Apoteozë për një burrë shteti. Dishepulli i Nëntorit të Dytë

659
Sigal

Përmes Myzeqesë pas 100 vjetësh. Libofsha dhe  Ismail Qemali në memorien e vitit 1912

Nëntori i atij viti frynte e shfrynte. Nga Durrësi drejt Myzeqesë çapitej mbi kalë të bardhë  një burrë që mbante  mbi  shpinë rreth 70 vite. Mjekra e bardhë nuk dallohej aspak nga jelet e kalit, mbi të cilin qëndronte. Ata që e shoqëronin, e kishin  vendosur në mes. Në atë sfond gri të atij dimri  të egër, burri legjendë dukej si një apostull i shfaqur pas 500 vjetësh robëri mbi tokën arbërore. Llapashitjet e këmbëve  të kuajve mes fishkëllimës së erës që vinte nga deti dhe kori i bretkosave në kënetën e Tërbufit të krijonin ndjesinë e një muzike të çakorduar. Sapo kalorësit kaluan lumin e Shkumbinit, u përballën me kënetën. Në perëndim, u shfaqën kodrat e Divjakës. Në udhëkryqin e këtij marshimi të lodhshëm e të mistershëm  përballë kavalerisë, u shfaq shtëpia e Dervish bej Biçakut e piketuar për të kaluar atë natë. Kur mysafirët  s’kishin përfunduar ende përshëndetjet   me të zotët e shtëpisë, te porta u shfaq  kasneci, një burrë  rreth të pesëdhjetave. Ai kërceu nga Arapi (kali),  ngeci frerin në parmakun e portës dhe u dha këmbëve në drejtim të sarajeve. Nga ballkoni i katit të dytë, vrojtuesi që ndiqte çdo lëvizje  jashtë portës, i bëri shenjë të ndalonte burrit që zbriti nga kali i shkumëzuar.

“Ky me siguri do të ketë ndonjë haber”, – mendoi vrojtuesi dhe  lëvizi paksa derën e hollit të katit të dytë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print