Gushos, Saliko Sulos dhe Edi Ramës, duke i personalizuar si reformatorë të mëdhenj dhe duke përbuzur ata që dinë vetëm të ankohen duke pritur diçka nga lart. Të gjithë ata që e kanë lexuar këtë libër kanë patur mundësi të njihen me Kreshnikun velçot nëpërmjet punës së shkëlqyer që ai bëri si drejtor i Ndërmarrjes pyjore të Beratit. Qytet i cili shkruan autori ka ndier gjatë nevojën për ndihmën dhe freskinë e pyjeve, për disiplinimin e Osumit dhe të përrenjve që gjatë shirave përmbytnin gjithë qytetin. Për problemet e mësipërme ishin bërë kërkesa dhe ankesa, qenë bërë programe dhe projekte, por zgjidhje nuk ishin dhënë. Në vitet (1961 : 1967 ) u bë sebeb një burrë dhe u krijuan mundësi praktike për zgjidhjen e problemeve, të pa zgjidhshme. Ky ishte Xhakua – kështu e thërrisnin beratasit Salikon. I urtë, me të urtët, kokëshkretë me hajdutët dhe hileqarët. Gjysmë ushtarak dhe gjysmë civil. Të lumtë Velçë që ke lindur djem si Xhakua. Sukseset e Salikos në punën e re e gëzuan pa masë qendrën dhe vetë komandantin, Enverin, I cili gjatë vizitës që bëri në Berat e takoi vetë Salikon. Shfaqet Peçi që e shoqëronte ju lut Enverit që ai të ripranohej në parti, por a pak i vrenjtur në fytyrë tha : ‘’ Nga fjalët e komandantit kuptohet se Salikua për luftë dhe punë kishte qenë dhe ishte gjeneral mbi gjeneralët, por qenia në parti kishte kërkesa të tjera, të cilat ai i meritonte, por për fatin e tij të keq nuk i plotësonte dot më”. Personalisht e kam të vështirë të cilët të vërtetën sepse ky njeri i madh, trim dhe udhëheqës i suksesshëm ushtarak e civil të ketë një fund tragjik. Por duke njohur karakterin e tij mendoj se e vrau sedra, ai u vetëvra, mbasi nuk e pati vlerësimin që i takonte nga shoqëria, për të cilën ai bëri shumë. Mendoj se njerëz të tillë nuk vdesin kurrë, mbasi rrojnë veprat që ata kanë bërë për kombin dhe shoqërinë ku kanë punuar. I tillë ishte Saliko Sulo Beqiraj, kreshniku i Velçës dhe i Labërisë, djali i Sulo Beqirit Kajmekanit të Vlorës gjatë viteve (1890 – 1908). Babë e bir, Shqiponja mali, Kajmekanë sua luani, Velçotë burra stralli. 
Sigal