Arben Duka, ikona e poezisë së sotme shqipe

2461
Ëngjëll MUSAI
Drejtor i “Telegraf”
Poeti i njohur, skënderbegasi Arben Duka, i pranishëm i përhershëm në faqete gazetës “Telegraf” me poezinë e tij brilante, është njëkohësisht dhe autor I parathënies së pjesë së tretë të kolanës “Skënderbegsit ndër vite”, shoqëruar dhe me një poezi të re për shkollën “Skënderbej” e skënderbegasit, enkas për këtë vëllim. 

Arbeni ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Përveç arsimit të plotë ushtarak, ka mbaruar dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vend. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristike dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet ‘Intervista e Kaso Kosës’ në gazetën “Intervista” duke qenë i spikatur dhe në prozë

në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Disa nga titujt e librave të tij janë:1-Nektari i këngëve. 2-Njëmijë puthje. 3-Ç’të bëj me fjalën? 4-Letra dashurie- në pesë libra të veçantë. 5-Unë isha një i vetëm. 6-Intervistat e Kaso Kosës. 7-Vetëm ty të kam. 8-Gjiri i Virgjëreshës (i botuar gjashtë herë). 9-Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë. 10-Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë. 11-Grek, o grek kokë goricë-satirë. 12-Rroj se nuk vdes dot. 13-Labovë, moj Labovë-poemë. 14-Kristale të thyer. 15-Dashuria është abstrakte. 16-Aromë vajze. 17-Heroi i dashurisë. 18-Fisnikëria e ka një emër. 19-VIP-a dhe rripa, (humor dhe satirë). 20-Taksidarët e gjakut, (satirë). 21-Njeriu me bllok. 22-Aliu dhe Saliu. 23-Rebelohuni, (satirë). 24-Biri i shqiponjës, (poemë për Heroin e Popullit Jaho Gjoliku). 25-Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria, (në dy volume), e të tjera. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët. Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i Veteranëve të Luftës”. Nuk ka dhe nuk ka kërkuar asnjëherë dekorata shtetërore…

Arbeni ka qenë kurdoherë bashkëpunues në përgatitjen e volumeve të “Skënderbegasit ndër vite”.
Sigal