Ndalemi para portës së shtëpisë së motrës së shkrimtarit dhe publicistit Bilal Xhaferri, Antike Myrtaj, pikërisht ku kryqëzohen rrugët e hyrjes për në qytetin e Sarandës, Qafës së Gjashtës dhe Kalasë së Lëkursit. Një shtëpi komode, dykatshe buzë rrugës kryesore, pikërisht tek ngrihet lapidar në përkujtim të të rënve dëshmorë për çlirimin e Sarandës më 9 tetor 1944. Na pret i shoqi i Antikes, Hamiti. Fillojmë ta ngacmojmë për lapidarin tek porta hyrëse se si ka mundësi që kjo familje e persekutuar me lapidarin e dëshmorëve dhe yllin e kuq tek porta. Hamiti na mirseardh dhe na thotë se nuk ka asgjë të keqe. Aty e ka vendin. Kur ndërtova shtëpinë, lapidari i vjetër u prish nga ndërtimet. Protestuan dhe e politizuan këtë situatë me dashakeqësi se si ballistat na prishën lapidarian. Shkova dhe u thashë se do ta bëj më të madh e më të bukur dhe kështu e bëra, ja siç e shikoni. Dëshmorët e Atdheut nuk kanë lidhje me sistemet e instaluara dhe politikat e ndryshme, ata janë të atdheut sepse kanë dhënë jetën, gjënë më të shtrenjtë e të paktheshme. Brenda gjejmë Antiken midis gazetave të ditëve të fundit.
Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf….