Aqif Tafa: Enver Hoxha fliste shkurt, qartë dhe pa gabime. Kur vinte ai, ne mbeteshim pa gojë.

914
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish ushtaraku i tankeve, major Aqif Tafa

Qysh në fillim të bisedës z. Aqif thekson: “Personalisht e vlerësoj shumë gazetën “Telegraf” edhe për qëndrimin parimor e racional ndaj të kaluarës historike, kulturës dhe  dinjitetit kombëtar, respektin e duhur për Rilindasit, luftën Nacional Çlirimtare, për heronjtë dhe të gjithë elementët e ndërgjegjes kombëtare. Nuk mund të  ketë dinjitet kombëtar, por vijimësi historike dhe ndërgjegje kombëtare. Sot Shqipëria për mungesë të një qeverie të pastër, të aftë e të përgjegjshme vuan nga një kompleks sëmundjesh, që shqiptarinë, vërtetë  me ndjesi njerëzore e kombëtare, e stresojnë dhe që pa dyshim  njëra prej asaj morie sëmundjesh është tendenca për të errësuar e harruar të kaluarën  historike. Reagimin tim ndaj këtij realiteti të hidhur jam munduar ta shpreh në librin tim “Drejtësimi i Historisë”, e cila  pritet të dalë nga shtëpia botuese në  ditët e para të muajit Tetor. Më ka bërë përshtypje një intervistë me operatorin e mirënjohur z.Ilia Terpini, e botuar nga ana juaj në gazetën “Telegraf” dt.27.4.2013, ku më ka lënë mbresa të veçanta. Aty na thuhet se zoti Terpini në vitin 1993 (vetë i pesti) i ka bërë një vizitë të ndjerit Princit Leka në Johansburg, ku z.Terpini në mes të  tjerash e ka pyetur se çfarë mendimi kishte ai për Nolin.

për më tepër lexoni gazetën Telegraf